• Banner

  • Ka mbaruar
Ligjerimi feminist te Kadare, Irena Myzeqari
  • Ligjerimi feminist te Kadare, Irena Myzeqari

Ligjërimi feminist te Kadare, Irena Myzeqari

Tërë vëllimi përvijon një mozaik që jo pak herë priret të riformohet, pikërisht sa herë përftohet si i tillë. Kjo prirje lind nga fakti se brendia e analizave dhe trajtesave e mban me vështirësi gjerësinë dhe thellësinë e objektit të studiuar, sepse për çdonjërën nga çështjet e trajtuara mund të përvijohen dhe përmasa të tjerë më të gjera.

103,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ligjërimi feminist te Kadare
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Irena Myzeqari
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2018
Fq. 146
Pesha: 0.274 kg.
ISBN: 978-9928-236-52-4

Koment mbi librin

"Tërë vëllimi përvijon një mozaik që jo pak herë priret të riformohet, pikërisht sa herë përftohet si i tillë. Kjo prirje lind nga fakti se brendia e analizave dhe trajtesave e mban me vështirësi gjerësinë dhe thellësinë e objektit të studiuar, sepse për çdonjërën nga çështjet e trajtuara mund të përvijohen dhe përmasa të tjerë më të gjera.

Kjo dhe për faktin se vepra letrare e Ismail Kadaresë ka përftuar statusin e një prej referencave kryesore të koncepteve të rëndësishme historike dhe kulturore në Shqipëri. Për shkak të dimensioneve dhe origjinalitetit që mbart vepra e tij, ajo ka qenë shpeshherë terren në të cilën janë zhvilluar një sërë debatesh teorike, jo vetëm të natyrës letrare, por edhe qasjeve të tjera shkencore. Mund të përmendim këtu koncepte të tilla si nacionalizmi, tjetri, hapësirat, mitet, identitetet etj.

Është kjo arsyeja që analiza e veprës së Irena Myzeqarit ndihmon në një farë mënyre, sado që në formë të përthyer artistikisht, të mund të bëhet radiografia e shkallës së emancipimit të shoqërisë shqiptare, parë në evolucionin e saj.

Libri është i vetëmjaftueshëm në komunikimin e leximit, pjesët qëndrojnë në raporte varësie dhe bashkëmarrëdhënieje, përmes formash të veçanta të vlerësimit të dukurive. Në këto raporte bashkëmarrëdhënieje, përparësi nuk merr përshkrimi i dukurive, por domethënia, kuptimësia e thelbit të veprës së Kadaresë në raport me identitetin e femrës, duke krijuar një pjesë integrale të shqetësimit të tij për drejtësinë sociale."

Prof. Dr. Ylljet Aliçka

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928236524
ean13
9789928236524
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2942

Botuesi: Onufri

Korbi korbit nuk ia nxjerr syte, Mihal Luarasi

Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga "fiku" dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001624

Botuesi: Te tjere

Poetika e dramaturgjise dhe mendimit estetik, Jakup Mato

Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë veprimtaritë e shoqërive artistike në periudhën e pavarësisë duke nxjerrë në pah ndihmën që ato dhanë për të krijuar gjasat e nevojshme për artin profesionist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedie në këtë fushë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Arti si mëkat, Ismail Kadare

Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Natyre mort me kulture, Virgjil Muci

“Natyrë mort me kulturë”, një gjetje simbolike e autorit, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit. I ndarë në katër kapituj, libri sjell një përmbledhje të të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Një lloj përgjigjeje më shumë sesa një denoncim ndaj një gjendjeje faktike të jetës...

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)