Enciklopedi Kadareane 1, Bashkim Kuçuku, Jorina Kryeziu (Shkreta)
  • Enciklopedi Kadareane 1, Bashkim Kuçuku, Jorina Kryeziu (Shkreta)

Enciklopedi Kadareane 1, Bashkim Kuçuku, Jorina Kryeziu (Shkreta)

Onufri

Vepra e Kadaresë, në letërsinë shqipe, është më e pasura, njëherësh, dhe më e larmishmja e shekullit XX, emblemë e identitetit dhe e origjinalizmit të saj në botë. Edhe kritikat e studimet në gjuhët e tjera, prej kohësh dhe në vazhdim, e cilësojnë ndër të mëdhatë, parësore, një nga përfaqësueset e letërsisë europiane të shekullit XX, mbështetur nga qindrat e botimeve dhe të ribotimeve, 1462, në 47 gjuhë, si dhe të rreth 3 mijë recensioneve dhe studimeve për të.

42,50 GBP
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Enciklopedi Kadareane 1/ L’encyclopedie Kadareenne 1/ The Kadarean Encyclopedia 1

Origjinali: Enciklopedi Kadareane 1/ L’encyclopedie Kadareenne 1/ The Kadarean Encyclopedia 

Gjinia: Enciklopedi

Autori: Bashkim Kuçuku, Jorina Kryeziu (Shkreta)

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2020

Fq. 740

Pesha: 1.780 kg

ISBN: 978-9928-313-18-8

Ky libër është në gjuhën shqipe dhe anglisht

Mbi librin

Në hulumtimet kadareane, sa herë kemi hyrë në një linjë të caktuar, për të gjetur të dhëna të reja për përhapjen dhe vlerësimin e krijimtarisë, kemi gjetur një e disa linja, të lidhura në një sistem të pandërprerë, që zbulon vetveten. Prandaj, drejtimin tonë e ka prirë vetë vepra e metavepra kadareane. Zanafilla e këtij libri ka qenë një ide-projekt më e thjeshtë: bibliografi e kriterit titullor-kronologjik, e shoqëruar me ballinat e disa prej romaneve më të botuara të Ismail Kadaresë, një origjinalizëm, thuajse i panjohur, i konkretizimit të tyre në artet figurative pamore. Në rrethana më të përshtatshme, pas dy–tre vjetësh, lënda e përgatitur u rimor për t’u botuar. Atëherë nisëm kërkimin për të arritur në një këndvështrim të ri, sintetizues, prej nga të shpërfaqej në mënyrë tërësore e sa më të plotë, gjendja e tyre e tanishme, që është në një shkallare të lakmueshme. Përpara syve kishim disa fakte themelore, të pakundërshtueshme.

Vepra e Kadaresë, në letërsinë shqipe, është më e pasura, njëherësh, dhe më e larmishmja e shekullit XX, emblemë e identitetit dhe e origjinalizmit të saj në botë. Edhe kritikat e studimet në gjuhët e tjera, prej kohësh dhe në vazhdim, e cilësojnë ndër të mëdhatë, parësore, një nga përfaqësueset e letërsisë europiane të shekullit XX, mbështetur nga qindrat e botimeve dhe të ribotimeve, 1462, në 47 gjuhë, si dhe të rreth 3 mijë recensioneve dhe studimeve për të. Ne këto i dinim dhe një pjesë të madhe të thesarit të tyre i kishim në dorë. Kështu, hulumtimet dhe studimi na drejtuan vetiu në përftimin dhe sendërtimin e enciklopedisë së parë kadareane dhe, për më tepër, të enciklopedisë së parë shqiptare të këtij lloji, kushtuar një shkrimtari.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928313188
ean13
9789928313188
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Një fund dhe një fillim, Robert Elsie

Në Shqipëri, këto vite të gjata e të errëta krijuan një mungesë të madhe njohjesh objektive për botën e jashtme, ndërsa në botën perëndimore ato krijuan një mungesë po aq të madhe informacioni për Shqipërinë, një vend i cili për shumicën e njerëzve kishte pushuar së ekzistuari, derisa dhjetëra mijëra refugjatë papritur dolën në brigjet e Italisë jugore në...
4,25 GBP
More

Botuesi: Dituria

Për letërsinë, Umberto Eco

Në këto ligjërata, të mbajtura në raste të ndryshme gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Umberto Eco kërkon "të kuptojë kiminë e pasionit [të tij për fjalën".
8,50 GBP
More

Botuesi: Dituria

Biseda me Kafkën, Gustav Janouch

Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
6,80 GBP
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi përrallën, Italo Calvino

Në këtë përmbledhje esesh kritike me temë përrallën, autori shkruan mbi një sërë botimesh e përmbledhjesh me përralla nga e gjithë bota: përrallat afrikane e italiane, si dhe përmbledhjet e ndryshme europiane (vëllezërit Grimm, Ch. Perrault, W. B. Yeats, V. Propp, etj.).
5,95 GBP
More

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Vlera e artit në kohë, John Ruskin

Autori i këtij libri, John Ruskin, (1819-1900_ është mendimtari që konsiderohet si themeluesi i kritikës së artit. Një figurë me shumë ndiki, ai konsiderohet se ka frymëzuar njerëz të shumtë, përfshirë Mahatma Ghandin dhe Leon Tolstoin. Ai është më së shumti i njohur si kritik dhe patron arti, por ishte gjithashtu një polimath, mësues, gjeolog i...
6,80 GBP
More

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Diskursi i ri i rrëfimit, Gerard Genette

Një nga teoricienët më të njohur francezë të letërsisë bashkëkohore, Gerard Genette (1930-2018) vjen me këtë libër në të cilin krijon një teori sistematike mbi analizën e shkrimeve të Marcel Proust, në veçanti të serisë Në kërkim të kohës së humbur.
5,10 GBP
More

Botuesi: Buzuku

Letërsia në rrezik, Tzvetan Todorov

"LETËRSIA NË RREZIK" shfaq TZVETAN TODOROVIN, dijetarin e Qarkut të Parisit, teoricienin e njohur, në fushën e gjerë të teorive estetike, veçan mbiletërsinë. TODOROVI skicon statusin e teorive në traditën e gjatë të tyre dhe prek letërsinë sot, gjithnjë duke sugjeruar si objekt studimi e mësimi në shkollë Letërsinë, para metodologjisë. "LETËRSIA NË...
5,95 GBP
More

Botuesi: Aleph

Letërsia dhe zotat, Roberto Calasso

I shkëlqyer, i frymëzuar, plot erudicion të lavdishëm, Letërsia dhe zotat është kulmi i studimeve të jetës së Roberto Calassos, për vendin dhe rolin që kanë zotat në imagjinatën njerëzore.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU000638

Botuesi: Shtëpia e Librit

Një dhomë më vete, Virginia Woolf

Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
5,95 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".
4,25 GBP
More

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
4,25 GBP
More

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
3,40 GBP
More