Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Intertekstualja dhe disidentja te "Dimri i vetmisë së madhe", Met Dervishi
  • Intertekstualja dhe disidentja te "Dimri i vetmisë së madhe", Met Dervishi

Intertekstualja dhe disidentja te "Dimri i vetmisë së madhe", Met Dervishi

SARAS

Në kulmin e lulëzimit të komunizmit në Shqipëri, në kapërcyell të viteve '70, Ismail Kadare do të përballej me një nga sfidat më të mëdha që një shkrimtar në ish-vendet komuniste, do ta kishte të vështirë ta realizonte, të kthente në një personazh pikërisht diktatorin e tij. 

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Intertekstualja dhe disidentja te "Dimri i vetmisë së madhe"
Origjinali: Intertekstualja dhe disidentja te "Dimri i vetmisë së madhe"
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Met Dervishi
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2014
Fq. 236
Pesha: 0.294 kg.
ISBN: 978-9928-152-17-6 

Mbi librin

Në kulmin e lulëzimit të komunizmit në Shqipëri, në kapërcyell të viteve '70, Ismail Kadare do të përballej me një nga sfidat më të mëdha që një shkrimtar në ish-vendet komuniste, do ta kishte të vështirë ta realizonte, të kthente në një personazh pikërisht diktatorin e tij. Me intuitën e një shkrimtari që di të futet thellësive, Kadare duket se zbuloi pikën e dobët të Enver Hoxhës, që ishte kulti i tij, duke e çarmatosur me shijen e tij të mrekullueshme tërheqëse e të hollë në letërsi.

Hoxha e kishte shprehur prej vitesh dëshirën e tij për të shkruar kujtime, dhe për të botuar lira me emrin e tij, por një roman i cili do ta çonte emrin e tij shumë larg kornizave të Shqipërisë socialiste, ishte padyshim një joshje para së cilës Hoxha do të dorëzohej. Kadare e mori në lëkurë sfidën, për t'u përballur hapur me sistemin, i bindur se letërsia ka qoshka magjike prej së cilave mund të fshihte mesazhe, që tej në Europë, ku librat e tij kishin nisur të lexoheshin do të kuptoheshin lehtë, ndërsa lexuesin e vendit të tij do ta bënte të mendonte.

"Dimri i vetmisë së madhe" një nga veprat më të kritikuara në historinë e letrave shqipe, në kohën e botimit të tij të parë, do të ishte fitorja e parë e shkrimtarit ndaj sistemit dhe një shfaqje e hapur e një disidenti i cili ishte aty, në zemër të një prej regjimeve më të egra të ish-kampeve socialiste.

Me këtë roman, Kadare do të shfaqë jo vetëm gjenialitetin e një shkrimtari tashmë të konsoliduar, por dhe një opozitar tashmë të hapur ndaj regjimit, gjë që do t'i kushtonte më shumë përqendrim të kritikës zyrtare ndaj veprave të tij. Gati 40 vjet nga botimi i parë i këtij romani, profesori dhe studiuesi i letërsisë, Met Dervishi, i rikthehet këtij libri, për të sjellë për herë të parë një në historinë e studimeve shqipe, analizën e një vepre të plotë.

"Intertekstualja dhe disidentja te 'Dimri i vetmisë së madhe'" quhet libri i cili sapo është hedhur në treg nga shtëpia botuese "Saras". Një libër i cili vjen pikërisht në kohën e debateve mbi disidencën në letërsinë shqipe, dhe që tregon qartazi se disidentja te një shkrimtar i kalibrit të Kadaresë qëndron pikërisht në librat e tij. Nën kujdesin e prof. Xhevat Lloshit, Dervishi bën një analizë të kujdesshme të romanit, të parë në kontekstin e kohës dhe jashtë saj.

Sipas tij, përzgjedhja e "Dimrit të vetmisë së madhe" për të depërtuar në misteret e dispozitivit stilistik të Kadaresë ka shumë arsye. Në krahasim me veprat e tjera të Kadaresë, por dhe në krejt prodhimin letrar nën diktaturë, ky roman ka pasur një fat të veçantë. I botuar për herë të parë në vitin 1973, ai u refuzua nga kodi socrealist, u rrethua për tre vjet me një heshtje kërcënuese së bashku me autorin dhe pastaj u ribotua me titull tjetër tre vjet më vonë, kinse i ripunuar, në të vërtetë i trukuar.

