Titulli: Kadare i denoncuar
Origjinali: Kadare i denoncuar
Gjinia: Biografi
Autori: Dashnor Kaloçi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2015
Fq. 286
Pesha: 0.504 kg.
ISBN: 978-9928-190-62-8
Mbi librin
Dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH – së, të klasifikuara "Tepër sekret", me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, analiza, kritika, dëshmi, raporte, relacione, akuza e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të pa publikuara më parë...!
Koment nga Henri Çili
Thelbësisht, e vërteta e këtyre dokumenteve, ose e dokumenteve të tjerë, na vërteton diçka: Ismail Kadare ka një meritë, sepse ka shkruar, ka folur dhe ka vepruar sikur të jetonte në tejkohë, sikur ta dinte që të nesërmen do të jepte llogari për aktet e tij.
Duke siguruar mbijetesën fizike dhe lirinë relative sa për të bërë veprën e tij, Kadare ia ka arritur jo vetëm ta sigurojë këtë mbijetesë në shërbim të veprës së tij monumentale, por ta bëjë këtë me dinjitetin e një njeriu të madh.