- Ka mbaruar
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Libri sjell fakte të njohura dhe të panjohura të historisë së Lindjes së Mesme qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, histori të luftrave të nxehta, sidomos ato mes arabëve dhe Izraelit, dhe përpjekjeve e prapaskenave diplomatike.
Titulli: 60 vjet diplomaci në Lindjen e Mesme, aleancat false
Gjinia: Histori
Autori: Trita Parsi
Shqipëroi:Ahmet Krasniqi
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2014
Fq. 632
Pesha: 0.653 kg
ISBN: 978-9928-09-017-1
Libri sjell fakte të njohura dhe të panjohura të historisë së Lindjes së Mesme qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, histori të luftrave të nxehta, sidomos ato mes arabëve dhe Izraelit, dhe përpjekjeve e prapaskenave diplomatike. Thelbi i deduksionit të tij për këto të fundit, pra për ujditë diplomatike, me ilustrime të pakundërshtueshme, është se ato janë ujdi të gënjeshtërta, asnjëherë të zbatuara me korrektësi në pika e në germa.
Këtu flitet për ujditë publike dhe ujditë sekrete. Sidomos analizohen marrëdhëniet e Iranit me Izraelin, qysh me Shahun dhe më pas me ajatollahët e postrevolucionit islamik të Iranit dhe ndryshimin e kahut të tyre. Izraelitët kanë armiq të tyre të hidhur popullatat e tjera semite të vendeve arabe, ndërsa me Iranin e ka lidhur ideja se Irani nuk ishte një popull arab, por arian.
Ky rajon, për shkak të energjisë së naftës që zotëron, është shumë delikat dhe syri i Fuqive të Mëdha ka mbi një shekull që është ngulur pa u mbyllur asnjë çast në këtë territor dhe te këta popuj. Dihet një lidhje speciale mes SHBA dhe Izraelit, madje është vullneti i kësaj të fundit që imponon politikën e superfuqisë së vetme, SHBA, për raportet me popujt dhe shtetet e tjera në rajon.
Libri ka edhe shumë informacion të panjohur të cilin publiku shqiptar duhet ta njohë mirë, pasi nga kjo zonë e planetit tonë i kanë ardhur shumë rreziqe, deri me rrezikun e fundit para dy muajsh kur bota u rrezikua nga një konflikt i Fuqive të Mëdha në Mesdhe që nëse do të kishte ndodhur, përmasat e të keqes që mund të sillte do të ishin apokaliptike e me ndikim mbi të gjithë popujt që nuk ishin të përfshirë direkt në konflikt.
Autori është shumë gjakftohtë në vlerësimet e tij. Libri është shkruar me dëshirën e mirë që SHBA të zbutin qëndrimin e tyre ndaj Lindjes së Mesme dhe sidomos Iranit e të gjitha vendet, sidomos Izraeli, t'i largohen politikës së konfliktit e të ballafaqimit ushtarak. Libër i vlefshëm për studentët e shkencave politike, të diplomacisë, politikanët dhe të gjithë studiuesve dhe lexuesve që kanë interes për politikën dhe historinë.
Trita Parsi është themelues dhe president i Këshillit Kombëtar Iraniano – Amerikan dhe ekspert në marrëdhëniet SHBA – Iran, politikat iraniane dhe rreth ekuilibrave të fuqive të ndryshme botërore në Lindjen e Mesme. Ai është autor i librit "Aleancat Fallco, marrëveshjet sekrete të Iranit me Izraelin dhe SHBA" për të cilin ai ka zhvilluar 130 intervista me vendimmarrësit izraelitë, iranianë dhe amerikanë. Libri "Aleancat Fallco" është fitues i Medaljes së Argjendtë të vitit 2008 Arthur Ross Bookd Aëard nga Këshilli mbi Marrëdhëniet me Jashtë të Amerikës.
Trita Parsi ka lindur në Iran dhe është shpërngulur së bashku me familjen e tij në Suedi në moshën katër vjeçare për t'i shpëtuar regresionit politik në Iran. Babai i tij ka qenë një akademik i dëgjuar jo mysliman, që u burgos nga Shahu dhe nga Ajatollahu. Më pas, ende në moshë të re ai shpërngulet në Shtetet e Bashkuara dhe studion politikë të jashtme në Universitetin John Hopkisn për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, ku fiton gradën shkencore të doktorit të shkencave.
Ai themeloi NIC, një organizatë jo partizane, jo fitimprurëse nëpërmjet të cilës amerikano – iranianët mund të marrin pjesë në jetën civile amerikane. NIC është një mbështetës i fuqishëm i dialogut dhe angazhimit ndërmjet SHBA dhe Iranit, kur Parsi vazhdimisht është përpjekur të avancojë sigurinë tonë kombëtare në ndihmë të stabilizimit të Lindjes së Mesme dhe të shtimit të numrit të moderatorëve në Iran.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001773
Botuesi: Toena
Referenca: SKU001167
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001434
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001470
Botuesi: UET Press
Referenca: 2644
Botuesi: Tirana Times
Referenca: SKU001162
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Referenca: SKU001450
Botuesi: LIRA
Referenca: SKU001435
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001160
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Referenca: SKU001163
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Botuesi: IDK
Referenca: SKU000989
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001690
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU002075
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2531
Botuesi: Tirana Times
check_circle
check_circle