"Trukimi stilistik që i ka bërë Kadareja botimit të tij të dytë, do të meritonte një punim tjetër. Të rikthehemi te arsyet e përzgjedhjes së "Dimrit...":
Së pari, ky roman është njëri ndër kulmet e Kadaresë. Në këtë roman kemi kristalizimin e plotë të dispozitivit të tij stilistik, që vepron në tekst me gjithë plotfuqishmërinë e tij sugjestionuese. Fakt është që 20.000 kopjet e këtij botimi të parë janë tërhequr nga lexuesi brenda ditës. Ky ka qenë një rekord i papërsëritshëm.

Së dyti, ndaj këtij romani, fill pas botimit, është orkestruar një fushatë kritike që ka zgjatur disa muaj. Në këtë fushatë, tipike për fushatat e vendeve të ish-Lindjes komuniste kundrejt veprave disidente, janë përfshirë si asnjëherë tjetër në historinë e letrave shqipe nën diktaturë, punëtorë, fshatarë, studentë, ushtarë, oficerë, reparte ushtarake, kritikë, studiues, zyrtarë të lartë, shkurt, i gjithë mekanizmi i propagandës komuniste.

Dhe, gjithashtu për herë të parë në historinë e raporteve të pushtetit komunist me letërsinë, në këtë fushatë është përfshirë dhe lideri komunist, Enver Hoxha, duke qenë dhe vetë personazh i këtij romani", thotë Dervishi, megjithëse sipas tij kjo fushatë do të mjaftonte për t'i vënë këtij romani kurorën e disidencës së letërsisë shqiptare.

Kërkesa për të hequr nga qarkullimi "Dimrin e Vetmisë së Madhe" iu dorëzua, në maj të 1973-it, Komitetit Qendror nga Sekretari i Komitetit të Partisë për Tiranën. Arsyet që shtroheshin në të ishin shtrembërimi i historisë së prishjes së Bashkimit Sovjetik me Shqipërinë, futja e temave të ankthit ekzistencialist, "teoritë bashkëkohore borgjeze të revolucionit seksual", surealizmi, konflikti mes brezave, alkoolizmi, prostitucioni dhe vese të tjera, si dhe një qëndrim "arkaik" në vend të "patriotizmit socialist".

Të nxitura nga kjo kritikë, polemikat rreth romanit u ndezën për disa muaj rresht. Në një denoncim të mëtejshëm, në maj të vitit 1973, nga Komiteti i Partisë i Rrethit të Elbasanit, temat e "degjenerimit moral të rinisë" dhe "tendencat feministe" konsiderohen si të papërshtatshme për letërsinë shqiptare. Romani mbeti në qarkullim, por spastrimi vazhdoi duke fuqizuar diktaturën e duke u bërë të qartë liberalëve të mos merrnin zemër nga kjo fitore.

Kadareja e rishikoi dorëshkrimin, siç iu kërkua, dhe e dorëzoi për diskutim në parti dhe nëpër komisione. Por dhe në rishkrimin e librit, Kadare mundi të sfidonte. Në përgjigjen zyrtare nga Dalan Shapllo, në nëntor të 1973, rishikimet u pranuan, por u konsideruan të pamjaftueshme. U përpilua një listë e re kërkesash, ku u vu në dukje "revizionizmi" i Kadaresë, si dhe mungesa e figurave pozitive midis intelektualëve, nostalgjia e tyre për Rusinë, trajtimi ironik i parimeve të socializmit dhe përkrahja e fshehtë e "liberalizmit".

Përgjigjja zyrtare ishte e thellë dhe e hollësishme e kjo tregon sesa seriozisht merrej letërsia dhe fjala e shkruar në Shqipëri dhe në vendet socialiste në përgjithësi. Dashnor Mamaqi vë në dukje theksimin në mbledhjet me Hrushovin të revizionizmit të tij, në vend që të nxirren në pah çështja politike e drithërave, marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-sovjetike dhe rëndësia e bazës së Vlorës.

