• Banner

Krishterimi, Judaizmi, Islami dhe Mendimi Perendimor
  • Krishterimi, Judaizmi, Islami dhe Mendimi Perendimor

Krishtërimi, Judaizmi, Islami dhe Mendimi Perëndimor, France Farago

Krishtërimi ose "fryma" e popujve evropianëNë një kohë kur Evropa po përpiqet të marrë formë, kur ajo është në kërkim të një identiteti të përbashkët për larminë e popujve që e përbëjnë, është e dobishme të bëhet gjenealogjia e asaj, që Hegeli do ta quante shpirti i popujve evropianë.

8,50 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Krishtërimi, Judaizmi, Islami dhe Mendimi Perëndimor
Origjinali: Le christianisme, le judaisme, l'islam et la pensée occidentale
Gjinia: Shkenca politike
Autori: France Farago
Shqipëroi: Bajram Muça
Shtëpia botuese: Lira
Viti: 2007
Fq. 408
Pesha: 0.627 kg
ISBN: 978-99956-655-7-9

Mbi librin

Krishtërimi ose "fryma" e popujve evropianëNë një kohë kur Evropa po përpiqet të marrë formë, kur ajo është në kërkim të një identiteti të përbashkët për larminë e popujve që e përbëjnë, është e dobishme të bëhet gjenealogjia e asaj, që Hegeli do ta quante shpirti i popujve evropianë.

Krishtërimi ishte fati i kontinentit tonë. Me trashëgiminë e Romës, Athinës e Jeruzalemit, që e transmetoi jo pa e ndryshuar thellësisht, krishtërimi i përpunoi peizazhet e Evropës dhe në shumë pikëpamje, mbeti pavetëdija e mendimit të saj, madje e vetë racionalitetit të saj. Për më tepër, përcaktimi dogmatik i doktrinës së krishterë, ngjalli si reaksion një shpirt kritik, një nevojë për të shqyrtuar, që asnjë qytetërim tjetër s'e ka njohur gjer më sot.

Vetë moderniteti, që nuk e lufton më krishtërimin, por e injoron krenarisht, është stampuar megjithatë, sipas kallëpit të tij. Ky modernitet nuk mund të kuptohet jashtë referencës së vet, d.m.th. jashtë traditës së cilës i është kundërvënë, që të mundë më pas, të ngrihet mbi të.

Në gjirin e një kulture medituese, në kohën e inventarizimit dhe regjistrimit të pasurive kulturore, kohë që gjithmonë i paraprin zëvendësimit të një bote të vjetër që mpaket, me një botë të re që lind, bëhet i domosdoshëm përvetësimi i këtyre pasurive. Tashmë, Evropa duhet të përcaktojë vetveten.

Për këtë, nën dritën e filozofisë, ajo duhet të kuptojë zanafillat e veta, sepse varfërimi që sjell çdo bjerrje e trashëgimisë kulturore, mund të shërohet vetëm me mirëkuptim. Më tepër se kudo gjetkë, kjo është e vërtetë në Evropë ku, siç vërente me të drejtë William Blake, "Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re janë kodi i madh i artit", ku figuracioni dhe naracioni biblik janë kuadri i imagjinatës mbi të cilën zhvillohen letërsia, muzika dhe artet pamore, deri në shekullin XIX, madje edhe më pas.

Detajet e librit
LIRA
SKU001450

Referencat specifike

isbn
9789995665579
ean13
9789995665579
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2424

Botuesi: Dituria

Historia e krishterimit, Gian Potesta, Giovanni Vian

Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të...

Çmimi 10,63 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Inercia e historisë, Yan Xuetong

Prof. Yan ka shkruar një libër provokues dhe ka krijuar një strategji për ndërtimin e një strukture bipolare me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara si një pol. Strategjia që ai propozoi për Kinën ishte krijimi i një aleance politike dhe ushtarake për të përballur aleancën e SHBA.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Rendi botëror, Henry Kissinger

Shumë kohë më parë, në moshën e rinisë, isha mjaft i rrëmbyer sa e mendoja veten të aftë për të shpallur "Kuptimin e Historisë". Tani e di se kuptimi i historisë është një problem që duhet zbuluar dhe jo shpallur.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)