• Banner

Po sikur?, Randall Munroe

Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja “Po sikur?” e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 përqind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. “Po sikur?” është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për cilindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.

12,75 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Po sikur?: Përgjigje serioze shkencore ndaj pyetjeve absurde hipotetike

Origjinali: What if? : Serious Scientific Answers to Absurd Hypotheticial Questions

Gjinia: Shkencë

Autori: Randall Munroe

Shqipëroi: Geiv Tomço

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2021

Fq. 311

Pesha: 0.530 kg

ISBN: 978-9928-341-25-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Nga themeluesi i karikaturës komike mjaft të njohur xkcd vijnë përgjigje të çuditshme ndaj pyetjeve mjaft të rëndësishme, që, me siguri, nuk do t’i bënit dot vetë MILIONA NJERËZ në gjithë globin vizitojnë çdo javë xkcd.com, për të lexuar karikaturat komike të Randall Munroe-it. Vizatimet e tij karikaturiste rreth shkencës, teknologjisë, gjuhës dhe dashurisë ndiqen me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ashtu si edhe përgjigjet e studiuara me hollësi kundrejt pyetjeve të çuditshme të fansave të tij. Kërkesat që i mbërrijnë atij variojnë nga ato thjesht të çuditshme deri tek ato krejtësisht djallëzore:

- Po sikur të provoje të gjuaje një top bejsbolli që udhëton me 90 për qind të shpejtësisë së dritës?

- Po sikur të notoja në një pishinë me karburant bërthamor të shpenzuar?

- A mund të ndërtosh një jetpack, duke përdorur kallashnikovë të drejtuar për poshtë?

- Po sikur një tërmet prej 15 ballësh të godasë Nju-Jorkun?

- Çfarë do të ndodhte nëse ADN-ja e dikujt do të zhdukej krejtësisht?

Përgjigjet e tij janë perla komike, të cilat shpjegojnë në mënyrë mjaft të përpiktë dhe argëtuese çdo gjë, duke filluar nga gjasat që të njihesh me shpirtin tënd binjak e deri te mënyrat më të tmerrshme, se si mund të vdesësh duke ndërtuar një tabelë të elementeve të Mendelejevit.

Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja “Po sikur?” e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 përqind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. “Po sikur?” është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për cilindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.

Mbi autorin

RANDALL MUNROE, një ish-inxhinier i robotikës në NASA, është themeluesi i faqes komike të web-it xkcd dhe autori i “xkcd: volumi 0”. Unioni Ndërkombëtar i Astronomisë së fundmi emërtoi një asteroid me emrin e tij; asteroidi 4942 Munroe është i madh mjaftueshëm sa për të shkaktuar zhdukje në masë, nëse do të godiste ndonjë planet si Toka. Ai jeton në Kembrixh, Masaçusets.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928341259
ean13
9789928341259
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
11 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Lapsa që mbillen

Që nga kohërat e lashta, mjekësia ka shfrytëzuar vlerat e panumërta të lules së jaseminit, ajo e bën ajrin më të freskët, si dhe përmirëson përqendrimin dhe gjumin. Origjinën mendohet ta ketë nga Himalajet në Kinën Perëndimore. Lulet e saj në shumicën e llojeve janë të bardha.

Çmimi 2,13 GBP
More
Në gjendje

Trajnimi kirurgjikal i Pes Equinovarus, Dr. Edvin Selmani

Përvoja e fituar dhe sfidat e kaluara gjatë trajtimit të qindra femijëve me këtë sëmundje janë paraqitur në këtë libër duke u konsultuar edhe me literaturën e huaj bashkëkohore. Megjithëse është fushë tepër specifike përsëri ky libër mund të jetë ndihmës gjatë praktikës për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, specializantët e ortopedisë. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)