• Banner

  • Ka mbaruar
E drejta e Biznesit e Bashkimit Evropian, Cyril Nourissat
  • E drejta e Biznesit e Bashkimit Evropian, Cyril Nourissat

E drejta e Biznesit e Bashkimit Evropian, Cyril Nourissat

Një vend shumë i rëndësishëm u është kushtuar instrumenteve të bashkëpunimit juridik dhe gjyqësor në fushën tregtare, kryesisht hyrjes në fuqi të Rregullores "Romë l", mbi kontratat civile dhe tregtare.

2 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: E drejta e Biznesit e Bashkimit Evropian
Origjinali: Droit des affaires de l'Union européene
Gjinia: Jurisprudencë
Autori: Cyril Nourissat
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2012
Fq. 602
Pesha: 0.701 kg.
ISBN: 978-9928-4153-1-8

Mbi librin

Botimi i tretë i këtij libri është përditësuar pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian dhe të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian (të riparë në Lisbonë). Ndryshimet kryesore janë analizuar si në planin institucional ashtu dhe në atë material. Një vend shumë i rëndësishëm u është kushtuar instrumenteve të bashkëpunimit juridik dhe gjyqësor në fushën tregtare, kryesisht hyrjes në fuqi të Rregullores "Romë l", mbi kontratat civile dhe tregtare.

Janë pasqyruar rezultatet e pesë viteve zbatim të reformës së thellë të kontrollit "të decentralizuar" të praktikave antikonkurrencë (zhvillimi i procedurave të negociuara), si dhe riorganizimi i rregullores së përjashtimeve në fushën e kufizimeve vertikale.

Është analizuar legjislacioni i ri i ndihmave shtetërore, zhvillimet e fundit në fushën e kontrollit të përqendrimeve, si edhe jurisprudenca më e fundit, duke nënvizuar luhatjet serioze që mund të konstatohen në fushën e qarkullimit të lirë, luhatje që shtrojnë pyetje mbi rolin akoma dhe më efikas që do t'i duhet të luajë tashmë Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, ndërkohë që ka përfunduar afati i transpozimit të Direktivës "Shërbime" në tregun e brendshëm.

Mbi autorin

Cyril Nourissat, profesor i të Drejtës Private në Universitetin e Burgonjës dhe në Universin Lion lll. Ai ka qenë zëvendësdrejtor në Qendrën Kërkimore të së Drejtës së Tregjeve dhe Investimeve Ndërkombëtare (Laboratori CREDIMI), dhe zëvendëspresident i Universitetit Jean – Moulin në Lion lll.

Ish – anëtar i Kabinetit të Ministrit të Arsimit në vitin 2004, në cilësinë e këshilltarit politik dhe rektor i Akademisë së Dizhonit në vitet 2011 – 2012. Ekspert në të drejtën e konkurrencës, në të drejtën e kontratave ndërkomëbtare dhe strategjive tregtare konfliktuale ndërkombëtare.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001303

Botuesi: Papirus

Kontratat, Pjesa e posaçme, E drejta civile, Georges Vermelle

(0)

Ky libër ka si synim të paraqesë kontratat kryesore të parashikuara nga Kodi Civil dhe tiparet e tyre thelbësore: shitja, shkëmbimi, qiradhënia/marrja, huadhënia (për konsum dhe për përdorim), depozita, përfaqësimi, lojërat dhe bastet, renta jetore, transaksioni si dhe disa marrëveshje plotësuese.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001428

Botuesi: UET Press

E drejta romake, Andrew Borkowqski, Paul Du Plessis

(0)

E Drejta Romake përbën një hyrje të paçmuar në të kuptuarit e koncepteve ligjore dhe një çelës për vlerësimin e sistemeve ligjore kontinentale. Studimi i saj do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme, sepse ajo është një krijim i gjenisë për rend harmonik dhe gjykim të organizuar të një qytetërimi të spikatur të lashtësisë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2177

Botuesi: Papirus

E drejta institucionale e Bashkimit Evropian, Jean Paul Jacque

(0)

Ky libër paraqet të drejtën institucionale të Bashkimit ashtu siç ajo zbatohet që nga hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës. Ai trajton në mënyrë të plotë tërësinë e dispozitave mbi institucionet e Bashkimit, procesin e vendimmarrjes, rendin juridik dhe kontrollin politik e gjyqësor të Bashkimit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2644

Botuesi: Tirana Times

E drejta nderkombetare, Martin Dixon

(0)

Ky libër mbi të drejtën ndërkombëtare iu jep studentëve një trajtim të përmbledhur të të gjitha temave themelore, që studiohen në kurset e të drejtës ndërkombëtare, duke iu dhënë studentëve gjëra të reja për temën, me një hyrje të plotë e të kujdesshme dhe me një shtrirje të përshtatme.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2820

Botuesi: Papirus

Detyrimet, E drejta civile, Gerard Legier

(0)

Detyrimet janë një pjesë thelbësore e të drejtës, bazat e të cilave duhet të njihen nga të gjithë ata që merren me çështjet juridike. Paraqitja e këtyre bazave është pikërisht synimi i këtij libri, tërësisht i riparë dhe i përditësuar me reformat ligjore dhe të rejat e fundit nga jurisprudenca.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001430

Botuesi: UET Press

Murphy për provën, Peter Murphy

(0)

Ky punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

(0)

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2851

Botuesi: Alb Juris

Kodi Civil i vitit 1929

(0)

Titulli: Kodi Civil i vitit 1929 (kopertinë e trashë)Origjinali: Kodi Civil i vitit 1929Gjinia: DrejtësiShtëpia botuese: Alb JurisViti: 2010Fq. 512Pesha: 0.641 kgISBN: 978-99956-854-1-8

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2634

Botuesi: Naimi

Perkufizimi juridik i vdekjes, Danja Sinani

(0)

Danja Sinani na sjell një varg argumentesh të rrafshit europian dhe botëror, për të formuar bindjen se e drejta për të vdekur nuk është një antetat ndaj jetës, por plotësim përfundimtar i saj, nëse rregullohet me ligj dhe nuk shprehet në mënyrë të tërthortë, të heshtur, të nënkuptuar apo hiç fare.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001271

Botuesi: Papirus

Kodi Civil 1929, Kodi Civil i Zogut

(0)

Kodit Civil i Mbretërisë Shqiptare, miratuar më 1 prill të vitit 1929, hartuar nën ndikimin e modelit francez, u quajt jo rastësisht Kodi Civil i Zogut. Ai do të përfaqësonte një risi në realitetin që prezantonte shteti dhe shoqëria shqiptare e asaj kohe.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Trafikimi i qenieve njerezore, Naim Tota

(0)

Interpretimi juridik i përgjithshëm i veprës penale të trafikimit dhe praktikës gjyqësore të saj në këtë punim janë bërë me seriozitet dhe me përkushtim. Këtu janë analizuar konkretisht elementet e anës objektive të veprës, çështja e dhënies së pëlqimit nga viktima si element i anës objektive, procesi i të provuarit në veprën penale të trafikimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)