Sipas Dervishit, në fillim të viteve '90, ky roman do të jetojë periudhën e dytë të heshtjes ndaj tij. "Më vonë, në debatet e gjera për disidencën shqiptare/pafuqinë shqiptare për të prodhuar disidencë, ky roman zë kryet e vendit. Në një ekstrem, për të ripohuar karakterin pllakatesk e propagandistik të saj, nga ekstremi tjetër për të provuar nëpërmjet tij kulturën e simulim-manipulimit, pra, për të vërtetuar dhe nëpërmjet tij që në kulturën shqiptare kemi simulim të disidencës, kur kemi pasur thjesht vepra pllakateske komuniste, por dhe manipulimin publik nëpërmjet këtij simulimi", thotë ai.

Në këtë kontekst, ky libër mëton t'i japë përgjigje dhe këtij paradoksi. Nga vjen ky? Mos vallë është teksti që e shkakton këtë paradoks receptues? Mirëpo, ndërkaq, si do të shpjegohej receptimi refuzues dhe fushata kundër botimit të tij të parë?

"Përkundrazi, kemi një debat që shmang pavetëdijshëm raportet e drejtpërdrejta me tekstin duke dialoguar kësisoj me dekodimin komunist që iu bë këtij teksti pas botimit të dytë, në përputhje me qëllimet e propagandës komuniste? Pra, në receptimin pas viteve '90 të shekullit të kaluar, por dhe më vonë, mos vallë kemi të bëjmë, në të vërtetë me një dialog me mënyrën se si e përvetësoi propaganda komuniste këtë tekst për qëllimet e saj?

Fillimisht thamë që joshja ka të bëjë me dispozitivin stilistik të Kadaresë. Por, ky dispozitiv unikal në kohën kur është kristalizuar si i tillë, ka qenë në raporte dekoduese me, përkundrejt metodës zyrtare, socrealizmin. Që ka pasur problem me dekodimin e dispozitivit stilistik të Kadaresë me metodën askush nuk e vë në dyshim.

Dhe në receptimin pas viteve '90 e këndej, ka autorë që konsiderojnë disidencën estetike të prozës së Kadaresë. Problemi këtu qëndron që, nëse një dispozitiv stilistik është njëkohësisht një këndvështrim i botës, në ç'raporte ishte/ është ky këndvështrim me këndvështrimin marksist të botës? Dhe, nëse kjo pyetje merr përgjigje pozitive në tekst, disidenca estetike shndërrohet në disidencë politike.

Është dhe ky rasti? Dhe, më tej, nëse mundemi t'u japim përgjigje këtyre pyetjeve me instrumente të stilistikës, stilistika provon vetveten si shkencë e kritikës së tekstit. Në këtë kuptim, "Dimri...", por dhe tekstet e tjera të Kadaresë, janë një sfidë dhe për stilistikën/ poetikën/ kritikën e tekstit, e cila është e vetmja që mund t'u japë përgjigje shkencore paradokseve të receptimit. Por, dhe e vetmja që mund të japë përgjigje shkencore për individualitetet e letrave shqipe", thotë Dervishi.

Për herë të parë, "Dimri... në këtë libër shihet nga këndvështrimi i konceptit/koncepteve të Michael Bachtin për dialogjiken/polifoniken në letërsi. Libri ka katër kapituj. Në kapitullin e parë: Receptimi i tekstit autori është mbështetur në teorinë e receptimit të Jauss Hans. Në këtë kapitull ai ka shqyrtuar receptimin e romanit në kohën e botimit, receptimin e tij pas ribotimit si dhe receptimin e tij në vitet pas rënies së diktaturës.

Në kapitullin e dytë: Tekst monologjik apo dialogjik/polifonik ka shqyrtuar dispozitivin stilistik të Kadaresë te "Dimri...", gjegjësisht përkatësinë e tij stilistike. "Meqë Bachtin e konkretizon konceptin e tij të dialogjikes te Dostojevski, e studiues të tjerë, te Joice etj., ne mëtojmë të kemi provuar që, në dallim nga polifonikja te Dostojevski apo Joice, Kadare është unik në dialogjizmin/polifoninë e tij.

Së pari, se në tekstet e Kadaresë, ndryshe nga paraardhësit e tij të mëdhenj, autori tërhiqet në skemën e tij krijuese. Sipas mendimit tonë, të cilin e kemi vërtetuar në tekst, te Kadare horizonti i autorit del në përgënjeshtrim të vetvetes. Ky mekanizëm stilistik te Kadare krijon kushtet për arritjen e nivelit më të lartë të prozës polifonike, kontrapunktin", thotë Dervishi.

