• Banner

Kush e sundon boten, Noam Chomsky
  • Kush e sundon boten, Noam Chomsky

Kush e sundon botën, Noam Chomsky

Nëpërmjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës aktuale ndërkombëtare, Noam Chomsky ekzaminon mënyrën me atë të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht fuqizimit të Europës dhe Azisë, vazhdojnë të përcaktojnë ende në një mase të madhe termat e diskurseve globale.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kush e sundon botën?
Origjinali: Who rules the world
Gjinia: Histori, marrëdhënie ndërkombëtare
Autori: Noam Chomsky
Shqipëroi: Bora Miçi
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2017
Fq. 340
Pesha: 0.398 kg.
ISBN: 978-9928-219-37-4

Mbi librin

Nëpërmjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës aktuale ndërkombëtare, Noam Chomsky ekzaminon mënyrën me atë të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht fuqizimit të Europës dhe Azisë, vazhdojnë të përcaktojnë ende në një mase të madhe termat e diskurseve globale.

Nëpërmjet një game të gjerë shembujsh, duke filluar nga historia e ndyrë e përfshirjes së SHBA – së në Kubë e deri te zhvillimet më të fundit në Kinë, nga memorandumet e torturave e deri te sanksionet kundër Irakut, ai na tregon në detaje se si retorika e Amerikës për Lirinë dhe të Drejtat e Njeriut shumë shpesh është e ndryshme nga veprimet e saj.

Ai rrëmon thellë në konfliktet në Irak, Afganistan dhe atë midis Izraelit dhe Palestinës, duke na shpalosur përpara syve një pamje befasuese dhe me nuanca të veprave të fuqisë imperiale në planetin tonë, që sa vjen e po bëhet më kaotike.

Në këtë proces, Noam Chomsky na ofron një anatomi brilante të elitave amerikane, të cilat sa vjen e po izolohen më shumë, si pasojë e kufizimeve demokratike ndaj veprimeve të tyre. E megjithatë, argumenton ai, ne nuk mund t'ia lejojmë vetes të dorëzohemi përpara këtyre zhvillimeve.

Me ndryshimet klimaterike dhe përhapjen e armëve bërthamore që kërcënojnë ekzistencën e qytetërimit njerëzor në thelb, nevoja e publikut për ta shpëtuar botën nga katastrofa sa vjen e rritet.

Libri "Kush e sundon botën?" i mbështetur në prova të forta, të bollshme dhe jashtëzakonisht të sakta, shpalos domosdoshmërinë e të kuptuarit të çështjeve thelbësore të kohës sonë, gjë të cilën e shpresonim nga Chomsky.

Komente mbi autorin

"Chomsky është një fenomen global... Ai ka të ngjarë të jetë shkrimtari më i lexuar amerikan për politikën e jashtme në planet."

The New York Times Book Review

"Me një logjikë të pamëshirshme Chomsky na ofron të dëgjojmë nga afër atë që na thonë udhëheqësit dhe të zbulojmë atë që nuk na thonë... Jemi apo nuk jemi dakord me të, duke mos e dëgjuar humbasim."

Business Week

"Si arritëm të bëheshim perandori? Librat e Noam Chomsky – t, qytetarit më të dobishëm të Amerikës, janë përgjigjja më e mirë për këtë pyetje."

The Boston Globe

"Ka të ngjarë që nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndjekin rrugën e Britanisë së shekullit XIX, interpretimi i Chomsky – t do të jetë standardi i historianëve edhe njëqind vite më vonë."

The New Yorker

"Për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për botën ku jetojmë... ka vetëm një përgjigje të thjeshtë: lexoni Noam Chomsky – n."

New Statesman

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928219374
ean13
9789928219374
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002075

Botuesi: Te tjere

Diplomacia, Henry Kissinger

Po të doni t'i bëni një nder dikujt, i jepni libirin "Diplomacia" të Henry Kissinger - it... pa dyshim, ai është një nga më të mirët dhe më të këndshmit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të shkuara dhe të tashme... "Diplomacia" duhet të lexohet për përfshirjen e plotë historike, karakterizimet, paraqitjen e ngjarjeve, aftësinë për t'i parë në ndërlidhje...

Çmimi 21,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Për Kinën, Henry Kissinger

Për më se njëzet vjet pas Revolucionit Komunist në vitin 1949, Kina dhe pjesa më e madhe e botës perëndimore nuk kishin diplomatë në kryeqytetet respektive dhe asnjë rrugë të drejtpërdrejtë komunikimi. Mandej, në korrik të vitit 1971, Henri Kisinger mbërrin në mënyrë të fshehtë në Pekin i ngarkuar me një mision që shpejt çoi në rivendosjen e marrëdhënieve...

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Tirana Times

Rendi botëror, Henry Kissinger

Shumë kohë më parë, në moshën e rinisë, isha mjaft i rrëmbyer sa e mendoja veten të aftë për të shpallur "Kuptimin e Historisë". Tani e di se kuptimi i historisë është një problem që duhet zbuluar dhe jo shpallur.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.

Çmimi 17,00 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000394

Botuesi: Albin

Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926" etj.

Çmimi 4,90 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001163

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Politika ndërmjet kombeve, Hans J. Morgenthau

Hans J. Morgenthau lindi në Gjermani në vitin 1904. I diplomuar në Universitetet e Berlinit, Frankfurtit dhe Mynihut, ai dha mësim dhe ushtroi jurisprudencë në Frankfurt, ku ishte Kryetar i Gjykatës së Punës. Një vit para se Hitleri të vinte në pushtet, profesor Morgenthau shkoi të jepte mësim në Universitetin e Gjenevës.

Çmimi 12,33 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Pamundësia e projektit europian, Fatos Tarifa

Fatos Tarifa, sociolog, studiues i marrëdhënieve ndërkomb-ëtare dhe diplomat, është Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe të Politikave në Universitetin Europian të Tiranës. Për shumë vjet me radhë ai ka mbajtur një sërë pozicionesh akademike në disa universitete amerikane, si: The University of North Carolina, Campbell University, Webster...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)