Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Natyre mort me kulture, Virgjil Muci
  • Natyre mort me kulture, Virgjil Muci

Natyre mort me kulture, Virgjil Muci

UET Press

“Natyrë mort me kulturë”, një gjetje simbolike e autorit, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit. I ndarë në katër kapituj, libri sjell një përmbledhje të të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Një lloj përgjigjeje më shumë sesa një denoncim ndaj një gjendjeje faktike të jetës së përditshme.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Natyrë mort me kulturë
Origjinali: Natyrë mort me kulturë
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2015
Fq. 286
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-190-XX

 

“Natyrë mort me kulturë”, një gjetje simbolike e autorit, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit. I ndarë në katër kapituj, libri sjell një përmbledhje të të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Një lloj përgjigjeje më shumë sesa një denoncim ndaj një gjendjeje faktike të jetës së përditshme. Krijimtaria letrare e Virgjil Muçit është e gjerë dhe e larmishme, ai është autori i 17 librave, të cilët përfshijnë një spektër të gjerë. Është poet, regjisor dhe skenarist i filmit dokumentar; është kritik sa u takon shkrimeve letrare dhe sociale. Është përkthyes, ka më shumë se 35 tituj të përkthyer të autorëve, si Sontag, Lindgren, Bukowski, Albahari Kagan, Dickens, Galbaraith, Nikolaidis, Dahl, Bernd Fisher etj.

Detajet e librit
UET Press
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Rreth dosjes Bilal Xhaferi, Aida Tuci

Për herë të parë, me këtë libër, gazetarja Aida Tuci arrin të shpjegojë shterueshëm se çfarë ka ndodhur atë pasdite prilli të vitit 1968, në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve gjatë diskutimit të romanit "Dasma". Nëpërmjet dëshmive nga bashkëkohësit, dokumenteve arkivore, si dhe një bisede me Ismail Kadarenë, lexuesit i zbulohen të panjohurat e kësaj enigme.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Rrëfenja kuteliane, Klara Buda

"Rrëfenja kuteliane" është një tregim i shkurtër i shkruar në mënyrë të veçantë për t'u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi, i cili transformohet në rrëfimtar, pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Arti si mëkat, Ismail Kadare

Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto.
500 Lekë
More

Referenca: 2421

Botuesi: Onufri

Sfide harrimit, Ali Podrimja

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejt të mbetesh në kujtesë duke theksuar shkakësimin qeniesor të artit poetik. Në rrafshin e qeniesisë njerëzore sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimin vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër, është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo...
500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

At Zef Pllumi, mes shkrimit dhe historisë

"Sjellja ndaj padër Zef Pllumit ka zbuluar fytyrën e dyshimtë të medias shqiptare", Fahri Balliu"At Zef Pllumi, mishërimi i vlerave tradicionale të shqiptarëve", Prof. Odile Daniel"Misionari i rebeluar: At Zef Pllumi", Prof. Dr. Sabri Hamiti"Të humbësh për të fituar", At Gazmend Tinaj
490 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Nga Kafka te Kafka, Maurice Blanchot

"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.
1 100 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kadare në 101 dokumente të Pallatit të ëndrrave, Dashnor Kaloçi

Ky vështrim i Dashnor Kaloçit në dokumentet sekrete të kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar, për më tepër në arkiva ku përmblidhet 32 vjet (1958 – 1990) një histori e fshehtë e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqiptare, një periudhë shumë e errët e diktaturës hoxhiste, është si të pasqyrohesh në anën e...
1 500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kadare i denoncuar, Dashnor Kaloci

Dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH – së, të klasifikuara "Tepër sekret", me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, analiza, kritika, dëshmi, raporte, relacione, akuza e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të pa publikuara më parë...!
1 200 Lekë
More

Botuesi: Toena

Shkrimtar i majave letrare, Ali Aliu

Ja përse, si kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit.
500 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Në takim me shkrimtarë, Fiona Kopali

Ismail Kadare hapi derën. Sërish, përfytyrimi im ishte ndryshe nga realiteti. Nuk e di përse shkrimtarët i imagjinoj gjithnjë pak më të shkurtër se janë. Ishte shumë bukur të takoje shkrimtarin e madh, ndaj iu afrova ta përqafoja. Përballë derës ishte një studio plot me libra.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000211

Botuesi: Aeditions

Përralla shqiptare 100 + 1 natë, Libri i dytë, Virgjil Muçi

Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon... “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001559

Botuesi: Aeditions

Erotikoni dhe Satirikoni, Virgjil Muci

Ky libër, i cili përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë "Erotikoni" dhe pjesa e dytë "Satirikoni", përmban 100 rrëfenja të mrekullueshme të përmbledhura nga Virgjil Muçi. Rrëfenjat i mbështjell atmosfera e shndritshme e një periudhe të lumtur të historisë së një vendi që ka njohur më fort gjëma e vuajtje sesa gaze e begati.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mëkati fillestar, Virgjil Muçi

Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimtarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge popullore. Shkrimtarin e kanë ftuar të shohë ngjizjen e një kënge, që një miku i vet malësor ia kushton gruas së të vëllait të vdekur, pikërisht se ajo ishte sjellë si heroinë duke vrarë një burrë që...
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Piramida e shpirtrave, Virgjil Muçi

Gëzimi bëri një tjetër pauzë dhe ngriti kokën sikur donte t'iu bënte me dije atyre që qenë grumbulluar e mbanin vesh se teksti i kartolinës kishte mbaruar. Por sytë e zmadhuar më shumë nga mosbesimi sesa nga habia e asaj që po iu dëgjonin veshët, dukej sikur thoshin: Kaq shpejt?!
900 Lekë
More