• Banner

Fitimi i pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, Besnik Maho

Fillimisht, në këtë cikël leksionesh do të gjeni një tablo të përkufizimit të pasurisë së paluajtshme në rende kohore, historike, politike, ekonomike, juridike të ndryshme: pra, këndvështrimin e secilit prej këtyre formacioneve për pasurinë e paluajtshme, rëndësinë që ato i jepnin, mbrojtjen që i ofronin.

5,95 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fitimi i pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme
Origjinali: Fitimi i pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme
Gjinia: Drejtësi
Autori: Besnik Maho
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2009
Fq. 240
Pesha: 0.313 kg
ISBN: 978-99956-39-08-4

Koment nga autori

Pasuria e paluajtshme paraqet sot në Republikën e Shqipërisë një interes të veçantë në lidhje me zhvillimet social – ekonomike dhe politike që po kalon vendi ynë. Kështu, sot, pasuria e paluajtshme përbën një stimul të pamohueshëm për ndërmarrjen e iniciativave ekonomike të gjithsecilit, qofshin këta shtetas shqiptarë apo të huaj, persona juridikë, publikë apo privatë, vendës apo të huaj.

Nisur nga këto dy kritere bazë, mund të themi se ky cikël leksionesh synon të pasqyrojë se si reflektohen këto interesa në lidhje me mënyrat e fitimit të pronësisë mbi sendet e paluajtshme nga ana e subjekteve të mësipërme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Fillimisht, në këtë cikël leksionesh do të gjeni një tablo të përkufizimit të pasurisë së paluajtshme në rende kohore, historike, politike, ekonomike, juridike të ndryshme: pra, këndvështrimin e secilit prej këtyre formacioneve për pasurinë e paluajtshme, rëndësinë që ato i jepnin, mbrojtjen që i ofronin. Një analizë e thellë, në disa këndvështrime, do të na çojë në arritjen e një produkti përfundimtar dhe relativ mbi përkufizimin që secili prej nesh i jep pasurisë së paluajtshme.

Mbi autorin

Besnik Maho, pedagog në Universitetin Europian të Tiranës. Magjistrat, master në shkencat juridike, ka punuar si gjykatës në gjykatën e rrethit gjyqësor Pogradec. Në periudhën 2007 – 2008 ka qenë drejtor i përgjithshëm i Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Detajet e librit
UET Press
SKU001437

Referencat specifike

isbn
9789995639084
ean13
9789995639084
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001445

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikimin politik, Brian McNair

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2644

Botuesi: Tirana Times

E drejta nderkombetare, Martin Dixon

Ky libër mbi të drejtën ndërkombëtare iu jep studentëve një trajtim të përmbledhur të të gjitha temave themelore, që studiohen në kurset e të drejtës ndërkombëtare, duke iu dhënë studentëve gjëra të reja për temën, me një hyrje të plotë e të kujdesshme dhe me një shtrirje të përshtatme.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.

Çmimi 4,76 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Sundimi i ligjit, Tom Bingham

Sundimi i ligjit është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike se sa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001643

Botuesi: UET Press

Hyrje ne te drejten dhe arsyetim ligjor, Steven J. Burton

Hyrje në të drejtën dhe arsyetim ligjor është një libër ideal për studentët e vitit të parë juridik. Shkurtimisht ky libër praktik bën një prezantim të arsyetimit ligjor. Duke na paraqitur çështjet nëpërmjet diskutimeve të rasteve të ndryshme dhe shembujve, ai u jep studentëve një burim të fuqishëm reference për vitet studimore në vazhdim.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000394

Botuesi: Albin

Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926" etj.

Çmimi 5,71 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)