• Banner

Prania si mungesë... Mungesa si prani, Eldon Gjikaj

"E madhe është gjëma e mëkatit" shkon te lexuesi në vitet '90-të, afro 45 vjet pasi u shkrua, kur shoqëria shqiptare gjendet në një vorbull ndryshimi shumplanësh. Sistemi letrar shqiptar përfshihet sakaq në këtë vorbull, duke dëshmuar sensibilitet dhe maturim brenda polisistemit të përgjithshëm kulturor

92,00 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Prania si mungesë... Mungesa si prani
Origjinali: Prania si mungesë... Mungesa si prani
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Eldon Gjikaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 168
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-99943-0-326-7

Mbi librin

"E madhe është gjëma e mëkatit" shkon te lexuesi në vitet '90-të, afro 45 vjet pasi u shkrua, kur shoqëria shqiptare gjendet në një vorbull ndryshimi shumplanësh. Sistemi letrar shqiptar përfshihet sakaq në këtë vorbull, duke dëshmuar sensibilitet dhe maturim brenda polisistemit të përgjithshëm kulturor.

Kontrasti që shpërfaq kjo vepër e Kutelit me kontekstin e situatës kur shkruhet, diskordanca e plotë me modelin zyrtar kanonik, realizmin socialist, dëshmon qartë se autori, vetëdijshëm, prodhon një tekst që s'ka asnjë gjasë të receptohet prej botimit; mund të emërtohet një tekst mungesor. Pikërisht kjo vetëdije i jep këtij teksti një kumtim të përveçëm kundruall teksteve që autori ka shkruar e botuar më parë.

Bashkëlidhja autor / tekst këtu është shumë intime, pothuaj si në një ditar, ndërkohë që semantika e veprës dekodohet prej pranisë së një koherence jo të rastësishme mes vullnetit të autorit për të shkruar një vepër të adresuar për në sirtar dhe motivit bazik (themelor, qendror) të saj. Mesazhi qendror i rrëfimit "E madhe është gjëma e mëkatit" përmblidhet në një pohim kundërshtues, antinomik me terminologjinë e Kantit: prania si mungesë dhe mungesa si prani, i cili kthjellohet zinxhir në raportet tekst/autor dhe tekst/kontekst.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303267
ean13
9789994303267
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2414

Botuesi: Onufri

Migjeni ose parathenie e dyzuar, Anastas Kapurani

Si e shikojmë Migjenin? Si na shikon Migjeni? Dhe përgjigjemi: Migjenin edhe e shikojmë, edhe na shikon duke ardhur përjetësisht nga maja e një lartësie. Migjeni vjen drejt nesh nga Kulla e tij e famshme e Babilonit. Ai u ngjit aq lart që të mund të hynte në zemrën e Kohës së Njeriut. Çfarë pa aty? Dritën e këtij zbulimi ai e mble

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001055

Botuesi: Princi

Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2978

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

E dua Dostojevskin, sepse deformon me koherencë, furi dhe pa masë. E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Ligjërimi feminist te Kadare, Irena Myzeqari

Tërë vëllimi përvijon një mozaik që jo pak herë priret të riformohet, pikërisht sa herë përftohet si i tillë. Kjo prirje lind nga fakti se brendia e analizave dhe trajtesave e mban me vështirësi gjerësinë dhe thellësinë e objektit të studiuar, sepse për çdonjërën nga çështjet e trajtuara mund të përvijohen dhe përmasa të tjerë më të gjera.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Tradita moderne në letrat shqipe, Luan Topçiu

Veprat e shqyrtuara në këtë libër janë pjesë e denjë dhe shembullore e letërsisë sonë kombëtare, jo vetëm për vendin që zënë ato në hierarkinë e vlerave, por dhe si formula të reja provokative që shërbejnë për të çuar në udhë të reja, në zhvillime të reja, të panjohura në letërsinë shqipe si pjesë e spiritualitetit të njërit prej popujve më të vjetër të...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Kuteli kritik, Arjan Llanaj

Studiuesi Arjan Llanaj zgjeron me informacion pamjen tradicionale të studimeve letrare të Kutelit, duke përmendur se mendimit të tij i shfaqen përballë vepra, autorë dhe personalitete prej periudhës së Rilindjes deri tek koha e modernitetit të letërsisë shqipe.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.

Çmimi 230,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001095

Botuesi: Onufri

Unaza në kthetra, Ismail Kadare

Ai i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)