• Ka mbaruar
Panorame per Shekspirin, vol. 2, Fadil Pacrami
  • Panorame per Shekspirin, vol. 2, Fadil Pacrami

Panorame per Shekspirin, vol. 2, Fadil Pacrami

SKU000829
Ideart

Në këtë vëllim është paraqitur analiza letrare e veprave: "Jul Qezari", "Antoni dhe Kleopatra", "Rikardi ll", "Rikardi lll", "Makbethi" dhe "Hamleti".

10,41 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Panoramë për Shekspirin, vëllimi i dytë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Panoramë për Shekspirin, vëllimi i dytë
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Fadil Paçrami
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2008
Fq. 400
Pesha: 0.684 kg
ISBN: 978-99943-43-98-0

Mbi librin

Në këtë vëllim është paraqitur analiza letrare e veprave: "Jul Qezari", "Antoni dhe Kleopatra", "Rikardi ll", "Rikardi lll", "Makbethi" dhe "Hamleti".

Mbi autorin

Fadil Paçrami lindi në Shkodër në 27 maj të vitit 1922. Ish – deputet i Kuvendit Popullor dhe ministër kulture rreth viteve 1966. Bëri një jetë të thjeshtë e të qetë pas daljes nga burgu i Burrelit në vitin 1991, ku vuajti dënimin prej 25 vjetësh në diktaturën komuniste për frymën liberale që sillte.

Paçrami është autor i disa pjesëve si "Çështja e inxhinier Saimirit", "Shtëpia në Bulevard" apo dhe "19 ditë", që e bënë atë pjesë të grupit armiqësor në kulturë. Pak kohë para vdekjes, ish deputeti u shpreh se i përkiste brezit të humbur e se kishte shumë mangësi që po mundohej t'i plotësonte me lexime të shumta. Në intervistat e dhëna në vitet e fundit, Paçrami e ka cilësuar jetën e tij si një dramë të madhe me katër akte.

Akti i parë nis me rininë, e sipas tij vijonte në këtë vit të luhej në dramën e fundit që po shkruante të quajtur "Miri, ai dhe hija e vdekjes". Paçrami doli nga burgu në vitin 1991 dhe nuk u morr më me partitë, duke deklaruar se ishte shumë i zhgënjyer prej tyre. "Jam jashtë partive por jo jashtë politikës e deri më tani kam shkruar rreth 45 artikuj për këtë tranzicion", është shprehur Paçrami një vit më parë.

Ai u emërua shumë i ri Zv. Ministër i Arsimit dhe Kulturës e më pas pati shumë poste të tjera si Ministër e kryetar kuvendi. Që në fillimet e tij, Paçrami pati kontradikta lidhur me politikën me Jugosllavinë në atë kohë, ku para burgimit, u mbajt në izolim për rreth dy javë. Ai vijoi të shkruajë dhe në burg, duke e quajtur si një mjet për të dalë jashtë mureve të tij.

Detajet e librit
Ideart
SKU000829
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Arti i të shkruarit, Sulejman Mato

"Arti i të shkruarit" është shkruar me jë gjuhë të thjeshtë mbi një unitet konceptual, me citime të përzgjedhura nga letërsia jonë dhe ajo botërore, ai synon të shpalosë standardet e asaj çka quhet "letërsi universale" dhe argumenton pse quhet e tillë.
6,25 
More

Referenca: 2978

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

E dua Dostojevskin, sepse deformon me koherencë, furi dhe pa masë. E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur.
8,33 
More

Referenca: SKU001134

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 5, Faik Konica

Në këtë vëllim janë paraqitur studime mbi personalitetin dhe veprën e Faik Konicës nga autorë si: Nonda Bulka, Gijom Apoliner, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo etj.
8,33 
More

Referenca: 2237

Botuesi: SARAS

Publikja Shqiptare, ese

Janë plot 12 ese kritike, të shkruara nga 12 personalitete të kulturës dhe të mendimit shqiptar, të cilët duke marrë në shqyrtim elementet filozofike, politike, nacionaliste e gjuhësore, na sjellin në vëmendje çështjen kombëtare. Çështja shqiptare dhe shqiptarët 100 vjet pas shpalljes së Pavarësisë.
6,25 
More

Referenca: SKU001485

Botuesi: Naimi

Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Eldon Gjikaj

Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qendrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja.
5,21 
More

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.
20,82 
More

Referenca: SKU001341

Botuesi: OMBRA GVG

Jeta e Fan S. Nolit, vol. 2, Nasho Jorgaqi

Është përshkrimi më shterues i jetës dhe veprës së Nolit. Është një kryevepër në llojin e vet. Është një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje për çdo aspekt të jetës së tij, si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i N. Jorgaqit meriton vlerësimin më të lartë.
16,66 
More

Referenca: SKU001508

Botuesi: Onufri

Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten, Ismail Kadare

Si veteran i gjymtuar pas prerjes, që u përmend në krye të kësaj sprove, ai himn do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiler-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për t'i dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.
9,37 
More

Botuesi: Onufri

Kadare në gjuhët e botës, Bashkim Kuçuku

Në vitet 2000, 2005, 2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo – amerikane e veprës së Ismail Kadaresë.
15,62 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe