• Banner

  • Çmim i zbritur

Dy libra në lidhje me Romën e lashtë

Te ky produkt ofrohet një roman historik nga Roma e lashtë, Imperium nga Robert Harris si dhe libri referencë për historinë e Romës nga historiania britanike Mary Beard. 

26,315000 
21,050000  Ruaj 20%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Libri i parë

Imperium nga Robert Harris është një thriller mbi jetën e Ciceronit, shtetarit romak, mbivendosur me njohuritë e pakohë mbi politikën dhe mungesën e moralit në politikë, me manipulimin e turmave, zgjedhjeve dhe shtetit, gjë që e bën këtë roman një lloj udhërrëfyesi politik.

Ciceroni, shkrimet e të cilit janë aq të bollshme sa dominojnë burimet romake të shekullit të Parë p.e.s., ishte njeriu që erdhi nga asgjëja për t’u ngjitur në majë të hierarkisë politike të Romës duke përdorur vetëm aftësinë e tij në oratori.

Harris na e sjell karrierën e tij sa duke i qëndruar besnik burimeve historike, aq edhe duke plotësuar boshllëqet e asaj që historia nuk na e ka thënë me ngjarje që sipas tij, “me doemos duhet të kenë ndodhur”.

Intrigat dhe makinacionet e politikës së përditshme i japin shije atyre që në histori i njohim si përplasjet e mëdha të shekullit të I-rë p.e.s., betejat dhe aleancat mes Cezarit, Pompeit, Krasit e Ciceronit krahas figurave të veçanta si Klaudia, e njohur si nga letrat e Ciceronit, ashtu edhe nga poezitë e dashurisë së Katulusit. Lexo më shumë: [Blogu]

Libri ka 438 faqe dhe çmim kopertine prej 1000 lekësh.

Libri i dytë

Historiania britanike bashkëkohore Mary Beard na jep në librin SPQR, një histori e Romës së Lashtë njëmijë vjet histori të qytetit, perandorisë dhe shoqërisë romake në një libër me 643 faqe ku përfshihen edhe 16 faqe ilustrime me ngjyra. Beard zbulon Romën duke u përpjekur t’i japë përgjigje pyetjes se si ndodhi që një qytezë e vogël diku në Itali u transformua në një nga perandoritë më të mëdha dhe jetëgjata në historinë e botës. Ajo na mëson gjithashtu se sa shumë ndikim ka historia e Romës dhe marrëdhënia jonë me romakët në mënyrën e të menduarit të qytetërimit Perëndimor në kohën tonë.

“Ne dimë për romakët sot më shumë nga sa ata dinin për veten e tyre”, argumenton Beard për të treguar se sa shumë ne kemi për të mësuar nga historia e Romës. Lexo më shumë: Sekretet e Romës së Lashtë, si mund të ndërtohet një perandori

Libri ka 643 faqe, 16 ilustrime me ngjyra dhe çmim kopertine prej 1500 lekësh.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Ofertë, Tre libra për 1500 lekë

(0)

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Tri ese, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2100 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1500 lekë.

Çmimi 15,790000  Çmimi i zakonshëm 22,104600 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

(1)

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...

Çmimi 4,470000  Çmimi i zakonshëm 5,263000 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

(0)

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.

Çmimi 23,160000  Çmimi i zakonshëm 31,578000 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Flush, një biografi nga Virginia Woolf

(0)

…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve...

Çmimi 6,260000  Çmimi i zakonshëm 7,368200 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ofertë, Tre libra për 1600 lekë

(0)

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; Kapitalizmi dhe Liria, Milton Friedman; TMbi tiraninë, Timothy Snyder. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2200 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1600 lekë.

Çmimi 16,840000  Çmimi i zakonshëm 23,157200 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ofertë, Tre libra për 2400 lekë

(0)

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Dalje për ajër, George Orwell . Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3200 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2400 lekë.

Çmimi 25,260000  Çmimi i zakonshëm 33,683200 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ofertë, Tre libra për 1800 lekë

(0)

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev, Mbi tiraninë, Timothy Snyder, Lavdi Katalonisë, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2400 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1800 lekë.

Çmimi 18,950000  Çmimi i zakonshëm 25,262400 
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)