Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kritika letrare ne Shejzat, Ymer Ciraku, Elona Plaku
  • Kritika letrare ne Shejzat, Ymer Ciraku, Elona Plaku

Kritika letrare në Shejzat, Ymer Ciraku, Elona Plaku

Albas

Argumenti i këtij libri e ka të dorës së parë synimin për të dëshmuar se kritika letrare shqiptare tashmë e ka siguruar profilin e saj në rrugën përmbi një shekullore. Por mbi të gjitha nuk kanë munguar e nuk mungojnë të lëshohen ende rezerva apo refuzime për një mision tek e fundit të pakryer dot prej saj.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kritika letrare në Shêjzat
Origjinali: Kritika letrare në Shêjzat
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Ymer ÇirakuElona Plaku
Shtëpia botuese: Albas
Fq. 148
Pesha: 0.208 kg.
ISBN: 978-9928-02-483-1

Komente nga autorët

Argumenti i këtij libri e ka të dorës së parë synimin për të dëshmuar se kritika letrare shqiptare tashmë e ka siguruar profilin e saj në rrugën përmbi një shekullore. Por mbi të gjitha nuk kanë munguar e nuk mungojnë të lëshohen ende rezerva apo refuzime për një mision tek e fundit të pakryer dot prej saj.

Në këtë rast, ndihmën më të mirë për të mos u pajtuar apo për të mos e marrë këtë qëndrim si referencë aksiomatike, janë vetë tekstet kritike, para së gjithash ato të endura ndër duar personalitetesh.

Koliqi e Camaj janë ndër ta dhe rezulton të kenë kontribuar, krahas krijimtarisë së tyre origjinale në gjini të larmishme e me nivele të larta, edhe me vizionet e tyre kritike rreth letërsisë shqipe. Ata bëjnë pjesë në mesin e atyre që letërsinë shqipe e gjykojnë dhe e vlerësojnë në nëj raport e funksion specifik me lexuesin e saj.

Koliqi është shprehur jo rastësisht dhe jo thjesht nga ndonjë motiv emocional se Shqipëria si entitet asht bijë e letrësis... dhe rrjedhimisht kjo rrethanë specifike përcakton edhe nevojën për gjetjen dhe funksionimin e instrumenteve specifike për qasjen ndaj saj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928024831
ean13
9789928024831
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001055

Botuesi: Princi

Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.
500 Lekë
More

Referenca: 2740

Botuesi: Naimi

Etnos ne Epos, Shaban Sinani

Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.
800 Lekë
More

Referenca: 2289

Botuesi: Argeta LMG

Mitologji ne Eposin e Kreshnikeve, Shaban Sinani

Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i "kultit të epopesë".
700 Lekë
More

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000850

Botuesi: Onufri

Dantja i pashmangshëm, Ismail Kadare

Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. "Komedia hyjnore" e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën.
500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Pesë leksione mbi letërsinë, Bashkim Shehu

Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.
750 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Shtegtimi i miteve, Ermira Ymeraj

Libri studimor i Ermira Ymerajt, "Shtegtimi i miteve, nga religjioni e folklori në letërsi", thuajse është një temë e veçantë në planin e shqyrtimit të kësaj materie, sa të lashtë për përvojën njerëzore, aq edhe të re për fushën studimore albanologjike.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001022

Botuesi: Dituria

Duke lexuar letërsinë e traditës, Ali Xhiku

Libri i parë trajton probleme themelore të letërsisë arbëreshe. Në të dytin studiuesi merret me metoda krahasuese, metodologjinë e historisë së letërsisë, raporte të romantizmit shqiptar me letërsinë folklorike etj.
400 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Miti i Narcisit në letërsinë shqipe, Roland Zisi

Roland Zisi ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit në përiudhën 1985 – 1989. Pedagog prej 22 vjetësh në Departamentin e Letërsisë, Universiteti "Eqrem Çabej", Gjirokastër.
700 Lekë
More

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Jeronim De Rada, vol. 2, Arshi Pipa

Si më bëri për vete Milosao – ja e De Radës dhe si u dhashë me gjithë shpirt mbas saj është një histori që zë fill në vitet e shkollës së mesme. Asokohe, gjithë – gjithë prej kësaj poeme, mund të gjeje për të kënduar veç disa këngë të pakta të përmbledhura në antologjitë shkollore.
1 400 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Rrëfenja kuteliane, Klara Buda

"Rrëfenja kuteliane" është një tregim i shkurtër i shkruar në mënyrë të veçantë për t'u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi, i cili transformohet në rrëfimtar, pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001961

Botuesi: Te tjere

Camaj i paskajuar, Shaban Sinani

Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
800 Lekë
More

Referenca: 2292

Botuesi: Te tjere

Ese te letersise shqipe, Ernest Koliqi

Në kohën që kjo kritikë përjashtonte nga procesi i komunikimit letrar një pjesë të mirë të veprave dhe autorëve të traditës shqipe si dhe të veprave të bashkëkohore, Koliqi i rimerrte edhe njëherë ata sa për t'iu kundërvënë harresës që kritika zyrtare shqiptare synonte për këtë lloj letërsie aq edhe për të sjellë vende të reja për këta autorë.
900 Lekë
More