Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Marredheniet nderkombetare te lindjes se mesme, Louise Fawcett
  • Marredheniet nderkombetare te lindjes se mesme, Louise Fawcett

Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lindjes së Mesme, Louise Fawcett

SKU001434
UET Press

Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar. Pak pjesë të botës kanë qenë kaq shumë të goditura nga konflikti dhe lufta.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lindjes së Mesme
Origjinali: International Relations of the Middle East
Gjinia: Marrëdhënie Ndërkombëtare
Autori: Louise Fawcett
Shqipëroi: Enri Hide
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2010
Fq. 332
Pesha: 0.557 kg
ISBN: 978-99956-39-18-1

Koment nga autori

Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar. Pak pjesë të botës kanë qenë kaq shumë të goditura nga konflikti dhe lufta; për pak pjesë të botës është shkruar e debatuar kaq shumë në kohët moderne, duke mbetur njëkohësisht kaq shumë subjekt keqkuptimi e stereotipash.

Siç ka shkruar një studiues duke reflektuar mbi trashëgiminë e 50 viteve të studimit akademik të rajonit: "Proceset politike të Lindjes së Mesme shpërfillin observimin, dekurajojnë përgjithësimet dhe i rezistojnë shpejtimit". Ky vëllim është i ideuar për të përmirësuar konceptimin tonë për Lindjen e Mesme duke hulumtuar gjerësisht marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.

Këto dy fusha studimi (Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politikat e Lindjes së Mesme) janë tepër të ndërvarura. Ky vëllim synon të ndihmojë mbushjen e vakuumit, të shkojë përtej disa argumenteve të përsëritur shpeshherë të jashtëzakonizmit që janë zbatuar rëndom në Lindjen e Mesme dhe të ofrojë një qasje të integruar në të cilën sillen së bashku disa ide e koncepte kyçe në marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe disa tematika të studimeve të Lindjes së Mesme.

Detajet e librit
UET Press
SKU001434

Referencat specifike

isbn
9789995639181
ean13
9789995639181
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Përplasje qytetërimesh, Fatos Tarifa, Iliaz Labi

Ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001, të cilat u pasuan nga lufta kundër regjimit të Talibanit në Afganistan dhe nga rrëzimi i regjimit të Sadam Huseinit në Irak, si edhe kriza politike që vazhdon në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Egjipt dhe në Siri, kanë krijuar mjaft pështjellim në përdorimin e termave dhe të koncepteve të tilla si: Islam, islamizëm,...
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Diplomacia, Teoria dhe praktika, G. R. Berridge

Diplomacia ka qenë dhe mbetet "dënim" për të gjitha shtetet, por mënyra se si realizohet, ka pësuar kundërrevolucion të heshtur. Këto tema janë trajtuar këtu nëpërmjet diskutimit të artit të negocimit dhe kanaleve të shumta nëpërmjet të cilave praktikohet ky art.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001441

Botuesi: UET Press

Profile të diplomacisë europiane në Ballkan, Shaban Murati

Autori e ka drejtuar shikimin e vet në skaje diametrale të hapësirës politike evropiane e botërore, nga Kina e largët te SHBA – ja, Rusia, te vendet islamike, nga vendet afrikane dhe latino – amerikane drejt qendrës së Europës, për t'u ndalur te Gadishulli i trazuar Ballkanik.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000394

Botuesi: Albin

Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926" etj.
576 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Inercia e historisë, Yan Xuetong

Prof. Yan ka shkruar një libër provokues dhe ka krijuar një strategji për ndërtimin e një strukture bipolare me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara si një pol. Strategjia që ai propozoi për Kinën ishte krijimi i një aleance politike dhe ushtarake për të përballur aleancën e SHBA.
900 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2737

Botuesi: Tirana Times

Teori te Marredhenieve Nderkombetare, Burchill, Linklater, Devetak, Donnelly, Peterson, Reus-Smit, True

Sikurse pararendësit e tij, botimi i tretë synon t'i pajisë studentët e niveleve të larta universitare dhe ata pasuniversitare me një udhërrëfyes të këndvështrimeve teorike kryesore të fushës. Fillesat e projektit gjenden në vitin 1995, në zhvillimin e një kursi të nxënies në distancë nga universiteti Deakin.
1 500 Lekë
More