Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala
  • Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Onufri

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zbulimi i Zef Pllumit
Origjinali: Zbulimi i Zef Pllumit
Gjinia: Studim Letrar
Autori: Kujtim M. Shala
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2021
Fq. 256
Pesha: 0.290 Kg
ISBN: 978-9928-354-23-5
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.

Zef Pllumi shkrimtar është një zbulim letrar, ndërsa ky zbulim së pari provohet me poezinë e tij, mbretëreshën e letërsisë, pastaj me prozën fikisonale, sidomos me veprën e pashoqe Frati i Pashallarëve Bushtali të Shkodrës (2004). Kështu, shkrimtari bën faqen tjetër të misionarit, të veprimtarit e të moralizuesit të madh shqiptar, një faqe të ndryshme e të ngjashme; të ndryshme, meqë kemi të bëjmë ne një vepër të ontos-it fiksional, të ngjashme, meqë kemi të bëjmë me veprën e një mësuesi të madh. Ndërsa, leximi i veprës së tillë shoqërohet nga vetëdija se letërsia lidhet në ide, në ideologji, madje thuret si utopi dhe, siç tipike është për historinë letrare, kthehet në mësim shenjues, çfarë mësimi letrar është.

Këto shenja lënë të kuptohet se, këtu, vepra letrare e Pllumit analizohet, përshkruhet dhe interpretohet, më parë se të takojë diskursin aksiologjik të kritikut. Një vepër si kjo e Pllumit lexohet për mësimin e madh, pastaj dhe për diskursin e bukur të saj.



Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928354235
ean13
9789928354235
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001961

Botuesi: Te tjere

Camaj i paskajuar, Shaban Sinani

Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
800 Lekë
More

Referenca: 2321

Botuesi: Plejad

Rikthimi tek eterit tane, Ndricim Kulla

Anija jonë e identitetit dhe kulturës nuk duhet ta humbasë busullën, edhe pse pështjellim dhe turbulencë akoma dhe më e shpeshtë do të karakterizojë kohën tonë. Nuk duhet të dalim kundër rrymës, pasi nuk mundemi, por edhe s'duhet ta lëmë veten "të na marrë rrjedha".
700 Lekë
More

Referenca: 2247

Botuesi: Te tjere

Shkolla shqipe e Poradecit, Lasgush Poradeci

Midis dosjeve të shumta në arkivin e babait tim, Lasgush Poradecit, më kishte rënë në sy edhe dosja me titull: "Dokumenta për shkollën shqipe të Poradecit". Mbasi e pashë dhe e studiova me kujdes, vendosa të merresha seriozisht me botimin e saj, duke përmbushur kështu edhe një dëshirë të hershme të babait tim.
400 Lekë
More

Referenca: SKU001663

Botuesi: Skanderbeg Books

Letersia shqipe: nje histori e shkurter, Robert Elsie

Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Albanohellenica, numri 4, 2011

Titulli: Albanohellenica, numri 4, 2011Origjinali: Albanohellenica, numri 4, 2011Gjinia: Studime filologjikeAutori: Të ndryshëmShtëpia botuese: Lidhja Filologjike Shqiptaro - GrekeViti: 2011Fq. 216Pesha: 0.448 kgISBN: 1108-846X
1 000 Lekë
More

Referenca: 2090

Botuesi: Princi

Montale dhe Dante, Arshi Pipa

Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë. Profesor Pipa e fokuson studimin e tij mbi influencën që ka pasur poezia e Dantes mbi veprën e Montales.
790 Lekë
More

Referenca: SKU001624

Botuesi: Te tjere

Poetika e dramaturgjise dhe mendimit estetik, Jakup Mato

Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë veprimtaritë e shoqërive artistike në periudhën e pavarësisë duke nxjerrë në pah ndihmën që ato dhanë për të krijuar gjasat e nevojshme për artin profesionist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedie në këtë fushë.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2292

Botuesi: Te tjere

Ese te letersise shqipe, Ernest Koliqi

Në kohën që kjo kritikë përjashtonte nga procesi i komunikimit letrar një pjesë të mirë të veprave dhe autorëve të traditës shqipe si dhe të veprave të bashkëkohore, Koliqi i rimerrte edhe njëherë ata sa për t'iu kundërvënë harresës që kritika zyrtare shqiptare synonte për këtë lloj letërsie aq edhe për të sjellë vende të reja për këta autorë.
900 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Antologji poetike për kuajt, Roland Zisi

Antologji poetike për kuajt nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.
700 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Në takim me shkrimtarë, Fiona Kopali

Ismail Kadare hapi derën. Sërish, përfytyrimi im ishte ndryshe nga realiteti. Nuk e di përse shkrimtarët i imagjinoj gjithnjë pak më të shkurtër se janë. Ishte shumë bukur të takoje shkrimtarin e madh, ndaj iu afrova ta përqafoja. Përballë derës ishte një studio plot me libra.
500 Lekë
More

Referenca: 2290

Botuesi: Naimi

Himni kombetar i shqiptareve, Valbona Karakaci

Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar. Është bërë një shekull dhe janë shpalosur shumë variante nga studiues dhe historianë të ndryshëm në dekada të ndryshme duke dhënë secili variantin e tij, por në fund të fundit vetëm një mbijetoi gjatë kësaj periudhe kohore "Rreth flamurit të përbashkuar".
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Rrëfenja kuteliane, Klara Buda

"Rrëfenja kuteliane" është një tregim i shkurtër i shkruar në mënyrë të veçantë për t'u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi, i cili transformohet në rrëfimtar, pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin.
500 Lekë
More