Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Leter Dylqinjes, Agim Baci
  • Leter Dylqinjes, Agim Baci

Letër Dylqinjës, Agim Baci

Onufri

Një ftesë për një lexim ndryshe të letërsisë. Libri i Agim Baçit, i njohur si gazetar, kritik por edhe si tregimtar e novelist, vjen me 18 letra drejtuar personazheve të përbotshme të letërsisë, si Don Kishotit, Shvejkut, Çiçikovit, Ana Kareninës, Madamë Bovarisë, Odiseut, Tom Sojerit, Brutit apo edhe autorëve si Cvajg dhe Milan Kundera.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Letër Dylqinjës (kopertinë e trashë)
Origjinali: Letër Dylqinjës
Gjinia: Prozë, kritika letrare
Autori: Agim Baçi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 110
Pesha: 0.423 kg.
ISBN: 978-9928-226-18-1

Mbi librin

Një ftesë për një lexim ndryshe të letërsisë. Libri i Agim Baçit, i njohur si gazetar, kritik por edhe si tregimtar e novelist, vjen me 18 letra drejtuar personazheve të përbotshme të letërsisë, si Don Kishotit, Shvejkut, Çiçikovit, Ana Kareninës, Madamë Bovarisë, Odiseut, Tom Sojerit, Brutit apo edhe autorëve si Cvajg dhe Milan Kundera.

Është një këndvështrim origjinal, ku janë përshkruar aq letra dhe sa dhe përgjigje, ku autori ka tentuar t'i përshtasë me stilet e autorëve. E nëse letrat janë të gjithë të nënshkruara nga autori i këtij libri, përgjigjet janë "firmosur" herë nga personazhet e herë nga autorët.

Letrat janë një gjetje origjinale në dhënien e këndvështrimeve të leximeve. Por padyshim që mund të lexohen edhe si letërsi e, herë – herë, edhe si sprovë. Lexuesi ftohet të ketë lupën e tij të leximit për personazhe që kanë zënë vend në miliona biblioteka në botë, në qindra vite.

Personazhet dhe autorët të cilëve iu është "drejtuar" Baçi, shoqërohen me ilustrimet e Bujar Kapexhiut, duke i dhënë librit një dimension jo vetëm imagjinar në lexim.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226181
ean13
9789928226181
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Nga Kafka te Kafka, Maurice Blanchot

"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Poema arbëreshe, Zef Skiro di Maxho

Që në dhjetëvjetëshin e parë të krijimtarisë së vet, Zef Skiro Di Maxho, do të shkruajë krahas poezisë lirike (përmbledhjet "Sunata" dhe "Më parë se të ngriset") dhe poema epike të natyrës tregimtare. Në qoftë se me të parën, ai këndon në unison me poetët arbëreshë të kohës së tij, me të dytën vijon traditën epike të De Radës e të Darës, veçanërisht atë...
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Uragani i ndërprerë, ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, Ismail Kadare

Onufri nxjerr sot në librari sprovën e Kadaresë "Uragani i ndërprerë: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe". Pas botimit në veprën e plotë më 2009, ky botim i autorizuar i Kadaresë del për herë të parë si libër më vete. Këtu përfshihen dy parathënie të Kadaresë për këtë sprovë dhe hidhet dritë për herë të parë për botimin e vitit 1991,nga shtëpia botuese...
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Shtegtimi i miteve, Ermira Ymeraj

Libri studimor i Ermira Ymerajt, "Shtegtimi i miteve, nga religjioni e folklori në letërsi", thuajse është një temë e veçantë në planin e shqyrtimit të kësaj materie, sa të lashtë për përvojën njerëzore, aq edhe të re për fushën studimore albanologjike.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001341

Botuesi: OMBRA GVG

Jeta e Fan S. Nolit, vol. 2, Nasho Jorgaqi

Është përshkrimi më shterues i jetës dhe veprës së Nolit. Është një kryevepër në llojin e vet. Është një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje për çdo aspekt të jetës së tij, si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i N. Jorgaqit meriton vlerësimin më të lartë.
1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Prania si mungesë... Mungesa si prani, Eldon Gjikaj

"E madhe është gjëma e mëkatit" shkon te lexuesi në vitet '90-të, afro 45 vjet pasi u shkrua, kur shoqëria shqiptare gjendet në një vorbull ndryshimi shumplanësh. Sistemi letrar shqiptar përfshihet sakaq në këtë vorbull, duke dëshmuar sensibilitet dhe maturim brenda polisistemit të përgjithshëm kulturor
800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001095

Botuesi: Onufri

Unaza në kthetra, Ismail Kadare

Ai i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë.
700 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.
2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Follow us on Facebook