• Banner

Konflikti dhe bashkëpunimi në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Joseph S. Nye, David Welch

Ky libër është shkruar nga studiuesi i famshëm Joseph Nye dhe bashkautori i tij David Welch. Libri mund të konsiderohet një hyrje sa koncize, aq edhe depërtuese në thellësinë e politikës botërore në epokën bashkëkohore që si kryefjalë të saj ka ndërvarësinë.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Konflikti dhe bashkëpunimi në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, hyrje në teori dhe histori
Origjinali: Understanding Global Conflict and Cooperation: An Introduction to Theory and History
Gjinia: Histori, Marrëdhënie Ndërkombëtare
Autori: Joseph S. NyeDavid Welch
Shqipëroi: Enri Hide
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 580
Pesha: 0.501 kg
ISBN: 978-99943-0-346-5

Mbi librin

Ky libër është shkruar nga studiuesi i famshëm Joseph Nye dhe bashkautori i tij David Welch. Libri mund të konsiderohet një hyrje sa koncize, aq edhe depërtuese në thellësinë e politikës botërore në epokën bashkëkohore që si kryefjalë të saj ka ndërvarësinë. Ky tekst shfrytëzon mjeshtërisht mësimet nga teoria dhe historia për të shqyrtuar konfliktin dhe bashkëpunimin midis aktorëve globalë, duke u ofruar kësisoj lexuesve një analizë të qartë e të qëndrueshme.

Përmes sistemit global financiar dhe atij qeverisës lexuesi njihet me tërësinë e veprave klasike që janë bërë për luftërat e shekullit XX dhe ato të shekullit XXI, duke ofruar kështu një hulumtim të thukët e provokues mbi marrëdhëniet ndërkombëtare sot.

Koment nga Robert O. Keohane

Ndonjëherë edhe studiuesit e mirëfilltë duken gati të pakuptueshëm kur flasin rreth çështjeve kryesore të politikave botërore; politikëbërësit flasin me gjuhë të koduar e në shumë raste arrijnë edhe në nivele banale. Megjithatë, me profesor Joseph Nye nuk ndodh kështu. Siç do ta shohë çdo lexues, ky libër është i kthjellët, i drejtpërdrejtë dhe i përmbledhur.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303465
ean13
9789994303465
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001690

Botuesi: Te tjere

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002015

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Fillesat e rendit politik, Francis Fukuyama

Në të vërtetë, të gjitha shoqëritë njerëzore dikur ishin të organizuara në baza fisnore, megjithatë, me kalimin e kohës, shumica e institucioneve të reja politike, të krijuara, përfshijnë një shtet qendror për të ruajtur paqen dhe ligje uniforme, që zbatohen për të gjithë qytetarët.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2739

Botuesi: Tirana Times

Vizion Strategjik, Zbigniew Brzezinski

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t'i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet, Robert Jackson, Georg Sorensen

"Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare" u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë.

Çmimi 2 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001773

Botuesi: Toena

Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto

Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga "qeveria" e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001166

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Shteti Modern, Christopher Pierson

Shteti modern është jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Ai grumbullon pothuajse gjysmën e të ardhurave tona në formën e taksave. Ai regjistron lindjet, martesat dhe vdekjet. Ai edukon fëmijët dhe paguan pensionet tona. Shteti ka autoritet të padiskutueshëm detyrues.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001450

Botuesi: LIRA

Krishtërimi, Judaizmi, Islami dhe Mendimi Perëndimor, France Farago

Krishtërimi ose "fryma" e popujve evropianëNë një kohë kur Evropa po përpiqet të marrë formë, kur ajo është në kërkim të një identiteti të përbashkët për larminë e popujve që e përbëjnë, është e dobishme të bëhet gjenealogjia e asaj, që Hegeli do ta quante shpirti i popujve evropianë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001163

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Politika ndërmjet kombeve, Hans J. Morgenthau

Hans J. Morgenthau lindi në Gjermani në vitin 1904. I diplomuar në Universitetet e Berlinit, Frankfurtit dhe Mynihut, ai dha mësim dhe ushtroi jurisprudencë në Frankfurt, ku ishte Kryetar i Gjykatës së Punës. Një vit para se Hitleri të vinte në pushtet, profesor Morgenthau shkoi të jepte mësim në Universitetin e Gjenevës.

Çmimi 1 450 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Diplomacia e fuqive të mëdha 1814 – 1914, Norman Rich

Ky studim për politikat e jashtme të Fuqive të Mëdha është në thelb një histori e drejtpërdrejtë diplomatike: një përpjekje për të përshkruar se si burrat e shtetit e kanë zhvilluar politikën e jashtme gjatë një shekulli e gjysmë, si i zgjidhë ata situatat e krizave dhe si ia arritën apo dështuan për t'i zgjidhur ato.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001748

Botuesi: Te tjere

Crazy Republic, Kastriot Frasheri

Artikujt dhe studimet të cilat janë shkruar në rrjedhën e 20 vjetëve, Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, i ka përmbledhur në një libër që titullohet "Crazy Republic" (Republika e çmendur).

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Tirana Times

Rendi botëror, Henry Kissinger

Shumë kohë më parë, në moshën e rinisë, isha mjaft i rrëmbyer sa e mendoja veten të aftë për të shpallur "Kuptimin e Historisë". Tani e di se kuptimi i historisë është një problem që duhet zbuluar dhe jo shpallur.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)