• Banner

Sepse të dua, Guillaume Musso

Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri – tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sepse të dua
Origjinali: Parce que je t'aime
Gjinia: Roman
Autori: Guillaume Musso
Shqipëroi: Vladimir Gjonaj
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2011
fq. 336
Pesha: 0.421 kg.
ISBN: 978-9928-00-028-6

Mbi librin

Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri – tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur.

Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë. Lumturisë së gjetes së saj i shtohen shumë pikëpyetje: Ku kishte qenë Lajla gjatë gjithë kësaj kohe? Me kë? Dhe sidomos: Përse u kthye?... Kjo është një histori dashurie e magjishme, një libër shumë njerëzor që ju fut në botën e misterit dhe të suspensit, dhe një zgjidhje që ju nuk do të mund ta harroni.

Komente mbi librin

"Musso tregon që është një mjeshtër i rrallë në artin e misterit." Paris Match "Një gjetje që të lë pa mend."

Gala

"Tek Musso, emocioni përshkruhet me tone madhore."

Le Figaro Magazine

Mbi autorin

Guillaume Musso lindi në vitin 1974. Që fëmijë dashurohet me letërsinë dhe fillon të shkruajë kur ishte student. Romani i tij i parë "Dhe pastaj..." u shit në më shumë se një milionë kopje. Kjo përqasje magjepsëse me lexuesit, u pasua gjithashtu me suksesin tjetër akoma më të jashtëzakonshëm të romaneve: "Shpëtomë", "A do të jesh aty?", "Sepse të dua", "Po vij të të gjej" dhe "Ç'do të bëhesha pa ty?", të cilët e bëjnë autorin një nga më të preferuarit e lexuesve. Autori është përkthyer në mbarë botën dhe veprat e tij janë përshtatur për skenarë filmash artistikë.

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
K1R3P2

Referencat specifike

isbn
9789928000286
ean13
9789928000286
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R3P1

Botuesi: Bota Shqiptare

A do të jesh aty, Guillaume Musso

Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2997

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpëtomë, Guillaume Musso

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh nga vetëvrasja e së shoqes.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R5P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R3P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Central Park, Guillaume Musso

Alisa dhe Gabrieli nuk kanë asnjë kujtim nga nata e shkuar... por as e kanë harruar atë. Nju Jork, ora 8 e mëngjesit. Alisa, një vajzë e re parisiane, dhe Gabrieli, pianist xhezi amerikan, zgjohen të prangosur me njëri-tjetrin në një stol në Central Park.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e Bruklinit, Guillaume Musso

Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç'mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P3

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e letrës, Guillaume Musso

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Shtriga e Babilonisë, D. J. McIntosh

Nga vapa përvëluese dhe shtrëngatat me rërë të verës famëkeqe të vitit 2003 në Bagdad, vjen ky rrëfim tepër tërheqës, i mbështetur në traditën e lashtë kulturore të Mesopotamisë dhe në rëndësinë jo aq të njohur, por të thellë të saj, për njerëzimin.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2171

Botuesi: Botimet Dudaj

Dhoma e gazit, John Grisham

Njësia e sigurisë së lartë, burgu shtetëror i Misisipit: Sem Kejholli, një ish – anëtar i Ku Klus Klanit dhe racist i pandreqshëm, është dënuar me vdekje për një bombardim fatal në vitin 1976. Kejhollit nuk i ka mbetur më asnjë mundësi, përveç njërës: një avokat i ri dhe liberal nga Çikagoja që rastis të jetë nipi i tij.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Zogu ogurzi, Camilla Läckberg

Fjelbaka po lë pas krahëve një tjetër dimër të heshtur. Në këtë qytezë dikush kërkon të tërheqë vëmendjen në këtë qendër të vogël të bregdetit. Cili do të ishte një rast më i mirë se një "reality show" me telekamera të vendosura gjithkund për të marrë vende dhe persona që do të hyjnë në shtëpitë e dhjetëra mijëra telespektatorëve?

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja, Jo Nesbo

Forca e errët e hakmarrjes në një triller plot zhvillime të befta që sakaq ndryshojnë gjithçka. Kur hyri në shtëpinë e Ana Bethsenit mbrëmjen e shkuar, inspektori Herri Holi mendoi se thjesht do të kalonte një mbrëmje të këndshme.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2693

Botuesi: Dituria

Vdekja e Amalia Sacerdotes, Andrea Camilleri

Libri sjell një peisazh që i qaset fort kuadrit të përgjithshëm politik: marrëdhënie të padukshme dhe marrëveshje të fshehta ndëmjet pushtetesh të forta, që përfaqësojnë herë – herë ngjyrat e venitura të partive kundërshtare; fërkime e përplasje të korrupsionit; komplote mafioze.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Berk

Supa Miso, Ruy Murakami

Murakami ka prodhuar vepra që synojnë të depërtojnë në rrënjët e një kombi gjithnjë e më të përçarë, përmes shqyrtimit të anëtarëve të tij më të poshtëruar, të dhunshëm dhe të dëbuar nga shoqëria. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

13-ta e pafat, James Patterson, Maxine Paetro

Libri "13 – ta e pafat" e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro e shpien lexuesin nëpër ngjarje, të cilat përmbajnë situata drithëruese dhe tërheqëse, të tilla që në përgjithësi nuk janë lëvruar shpesh nga kryetitujt e botës së vërtetë. Ky libër do t'u sjellë lexuesve të vjetër që e pëlqejnë shkrimtarin, ashtu edhe atyre të rinj, plot gjëra që do t'i kënaqin.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Treni i nates, Martin Amis

Detektivja Majk Hulihën rrëfen detyrën që i kanë ngarkuar si detektive të zbulojë një vetëvrasje dhe ndërkohë parashtron edhe rrugëtimin e jetës së saj që ka kaluar në peripeci të dhembshme, që nga dhunimi seksual tek ai fizik.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Imperium, Robert Harris

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq të mbështëtur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romës së lashtë. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000097

Botuesi: Botimet Dudaj

Tri jetët e Ana Marksit, Kristine Gren

Ana Marksi shkon me shokun e vet, Filipin, në landet e reja të ish – Gjermanisë Lindore. Kur gjatë një bisede përmendet emri i Suzanë Zavitckit, Filipi reagon krejt i pasigurtë. Pak pas kësaj, Suzana vdes. Ana përpiqet ta zbulojë me rrënjë këtë histori dhe hyn në ujëra të rrezikshme...

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)