• Banner

Sekreti i shtëpisë në ishull, Ransom Riggs

Të gjithë presin të zbulohen në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull", një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetëvjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të larg

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sekreti i shtëpisë në ishull
Origjinali: Miss Peregrine's home for peculiar children
Gjinia: Roman
Autori: Ransom Riggs
Shqipëroi: Ilir I. Baçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 376
Pesha: 0.459 kg
ISBN: 978-9928-162-26-7

Mbi librin

Një ishull i mistershëm.Një jetimore e braktisur.Një koleksion i pazakontë me fotografi të veçanta. Të gjithë presin të zbulohen në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull", një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetëvjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të largët pranë bregut të Uellsit.

Atje, ai zbulon rrënojat e jetimores së fëmijëve të veçantë, drejtoreshë e se cilës ka qenë zonjusha Fajkoi. Teksa eksploron dhomat dhe korridoret e braktisura, Xhejkobi e kupton se fëmijët e zonjushës Fajkoi kanë qenë më shumë se të veçantë.

Mund të kenë qenë të rrezikshëm. Mund t'i kenë izoluar për një arsye të fortë në atë ishull të braktisur. Dhe, në njëfarë mënyre, sado e pamundur që duket, ata mund të jenë ende gjallë. Një histori rrëqethëse e llojit fantastik, "Sekreti i shtëpisë në ishull" kënaq lexuesit e rritur dhe të rinj, si dhe të gjithë ata që pëlqejnë aventurat e frikshme.

Mbi autorin

Ransom Riggs e ka kaluar fëmijërinë në Florida të SHBA – së, por tani jeton në dheun e fëmijëve të veçantë: në Los Anxhelos. Ndërkohë është diplomuar në Kolegjin "Kenyon", më pas në Universitetin e Kalifornisë së Jugut (Fakulteti i Kinemasë dhe i Televizionit) dhe ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër që kanë fituar disa çmime. Merret edhe me shkrime në formë blogu dhe me ese udhëtimesh.

 

Detajet e librit
2716

Referencat specifike

isbn
9789928162267
ean13
9789928162267
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2407

Botuesi: Te tjere

Eragon, Christopher Paolini

Eragon, një prej librave më të shitur dhe i përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët kryesore të botës, është një "Një vepër e një talenti të madh", siç e cilëson edhe The New York Times Book Review. Ai është një prej librave të letërsisë fantastike më të lexuar gjatë viteve të fundit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Divergjentja, libri i parë, Veronica Roth

Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët kultivon një virtyt të veçantë: Zemërdëlirët (të ndershmit), Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët), Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit).

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001815

Botuesi: Pegi

Trashegimia e Stonhenxhit, Sem Krister

Tetë ditë përpara solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish.Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Manastiri i nemur, Peter Haines

Në një krahinë të largët të Anglisë, në një fshat të veçuar ndodhin një sërë ngjarjesh të pazakonta që tërheqin vëmendjen e qeverisë; drita që shfaqen herë pas here në qiell, një makinë policie që ndahet përgjysmë në mënyrë të mistershme dhe një i ftohtë i pazakontë për stinën që mbulon fshatin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Fshihmë në zemrën tënde, Torsten Pettersson

Në qytetin e Forshallës, komisar Lindmarku përballet sërish me një hetim delikat: Petra, një vogëlushe nëntëvjeçare, është zhdukur. Fillojnë menjëherë supozimet hetimore: Petra mund t'ia ketë mbathur ose mund ta ketë rrëmbyer një fqinj, i cili ka dosje penale.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasje në shtator, Anne Holt

Kufoma, të cilën e zbulon rastësisht gjatë një shëtitjeje avokatja Kerin Borgu nga Oslo, nderej aty në një anë. Shoku i saj i shkollës dhe admiruesi i përjetshëm, Hekon Sand, jurist pranë rajonit të policisë, caktohet për zbardhjen e kësaj çështjeje - së bashku me komisaren simpatike Hana Vilhelmsen.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Porosia e tetë, Anne Holt

Kryeprokurori Sigurd Halvorsrudi ka vënë duart mbi fytyrë. Para tij, mbi dysheme, gjendet bashkëshortja, koka e ndarë nga trupi dhe këmisha blu e Halvorsrudit është tërë njolla të errëta, njolla gjaku. Por komisarja Hana Vilhelmseni nuk dëshiron të marrë vendime të parakohshme.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Katërqinda, Susana Fortes

Ata që e njohin Pierpaolo Masonin, piktorin e Rilindjes me shpirt e stil tronditës, janë të paktë. Ana Sotomajor është njëra prej tyre. Ajo ka ardhur në Firence për të rrëmuar e kuptuar diçka më shumë për këtë personazh të mjegullt, që e mrekullon si askush tjetër.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja në 1000 gradë, Hallgrimur Helgason

Është historia e vajzës së presidentit të parë të Islandës, prej të cilit kishte mësuar pse Islanda është vendi i heshtjes... pse ngjarjet e mëdha të historisë e kanë çuar njerëzimin në pragun e humnerës, pse dhe si Lufta e Dytë Botërore,i bëri vajzat adoleshente gra, dhe si i mësoi ato të mbijetojnë duke përdorur veten...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Celulari, Stephen King

Qytetërimi nuk mbaron me një "bam" apo me një dridhje. Mbaron me një zile në celular. Ajo çka ndodhi pasditen e një tetori u quajt Puls, një sinjal që iu dërgua çdo celulari në gjendje pune, çka bëri që marrësi i telefonatës të kthehej.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)