• Banner

Ferri, Dan Brown

Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej "ferri" brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe nevojën e saj shpëtimtare.

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ferri
Origjinali: Inferno
Gjinia: Roman
Autori: Dan Brown
Shqipëroi: Taqo Trajçe
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 600
Pesha: 0.527 kg.
ISBN: 978-99943-0-328-1

Mbi librin

Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej “ferri” brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe nevojën e saj shpëtimtare.

Nuk është aspak e çuditshme që studiuesi i simbolikës, Robert Langdon, është një ekspert i Dantes, përkundrazi. Është krejt e natyrshme që profesori amerikan t’i kushtojë studime dhe kurse universitare në Harvard poetit fiorentin dhe vizionit të tij të hatashëm me të cilin përtheu në formë solemne klimën e epokës së tij të mundimshme.

E pra, është gjithashtu krej normale që në Firence, Robert Langdoni të ndihet si në shtëpi të vet, që Davidi dhe Piazza Signoria, kopshtet Boboli dhe Palazzo Vecchio të jenë për të një sfond familjar, një konstelacion kulturor dhe i dashur, shumë ndryshe nga skenat turistike përshkuar prej vitesh nga vizitorët normalë.

Por tani gjithçka ndryshon, nuk ka asgjë normale, asgjë që të mund të evokojë të shkuarën e ëmbël. Këtë herë është një makth dhe vetëm njohuritë e tij për qytetin, deri në labirinte dhe rrugica, korridore pallatesh, kalime sekrete, mund ta ndihmojnë të shpëtojë jetën.

Langdoni zgjohet në një dhomë spitali i tronditur, i plagosur në kokë dhe me rrobat e gjakosura mbi një karrige. Mezi kujton emrin e tij, nuk kupton si ka ardhur në Firenze, kush orvatet ta vrasë e përse ndjekësit e tij nuk kanë ndërmend të ndalen. I hutuar me mendjen të mbytur nga shfaqje të përbindshme që të kujtojnë Vdekjen e Zezë që përpiu Europën e Mesjetës dhe simbolet e kriptuara të lidhura me Komedinë Hyjnore të Dante Aligierit.

Profesori duhet të arratiset dhe i ndihmuar vetëm nga një njeri, doktoresha Siena Bruks, tejet misterioze sikundër shumë njerëz dhe gjëra përreth tij, duhet të zhduket nga të gjithë. Në fund të një aventure që kalon çaste tensioni të papërballueshëm, Dan Brown – i na zbulon se si në botën tonë, distanca mes së mirës dhe së keqes është kaq e ngushtë në një mënyrë me të vërtetë angështuese, se si katastrofa dhe shpëtimi mund të jenë thjesht çështje këndvështrimesh dhe se si nga një lagunë me qiell të mbuluar, mund të dilet jashtë e të rishikohen yjet.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303281
ean13
9789994303281
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000047

Botuesi: Botimet Dudaj

Diabolus, Dan Brown

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.

Çmimi 126,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000048

Botuesi: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000050

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi i Da Vinçit, Dan Brown

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000051

Botuesi: Botimet Dudaj

Mashtrimi i Madh, Dan Brown

Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,... një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...

Çmimi 149,50 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Supa Miso, Ruy Murakami

Murakami ka prodhuar vepra që synojnë të depërtojnë në rrënjët e një kombi gjithnjë e më të përçarë, përmes shqyrtimit të anëtarëve të tij më të poshtëruar, të dhunshëm dhe të dëbuar nga shoqëria. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasje në shtator, Anne Holt

Kufoma, të cilën e zbulon rastësisht gjatë një shëtitjeje avokatja Kerin Borgu nga Oslo, nderej aty në një anë. Shoku i saj i shkollës dhe admiruesi i përjetshëm, Hekon Sand, jurist pranë rajonit të policisë, caktohet për zbardhjen e kësaj çështjeje - së bashku me komisaren simpatike Hana Vilhelmsen.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja, Jo Nesbo

Forca e errët e hakmarrjes në një triller plot zhvillime të befta që sakaq ndryshojnë gjithçka. Kur hyri në shtëpinë e Ana Bethsenit mbrëmjen e shkuar, inspektori Herri Holi mendoi se thjesht do të kalonte një mbrëmje të këndshme.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.

Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gruaja në dritare, A.J.Finn

 Një familje e përsosur! Por një mbrëmje, kur Ana pikas diçka të pazakontë nga dritarja, të cilën nuk duhej ta kishte dëshmuar, bota e saj nis të shembet dhe sekretet e errëta dalin në sipërfaqe. Çfarë është e vërtetë? Çfarë është fryt i imagjinatës? Kush është në rrezik? 

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001815

Botuesi: Pegi

Trashegimia e Stonhenxhit, Sem Krister

Tetë ditë përpara solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish.Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Vajza angleze, Daniel Silva

Një vajzë... shtatë ditë... përndryshe, është e vdekur. Madalena Harti është një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e etur për sukses, me një të ardhme të ndritur në qeverinë britanike. Ajo vjen nga një fëmijëri e varfër, por mbart edhe një të fshehtë të errët: është e dashura e kryeministrit Xhonatan Lankaster.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 2

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2716

Botuesi: Pegi

Sekreti i shtëpisë në ishull, Ransom Riggs

Të gjithë presin të zbulohen në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull", një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetëvjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të larg

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)