Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Lexuesi ne kurth, eseistika e Kadarese, Floresha Dado
  • Lexuesi ne kurth, eseistika e Kadarese, Floresha Dado
  • Lexuesi ne kurth, eseistika e Kadarese, Floresha Dado

Lexuesi në kurth, eseistika e Kadaresë, Floresha Dado

Onufri

Energjike dhe provokuese në komunikimin me lexuesin, eseja e Kadaresë shfaqet në trajta befasuese, duke shkrirë në ligjërimin e saj tipare të artit letrar dhe të llojeve të tjera të krijimtarisë intelektuale. Një shkrimtar, i përmasave të Kadaresë, sigurisht që mbart brenda vetes edhe dimensionin e dijetarit.

1 000 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lexuesi "në kurth": eseistika e Kadaresë (kopertina e trashë)
Origjinali: Lexuesi "në kurth": eseistika e Kadaresë
Gjinia: Studim letrar
Autori: Floresha Dado
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 328
Pesha: 0.524 kg.
ISBN: 978-9928-4354-0-8

Fragment nga libri

Energjike dhe provokuese në komunikimin me lexuesin, eseja e Kadaresë shfaqet në trajta befasuese, duke shkrirë në ligjërimin e saj tipare të artit letrar dhe të llojeve të tjera të krijimtarisë intelektuale. Një shkrimtar, i përmasave të Kadaresë, sigurisht që mbart brenda vetes edhe dimensionin e dijetarit.

Lidhja e brendshme, midis peshës që i jep fjalës artistike dhe qasjes racionale, mbi aspekte dhe problematika të ndryshme, sa konkrete – individuale aq edhe universale, formëson një strukturë komplekse të horizontit të tij krijues. Brenda këtij sistemi shpirti dhe dija realizojnë njëra – tjetrën.

Duke studiuar eseistikën e Kadaresë, i futemi një sfere të jashtëzakonshme të njohjes, të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, të mendimit dhe imagjinatës së tij. Pyetja nëse është vetëdija ajo që ka nxitur imagjinatën e përfytyrimeve, të shkëndijimit të tezave dhe hipotezave të reja, të përballjes me gjithë "botën", apo është intuita e brendshme që e çon drejt arsyetimeve origjinale, të diskutueshme apo dhe të pranueshme, është më e vështira, sidomos në këtë lloj krijimi.

Studimi se si mendimtari dhe shkrimtari, me mirëkuptim, i zënë vendin njëri – tjetrit, në shtresimet e brendshme të eseve, është një qasje specifike, e dallueshme nga interpretimi i krijimtarisë së tij letrare.

Sipas mendimit tim, këto janë dilema shumë interesante, që nxisin një mënyrë tjetër të leximit dhe kuptimit të thelbit të eseve të Kadaresë dhe që rizbulojnë vlera të tjera të këtij krijuesi – mendimtar të jashtëzakonshme.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928435408
ean13
9789928435408
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001245

Botuesi: Kokona

Quo Vadis Letërsi Shqipe dhe shkrime të tjera kritike, Vedat Kokona

Titulli: Quo Vadis Letërsi Shqipe dhe shkrime të tjera kritike (1937-1944)Origjinali: Quo Vadis Letërsi Shqipe dhe shkrime të tjera kritike (1937-1944)Gjinia: Kritika letrareAutori: Vedat KokonaShtëpia botuese: KokonaViti: 2006Fq. 184Pesha: 0.231 kgISBN: 978-99943-914-7-9
600 Lekë
More

Referenca: SKU000003

Botuesi: Mitrush Kuteli

Shënime Letrare, Mitrush Kuteli

Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike.
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU001095

Botuesi: Onufri

Unaza në kthetra, Ismail Kadare

Ai i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë.
700 Lekë
More

Referenca: 2813

Botuesi: Naimi

Studime filologjike per letersine romantike arbereshe, Matteo Mandala

Në librin "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe" të Matteo Mandalá gjithçka është e re për lexuesin shqiptar. Të reja janë leximet e trashëgimit letrar në botën arbëreshe, prej veprave të De Radës, Gavril Darës, Zef Skiroit, Frangjisk Santorit, Emanuele Bideras dhe autorëve më të hershëm si Nikollë Keta e Nikollë Filja.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kadare në gjuhët e botës, Bashkim Kuçuku

Në vitet 2000, 2005, 2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo – amerikane e veprës së Ismail Kadaresë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Natyre mort me kulture, Virgjil Muci

“Natyrë mort me kulturë”, një gjetje simbolike e autorit, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit. I ndarë në katër kapituj, libri sjell një përmbledhje të të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Një lloj përgjigjeje më shumë sesa një denoncim ndaj një gjendjeje faktike të jetës...
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe