• Banner

  • Ka mbaruar
Ligjerimi feminist te Kadare, Irena Myzeqari
  • Ligjerimi feminist te Kadare, Irena Myzeqari

Ligjërimi feminist te Kadare, Irena Myzeqari

Tërë vëllimi përvijon një mozaik që jo pak herë priret të riformohet, pikërisht sa herë përftohet si i tillë. Kjo prirje lind nga fakti se brendia e analizave dhe trajtesave e mban me vështirësi gjerësinë dhe thellësinë e objektit të studiuar, sepse për çdonjërën nga çështjet e trajtuara mund të përvijohen dhe përmasa të tjerë më të gjera.

900 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ligjërimi feminist te Kadare
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Irena Myzeqari
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2018
Fq. 146
Pesha: 0.274 kg.
ISBN: 978-9928-236-52-4

Koment mbi librin

"Tërë vëllimi përvijon një mozaik që jo pak herë priret të riformohet, pikërisht sa herë përftohet si i tillë. Kjo prirje lind nga fakti se brendia e analizave dhe trajtesave e mban me vështirësi gjerësinë dhe thellësinë e objektit të studiuar, sepse për çdonjërën nga çështjet e trajtuara mund të përvijohen dhe përmasa të tjerë më të gjera.

Kjo dhe për faktin se vepra letrare e Ismail Kadaresë ka përftuar statusin e një prej referencave kryesore të koncepteve të rëndësishme historike dhe kulturore në Shqipëri. Për shkak të dimensioneve dhe origjinalitetit që mbart vepra e tij, ajo ka qenë shpeshherë terren në të cilën janë zhvilluar një sërë debatesh teorike, jo vetëm të natyrës letrare, por edhe qasjeve të tjera shkencore. Mund të përmendim këtu koncepte të tilla si nacionalizmi, tjetri, hapësirat, mitet, identitetet etj.

Është kjo arsyeja që analiza e veprës së Irena Myzeqarit ndihmon në një farë mënyre, sado që në formë të përthyer artistikisht, të mund të bëhet radiografia e shkallës së emancipimit të shoqërisë shqiptare, parë në evolucionin e saj.

Libri është i vetëmjaftueshëm në komunikimin e leximit, pjesët qëndrojnë në raporte varësie dhe bashkëmarrëdhënieje, përmes formash të veçanta të vlerësimit të dukurive. Në këto raporte bashkëmarrëdhënieje, përparësi nuk merr përshkrimi i dukurive, por domethënia, kuptimësia e thelbit të veprës së Kadaresë në raport me identitetin e femrës, duke krijuar një pjesë integrale të shqetësimit të tij për drejtësinë sociale."

Prof. Dr. Ylljet Aliçka

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928236524
ean13
9789928236524
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Kritika letrare në Shejzat, Ymer Ciraku, Elona Plaku

Argumenti i këtij libri e ka të dorës së parë synimin për të dëshmuar se kritika letrare shqiptare tashmë e ka siguruar profilin e saj në rrugën përmbi një shekullore. Por mbi të gjitha nuk kanë munguar e nuk mungojnë të lëshohen ende rezerva apo refuzime për një mision tek e fundit të pakryer dot prej saj.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000135

Botuesi: Ideart

Proza e Kutelit, Behar Gjoka

Mitrush Kuteli sot ka vendin në letërsinë shqiptare, sigurisht jo në atë vend që ia caktuen historiografët në vëllimet e kritikës e të periodizimit të letërsisë sonë. Diçka e tillë arsyetohet me faktin sepse Kuteli na paraqet si letrar një njeri kulture si vetje fort komplekse. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2978

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

E dua Dostojevskin, sepse deformon me koherencë, furi dhe pa masë. E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Këmba e të panjohurës, Krenar Zejno

Frenhofer, një piktor i jashtëzakonshëm, krijesë e mistershme balzakiane, tenton të jashtëzakonshmen: mishërimin real të bukurisë, dashurisë dhe pasionit ideal; shpall të jashtëzakonshmen: qëndresën për të mos e shpërfaqur para syve të kurrkujt krijimin e tij.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)