• Banner

  • Ka mbaruar

Sistemet e huaja me te medha te te drejtes, Michel Fromont

Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën, ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës. Më pas vijojnë vendet që janë fuqi kryesore ekonomike, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kina dhe Italia.

10,41 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Sistemet e huaja më të mëdha të të drejtës
Origjinali: Grands systèmes de droit ètrangers
Gjinia: Drejtësi
Autori: Michel Fromont
Shqipëroi: Edmond Xhabija, Kleopatra Koleka
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2009
Fq. 200
Pesha: 0.317 kg
ISBN: 978-99943-976-5-5

Mbi librin

Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën, ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës. Më pas vijojnë vendet që janë fuqi kryesore ekonomike, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kina dhe Italia. Ndërsa vitet e fundit disa vende i kanë ndryshuar shumë të drejtat e tyre: Spanja, Holanda, Zvicra dhe Rusia.

Në të gjitha këto vende e drejta po zhvillohet shumë shpejt dhe ky libër paraqet gjendjen e saj aktuale. Për të kuptuar të drejtat e huaja duhen njohur themelet e sistemeve të tyre kombëtare, domethënë historia dhe gjykatat e tyre, madje ndonjëherë dhe procedurat gjyqësore, burimet e ndryshme të të drejtës si dhe strukturat e tyre politike.

Më pas trajtohen lëndët më të nevojshme për marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, si për të drejtën private ashtu dhe për të drejtën publike, kryesisht prona, kontratat dhe përgjegjësia, madje ndonjëherë edhe personat juridike si dhe drejtësia kushtetuese dhe mosmarrëveshja administrative.

Mbi autorin

Michel Fromont, profesor i merituar në Universitetin Panthëon-Sorbonne (Paris I), ia ka kushtuar gjithë karrierën e tij njohjes së të drejtave të huaja dhe të të drejtave evropiane, veçanërisht të drejtës gjermane, dhe kjo si rrjedhojë e përparësisë së saj mbi të drejtat evropiane që prej pesëdhjetë vjetësh.

Ai ka qëndruar për një kohë të gjatë në Gjermani dhe në Britaninë e Madhe dhe nka patur kontakte të shumta me universitetet holandeze, gjermane, zvicerane, italiane, spanjolle, portugeze, greke dhe polake.

Michel Fromont ka ditur t'u ngjallë studentëve shijen për studimin e të drejtave të huaja si nërpërmjet librave të tij ashtu dhe nëpërmjet krijimi të programit të studimeve juridike dykombëshe.

Detajet e librit
SKU000873
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001430

Botuesi: UET Press

Murphy për provën, Peter Murphy

Ky punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor.

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2644

Botuesi: Tirana Times

E drejta nderkombetare, Martin Dixon

Ky libër mbi të drejtën ndërkombëtare iu jep studentëve një trajtim të përmbledhur të të gjitha temave themelore, që studiohen në kurset e të drejtës ndërkombëtare, duke iu dhënë studentëve gjëra të reja për temën, me një hyrje të plotë e të kujdesshme dhe me një shtrirje të përshtatme.

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000384

Botuesi: Albin

Ceshtja Shqiptare ne aktet nderkombetare pas luftes I boterore

Ky vëllim përfshin dokumentat që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare pas Luftës l Botërore. Ato mbulojnë periudhën që hapet në fillim të vitit 1919 dhe mbyllet me aktet e fundit të viteve 1925 dhe 1926. Vëllimi është i treti dhe i fundit i serisë së akteve ndërkombëtare mbi çështjen shqiptare.

Çmimi 6,14 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001445

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikimin politik, Brian McNair

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001643

Botuesi: UET Press

Hyrje ne te drejten dhe arsyetim ligjor, Steven J. Burton

Hyrje në të drejtën dhe arsyetim ligjor është një libër ideal për studentët e vitit të parë juridik. Shkurtimisht ky libër praktik bën një prezantim të arsyetimit ligjor. Duke na paraqitur çështjet nëpërmjet diskutimeve të rasteve të ndryshme dhe shembujve, ai u jep studentëve një burim të fuqishëm reference për vitet studimore në vazhdim.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001622

Botuesi: Te tjere

Komentar per masat e sigurimit, Gentian Trenova

Në këtë libër, lexuesi do të gjejë komente në lidhje me aspekte të ndryshme të dispozitave të procedurës penale që kanë të bëjnë me masat e sigurimit. Këto komente janë të ndërthurura edhe me interpretimet që janë bërë në vite të ndryshme dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001841

Botuesi: Te tjere

Biznesi i vogel, Ilir Daliu

Titulli: Biznesi i vogël, guidë praktike e detyrimeve ligjore e fiskaleOrigjinali: Biznesi i vogël, guidë praktike e detyrimeve ligjore e fiskaleGjinia: Legjislacion, kontabilitetAutori: Ilir DaliuShtëpia botuese: Studio "Kontabiliteti 411"Viti: 2011Fq. 136Pesha: 0.189 kgISBN: 978-99956-87-61-8

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)