• Banner

Shteti Modern, Christopher Pierson
  • Shteti Modern, Christopher Pierson

Shteti Modern, Christopher Pierson

Shteti modern është jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Ai grumbullon pothuajse gjysmën e të ardhurave tona në formën e taksave. Ai regjistron lindjet, martesat dhe vdekjet. Ai edukon fëmijët dhe paguan pensionet tona. Shteti ka autoritet të padiskutueshëm detyrues.

1 400 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shteti modern
Origjinali: The modern state
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Christopher Pierson
Shqipëroi: Erion Shehi
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2009
Fq. 260
Pesha: 0.441 kg
ISBN: 978-99957-736-1-1

Mbi librin

Shteti modern është jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Ai grumbullon pothuajse gjysmën e të ardhurave tona në formën e taksave. Ai regjistron lindjet, martesat dhe vdekjet. Ai edukon fëmijët dhe paguan pensionet tona.

Shteti ka autoritet të padiskutueshëm detyrues, në disa raste nëpërmjet ushtrimit të sanksionit taksativ mbi mbrojtjen e jetës apo dënimin me vdekje. Por, megjitatë, shumë prej nesh do ta kishin të vështirë të thoshin saktësisht se çfarë është shteti. Botimi i këtij libri, të mirënjohur dhe shumë të vlerësuar, vazhdon të ofrojë prezantimin më të qartë dhe më gjithëpërfshirës të shtetit modern.

Ai e ekzaminon shtetin nga zanafilla e tij historike, zhvillimin e tij në kohët moderne e deri te situata aktuale ku shteti duket i rrezikuar nga fenomeni i globalizmit të shekullit të njëzetenjë. Christopher Pierson, profesor i politikës në Universitetin e Notinghamit, në këtë libër analizon çështjet: historia e lindjes dhe e zhvillimit të shtetit; shteti dhe ekonomia; shtetet dhe shoqëritë; shtetet dhe shtetasit; shtetet brenda sistemit ndërkombëtar dhe shtetet "rebele" të dështuara.

Detajet e librit
SKU001166

Referencat specifike

isbn
9789995773611
ean13
9789995773611
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001431

Botuesi: UET Press

Hyrje në shkencat politike, Jean-Marie Denquin

Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakonshëm. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001435

Botuesi: UET Press

Studime bashkëkohore të sigurisë, Alan Collins

Studimet e Sigurisë janë nëndisiplinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në qendër të Marrëdhënieve Ndërkombëtare ndodhet studimi i sigurisë. Studimet e Sigurisë përfshijnë brenda tyre rreziqe që variojnë nga pandemitë si HIV/ SIDA dhe degradimi mjedisor deri dhe shqetësime sigurie të lidhura me dhunën e drejtpërdrejtë si terrorizmi dhe konflikti ndërshtetëror.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001163

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Politika ndërmjet kombeve, Hans J. Morgenthau

Hans J. Morgenthau lindi në Gjermani në vitin 1904. I diplomuar në Universitetet e Berlinit, Frankfurtit dhe Mynihut, ai dha mësim dhe ushtroi jurisprudencë në Frankfurt, ku ishte Kryetar i Gjykatës së Punës. Një vit para se Hitleri të vinte në pushtet, profesor Morgenthau shkoi të jepte mësim në Universitetin e Gjenevës.

Çmimi 1 450 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001450

Botuesi: LIRA

Krishtërimi, Judaizmi, Islami dhe Mendimi Perëndimor, France Farago

Krishtërimi ose "fryma" e popujve evropianëNë një kohë kur Evropa po përpiqet të marrë formë, kur ajo është në kërkim të një identiteti të përbashkët për larminë e popujve që e përbëjnë, është e dobishme të bëhet gjenealogjia e asaj, që Hegeli do ta quante shpirti i popujve evropianë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000394

Botuesi: Albin

Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926" etj.

Çmimi 576 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Përplasje qytetërimesh, Fatos Tarifa, Iliaz Labi

Ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001, të cilat u pasuan nga lufta kundër regjimit të Talibanit në Afganistan dhe nga rrëzimi i regjimit të Sadam Huseinit në Irak, si edhe kriza politike që vazhdon në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Egjipt dhe në Siri, kanë krijuar mjaft pështjellim në përdorimin e termave dhe të koncepteve të tilla si: Islam, islamizëm,...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Diplomacia e fuqive të mëdha 1814 – 1914, Norman Rich

Ky studim për politikat e jashtme të Fuqive të Mëdha është në thelb një histori e drejtpërdrejtë diplomatike: një përpjekje për të përshkruar se si burrat e shtetit e kanë zhvilluar politikën e jashtme gjatë një shekulli e gjysmë, si i zgjidhë ata situatat e krizave dhe si ia arritën apo dështuan për t'i zgjidhur ato.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)