• Banner

Kadare ne gjuhet e botes, Bashkim Kucuku
  • Kadare ne gjuhet e botes, Bashkim Kucuku

Kadare në gjuhët e botës, Bashkim Kuçuku

Në vitet 2000, 2005, 2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo – amerikane e veprës së Ismail Kadaresë.

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kadare në gjuhët e botës, në dyzet e pesë gjuhë
Origjinali: Kadare në gjuhët e botës, në dyzet e pesë gjuhë
Gjinia: Kritika letraer
Autori: Bashkim Kuçuku
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 498
Pesha: 0.711 kg.
ISBN: 978-9928-186-90-4

Mbi librin

Përplotësimi i tretë i "Kadare në gjuhët e botës" ka qenë mjaft befasues. Nga 637 botime në 35 gjuhë, që kishte i dyti, janë njëjtësuar 664 të tjera, gjithsej 1301, në 45 gjuhë, ose, dyfishi i tyre. Nga 23 vepra kritike e studimore, 8 në frëngjisht, 1 holandisht, 1 në spanjisht, 13 në shqip, që kishte botimi paraardhës, i tanishmi ka 68 me përzgjedhje, 16 në frëngjisht, 8 në italisht, 6 në anglisht, 2 në gjermanisht, 1 në holandisht, 3 në spanjisht, 32 në shqip.

Burimet janë tri: a) botimet dhe ribotimet e reja në gjuhët "e pushtuara" më parë; b) botimet dhe ribotimet e mëparshme, të cilët, nuk kishim mundur t'i njëjtësonin deri atëherë; c) botimet në gjuhë të tjera, "të pushtuara" rishtas.

Në vitet 2000, 2005, 2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo – amerikane e veprës së Ismail Kadaresë.

Denduri botimesh ka pasur në italisht, spanjisht, portugalisht. Ritmika e përshpejtuar e tyre ka ndryshuar edhe shkallaren e gjuhëve në të cilat është përkthyer. Italishtja, që ishte e nënta, është ngjitur e katërta, spanjishtja nga e teta e gjashta, portugalishtja nga e nënta e shtata.

Të dhënat krahasuese, 378 në shqip dhe 923 në 44 gjuhë të huaja, në përpjestim 1 me 2.5, tregojnë se funksioni kryesor i saj prej vitesh nuk është më në hapësirën kulturore e gjuhësore letrare shqipe, por në kultura e gjuhë të tjera, thënë ndryshe, funksioni kryesor i saj është ai gjithësor/universal.

Nëpërmjet saj letërsia shqipe ka fituar një funksion të ri, që, historikisht nuk e ka pasur. Edhe me librat studimorë, në shtatë gjuhë, është shndërruar në dukuri letrare europiane.

Mbi autorin

Bashkim Kuçuku, kritiku letrar e studiues, redaktor në gazetën letrare "Drita" (1974 – 1985), kryeredaktor i gazetës "Çamëria – vatra amtare" (1991 – 1995), kryeredaktor i revistës "Universi Shqiptar i Librit" (1997 – 2001), është profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës (1986).

Ka botuar dhjetëra artikuj e studime në revista shkencore e letrare në shqip, si dhe në gjuhë të huaja, ka kumtuar në Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare, në hapësirën shqipfolëse dhe jashtë saj, në Greqi, Itali, Rusi, Bosnjë etj.

Libra: "Kadare në gjuhët e botës", "Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore", "Antologji savremene albanske poezije/ Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore", "Kombi gjen vetveten", "Pas eklipsit letrar".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186904
ean13
9789928186904
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Kuteli kritik, Arjan Llanaj

Studiuesi Arjan Llanaj zgjeron me informacion pamjen tradicionale të studimeve letrare të Kutelit, duke përmendur se mendimit të tij i shfaqen përballë vepra, autorë dhe personalitete prej periudhës së Rilindjes deri tek koha e modernitetit të letërsisë shqipe.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Arti si mëkat, Ismail Kadare

Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Kadare i denoncuar, Dashnor Kaloci

Dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH – së, të klasifikuara "Tepër sekret", me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, analiza, kritika, dëshmi, raporte, relacione, akuza e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të pa publikuara më parë...!

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2978

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

E dua Dostojevskin, sepse deformon me koherencë, furi dhe pa masë. E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore,vol. 3, Arshi Pipa

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një...

Çmimi 13,87 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Uragani i ndërprerë, ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, Ismail Kadare

Onufri nxjerr sot në librari sprovën e Kadaresë "Uragani i ndërprerë: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe". Pas botimit në veprën e plotë më 2009, ky botim i autorizuar i Kadaresë del për herë të parë si libër më vete. Këtu përfshihen dy parathënie të Kadaresë për këtë sprovë dhe hidhet dritë për herë të parë për botimin e vitit 1991,nga shtëpia botuese...

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)