Në kapitullin e tretë: Ideologjemat versus klisheve për herë të parë shqyrtohen ideologjemat e "Dimrit..." në raport me klishetë politike të diktaturës. Ky kapitull, në veçanti, është dhe guri i provës për karakterin disident/socrealist të tekstit. "Gjatë analizës së ideologjemave ne mëtojmë të kemi provuar disidencën politike të tekstit, madje mëtojmë se në tekst kemi një Enver Hoxhë tjetër si personazh kundrejt Enver Hoxhës si diktator (Maska e Kadaresë).

Në kapitullin e katërt dhe të fundit: Hipoteksti/përbindëshi/ djali me yll në ballë, autori shqyrton hipo e hipertekstin, në përputhje me konceptin e Gerard Genette etj. Ky libër nuk është vetëm një studim i hollësishëm mbi një vepër të njohur, por dhe një përballje me elemente të disidencës që studiuesit e huaj e kanë vërejtur herët në letërsinë e Kadaresë, dhe që në Shqipëri gjithnjë është shmangur të shihet.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928152176
ean13
9789928152176
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2978

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

E dua Dostojevskin, sepse deformon me koherencë, furi dhe pa masë. E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur.
800 Lekë
More

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.
600 Lekë
More

Referenca: 2290

Botuesi: Naimi

Himni kombetar i shqiptareve, Valbona Karakaci

Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar. Është bërë një shekull dhe janë shpalosur shumë variante nga studiues dhe historianë të ndryshëm në dekada të ndryshme duke dhënë secili variantin e tij, por në fund të fundit vetëm një mbijetoi gjatë kësaj periudhe kohore "Rreth flamurit të përbashkuar".
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Ligjërimi feminist te Kadare, Irena Myzeqari

Tërë vëllimi përvijon një mozaik që jo pak herë priret të riformohet, pikërisht sa herë përftohet si i tillë. Kjo prirje lind nga fakti se brendia e analizave dhe trajtesave e mban me vështirësi gjerësinë dhe thellësinë e objektit të studiuar, sepse për çdonjërën nga çështjet e trajtuara mund të përvijohen dhe përmasa të tjerë më të gjera.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Acient Albanian Songs, Fatos Arapi

Fatos Arapi’s work is very enlightening when it comes to systematizing the ballad material according to the principal forms of the motive. Undeniable he has enriched the discussion by consulting all the preserved Albanian material.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000141

Botuesi: Ideart

Afresk kritik, Erion Kristo

Në horizontin e përvojave estetike, aftësia për të marrë përgjegjësi personale, duhet të shfaqet si cilësia parësore e kritikës. Kritiku duhet të mësojë të mos fshihet pas gishtit dhe të shfaqë publikisht një guxim që nuk ka pse të mos nisë fillimisht nga pohimi i vlerave.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2414

Botuesi: Onufri

Migjeni ose parathenie e dyzuar, Anastas Kapurani

Si e shikojmë Migjenin? Si na shikon Migjeni? Dhe përgjigjemi: Migjenin edhe e shikojmë, edhe na shikon duke ardhur përjetësisht nga maja e një lartësie. Migjeni vjen drejt nesh nga Kulla e tij e famshme e Babilonit. Ai u ngjit aq lart që të mund të hynte në zemrën e Kohës së Njeriut. Çfarë pa aty? Dritën e këtij zbulimi ai e mble
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kadare në 101 dokumente të Pallatit të ëndrrave, Dashnor Kaloçi

Ky vështrim i Dashnor Kaloçit në dokumentet sekrete të kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar, për më tepër në arkiva ku përmblidhet 32 vjet (1958 – 1990) një histori e fshehtë e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqiptare, një periudhë shumë e errët e diktaturës hoxhiste, është si të pasqyrohesh në anën e...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Albanohellenica, numri 4, 2011

Titulli: Albanohellenica, numri 4, 2011Origjinali: Albanohellenica, numri 4, 2011Gjinia: Studime filologjikeAutori: Të ndryshëmShtëpia botuese: Lidhja Filologjike Shqiptaro - GrekeViti: 2011Fq. 216Pesha: 0.448 kgISBN: 1108-846X
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.
800 Lekë
More