• Banner

Studime kritiko-letrare per letersine shqipe, Roland Zisi
  • Studime kritiko-letrare per letersine shqipe, Roland Zisi

Studime kritiko-letrare për letërsinë shqipe, Roland Zisi

Lëndën e këtij libri e përbëjnë një varg referatesh, kumtesash dhe artikujsh që janë shkruar gjatë njëzetë vjetëve të fundit dhe botuar nëpër periodikë shkencorë ose akte konferencash, seminaresh e simpoziumesh kombëtare e ndërkombëtare në të cilat autori ka qenë pjesëmarrës.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Studime kritiko-letrare për letërsinë shqipe
Origjinali: Studime kritiko-letrare për letërsinë shqipe
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Roland Zisi
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2015
Fq. 296
Pesha: 0.331 kg.
ISBN: 978-9928-109-94-1

Mbi librin

Lëndën e këtij libri e përbëjnë një varg referatesh, kumtesash dhe artikujsh që janë shkruar gjatë njëzetë vjetëve të fundit dhe botuar nëpër periodikë shkencorë ose akte konferencash, seminaresh e simpoziumesh kombëtare e ndërkombëtare në të cilat autori ka qenë pjesëmarrës.

Në pjesën e parë të tij janë grupuar studimet për letërsinë arbëreshe, ndërsa në pjesën e dytë studimet për letërsinë shqipe të shek. XX. Janë kryesisht studime të karakterit historik dhe kritiko-letrar për autorë, vepra dhe procese letrare për dy periudha të rëndësishme të letërsisë shqipe, që pas kumtimit në veprimtari shkencore dhe botimit janë rishikuar e plotësuar.

Një pjesë e tyre gjatë procesit të rishikimit, përpunimit dhe përditësimit formal e përmbajtësor, për shkak të afrisë tematike, janë shkrirë me njeri-tjetrin, duke krijuar kështu tekste shkencore kompakte e të pavarura.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
9789928109941
ean13
9789928109941
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Naimi

Antologji poetike për kuajt, Roland Zisi

Antologji poetike për kuajt nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Lexuesi në kurth, eseistika e Kadaresë, Floresha Dado

Energjike dhe provokuese në komunikimin me lexuesin, eseja e Kadaresë shfaqet në trajta befasuese, duke shkrirë në ligjërimin e saj tipare të artit letrar dhe të llojeve të tjera të krijimtarisë intelektuale. Një shkrimtar, i përmasave të Kadaresë, sigurisht që mbart brenda vetes edhe dimensionin e dijetarit.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000003

Botuesi: Mitrush Kuteli

Shënime Letrare, Mitrush Kuteli

Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike.

Çmimi 13,53 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2247

Botuesi: Te tjere

Shkolla shqipe e Poradecit, Lasgush Poradeci

Midis dosjeve të shumta në arkivin e babait tim, Lasgush Poradecit, më kishte rënë në sy edhe dosja me titull: "Dokumenta për shkollën shqipe të Poradecit". Mbasi e pashë dhe e studiova me kujdes, vendosa të merresha seriozisht me botimin e saj, duke përmbushur kështu edhe një dëshirë të hershme të babait tim.

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2414

Botuesi: Onufri

Migjeni ose parathenie e dyzuar, Anastas Kapurani

Si e shikojmë Migjenin? Si na shikon Migjeni? Dhe përgjigjemi: Migjenin edhe e shikojmë, edhe na shikon duke ardhur përjetësisht nga maja e një lartësie. Migjeni vjen drejt nesh nga Kulla e tij e famshme e Babilonit. Ai u ngjit aq lart që të mund të hynte në zemrën e Kohës së Njeriut. Çfarë pa aty? Dritën e këtij zbulimi ai e mble

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001297

Botuesi: Toena

Arti i romanit, Milan Kundera

Bota e teorive nuk është imja. Dua të nënvizoj se nuk kam as më të voglën ambicie teorike, dhe se ky libër nuk është veçse rrëfimi i një krijuesi të mirëfilltë. Vepra e çdo romancieri përmban një vizion të qartë të historisë së romanit, një ide që rreket të shpjegojë se ç'është romani.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001340

Botuesi: OMBRA GVG

Jeta e Fan S. Nolit, vol. 1Jeta e Fan S. Nolit, vol. 1, Nasho Jorgaqi, Nasho Jorgaqi

Është përshkrimi më shterues i jetës dhe veprës së Nolit. Është një kryevepër në llojin e vet. Është një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje për çdo aspekt të jetës së tij, si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i N. Jorgaqit meriton vlerësimin më të lartë.

Çmimi 17,70 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Kritika letrare në Shejzat, Ymer Ciraku, Elona Plaku

Argumenti i këtij libri e ka të dorës së parë synimin për të dëshmuar se kritika letrare shqiptare tashmë e ka siguruar profilin e saj në rrugën përmbi një shekullore. Por mbi të gjitha nuk kanë munguar e nuk mungojnë të lëshohen ende rezerva apo refuzime për një mision tek e fundit të pakryer dot prej saj.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001485

Botuesi: Naimi

Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Eldon Gjikaj

Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qendrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: 2321

Botuesi: Plejad

Rikthimi tek eterit tane, Ndricim Kulla

Anija jonë e identitetit dhe kulturës nuk duhet ta humbasë busullën, edhe pse pështjellim dhe turbulencë akoma dhe më e shpeshtë do të karakterizojë kohën tonë. Nuk duhet të dalim kundër rrymës, pasi nuk mundemi, por edhe s'duhet ta lëmë veten "të na marrë rrjedha".

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)