- Ka mbaruar

Banner
Titulli: Një dhomë më vete
Origjinali: A room of One's Own
Gjinia: Ese
Autore: Virginia Woolf
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2000
F. 104
Pesha: 0.183 kg
ISBN: 978-99927-33-16-0
Virginia Woolf (1882 – 1941) zë një vend të rëndësishëm e të qëndrueshëm në letërsinë angleze si romanciere, eseiste, feministe dhe moderniste. Lindur në një familje intelektuale, qysh e vogël ishte në kontakt me artin e kulturën dhe njohu personalisht disa shkrimtarë anglezë të kohës.
Ajo qe një nga themelueset e Grupit të Bloomsbury – it, një rreth intelektualësh me ndikime të artit të avangardës si dhe të veprave të Joyce – it e Proust – it. Së bashku me të shoqin, Leonard Woolf, ajo themelon më 1917 shtëpinë botuese "Hogarth Press", ku botohen për hetë të parë, veç të tjerash, veprat e T. S. Eliot – it, K. Mansfied – it, të vetë Woolf si dhe përkthimi anglisht i veprës së Freud – it.
Mes romaneve të shumtë përmendim "Zonja Dalloway", "Drejt farit", "Orlando", "Valët" dhe "Midis akteve". Woolf shkroi veç romaneve edhe tregime, biografi, kritikë letrare dhe ese, mes të cilave përmendim dy kryeveprat e polemikës feministe: "Një dhomë më vete" dhe "Tre ginè".
Botuesi: Shtëpia e Librit
…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve...
Botuesi: Collins Classics
Publikuar fillimisht më 1928, Orlando është romani biografik subversiv i Virginia Woolf përmes të cilit, personazhi kryesor kapërcen shekuj dhe kontinente si dhe identietin gjinor ndërsa lexuesi ndjek aventurat e dashurisë ndërsa ai ndryshon nga një lord në oborrin e mbretëreshës Elisabet në një zonjë në Londrën e viteve 1920.
Botuesi: Collins Classics
Centred around one day in June where Clarissa is preparing for and holding a party, her interior monologue mingles with those of the other central characters in a stream of consciousness, entwining, yet never actually overriding the pervading sense of isolation that haunts each person.
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Autori shkruan për një varietet temash, që nga historiku i shtypit në Shkodër, te kritika ndaj hegjemonisë kulturore të elitës postkomuniste shqiptare, te recensione për vepra letrare të botuara gjatë këtyre viteve.
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
Për çdo produkt të kulturës, e përcaktojmë vlerën në përputhje me qëllimin që e bën atë të domosdoshëm. Dhe ky produkt, nuk sjell vetëm pasojat për të cila u ndërtua por edhe pasoja të paparashikueshme të cilat po i quajmë efekte anësore.
Botuesi: Morava
Kode zakonore në dramaturgjinë shqipe" shtrihet mes periudhave të ndryshme historike të Shqipërisë, ndërsa bën analizën e disa veprave të rëndësishme e të mirënjohura, ku hulumton përdorimin e kodeve zakonore në to, si edhe qëllimin pse i ka përdorur autori
Botuesi: Bard
Në mesin e “mitologjive” të krahasuara në përmbledhjen e parë të Cohenit janë ato greke, hebreje dhe të krishtera (…) fjalët e Cohenit e sfidojnë Fjalën.
Botuesi: Dituria
Në këto ligjërata, të mbajtura në raste të ndryshme gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Umberto Eco kërkon "të kuptojë kiminë e pasionit [të tij për fjalën".
Botuesi: Dituria
Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
Një nga teoricienët më të njohur francezë të letërsisë bashkëkohore, Gerard Genette (1930-2018) vjen me këtë libër në të cilin krijon një teori sistematike mbi analizën e shkrimeve të Marcel Proust, në veçanti të serisë Në kërkim të kohës së humbur.
Botuesi: Onufri
Vepra e Kadaresë, në letërsinë shqipe, është më e pasura, njëherësh, dhe më e larmishmja e shekullit XX, emblemë e identitetit dhe e origjinalizmit të saj në botë. Edhe kritikat e studimet në gjuhët e tjera, prej kohësh dhe në vazhdim, e cilësojnë ndër të mëdhatë, parësore, një nga përfaqësueset e letërsisë europiane të shekullit XX, mbështetur nga...
Referenca: SKU000638
Botuesi: Shtëpia e Librit
Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
Autori i këtij libri, John Ruskin, (1819-1900_ është mendimtari që konsiderohet si themeluesi i kritikës së artit. Një figurë me shumë ndiki, ai konsiderohet se ka frymëzuar njerëz të shumtë, përfshirë Mahatma Ghandin dhe Leon Tolstoin. Ai është më së shumti i njohur si kritik dhe patron arti, por ishte gjithashtu një polimath, mësues, gjeolog i...
Botuesi: Buzuku
"LETËRSIA NË RREZIK" shfaq TZVETAN TODOROVIN, dijetarin e Qarkut të Parisit, teoricienin e njohur, në fushën e gjerë të teorive estetike, veçan mbiletërsinë. TODOROVI skicon statusin e teorive në traditën e gjatë të tyre dhe prek letërsinë sot, gjithnjë duke sugjeruar si objekt studimi e mësimi në shkollë Letërsinë, para metodologjisë. "LETËRSIA NË...
Ky botim ka mbaruar. Një botim tjetër i këtij libri gjendet këtu: Link