• Banner

Rreth dosjes Bilal Xhaferi, Aida Tuci

Për herë të parë, me këtë libër, gazetarja Aida Tuci arrin të shpjegojë shterueshëm se çfarë ka ndodhur atë pasdite prilli të vitit 1968, në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve gjatë diskutimit të romanit "Dasma". Nëpërmjet dëshmive nga bashkëkohësit, dokumenteve arkivore, si dhe një bisede me Ismail Kadarenë, lexuesit i zbulohen të panjohurat e kësaj enigme.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rreth dosjes Bilal Xhaferi, një enigmë me disa të panjohura
Origjinali: Rreth dosjes Bilal Xhaferi, një enigmë me disa të panjohura
Gjinia: Kritikë letrare, Histori
Autori: Aida Tuci
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 144
Pesha: 0.214 kg.
ISBN: 978-9928-186-07-2

Mbi librin

Historia e një incidenti, i cili prej një çerekshekulli pas rënies së komunizmit, është kthyer kokëposhtë në botime të ndryshme, kujtime, intervista, forume letrare, me prirjen për të shfajësuar njërin e për t'i vënë gishtin fajtor tjetrit.

Për herë të parë, me këtë libër, gazetarja Aida Tuci arrin të shpjegojë shterueshëm se çfarë ka ndodhur atë pasdite prilli të vitit 1968, në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve gjatë diskutimit të romanit "Dasma". Nëpërmjet dëshmive nga bashkëkohësit, dokumenteve arkivore, si dhe një bisede me Ismail Kadarenë, lexuesit i zbulohen të panjohurat e kësaj enigme.

Komente mbi Bilal Xhaferin

"Për mua, i vetmi krijim disident i veprës së tij është poezia "Gazi 69". Nuk di të them nëse këtë poezi e ka shkruar në Shqipëri apo në arrati. Bilal Xhaferi konsiderohej talent në atë kohë dhe unë mendoj se ka qenë i tillë. Por, nga ana tjetër, ai jetoi 20 vjet në Amerikë dhe jo vetëm që nuk ka krijimtari letrare, por edhe nuk bëri bujë si shkrimtar."

Bedri Myftari

"Deri në vitet '90, Bilal Xhaferi shihej si një i arratisur nga atdheu dhe jo si shkrimtar disident. Pas 90 – tës u sulën të gjithë për ta bërë disident. Në letërsi, ai nuk ka asnjë vepër disidente."

Sulejman Mato

"Mes të tjerave, Bilali nuk e quajti veprën (Dasma) roman, sepse edhe kjo, siç thashë, qe një nga çështjet që diskutohej: ishte apo jo roman kjo vepër; dhe a ishte ajo një vepër e realizmit socialist. Edhe për këtë Bilali thoshte: Jo."

Lila Plasari

"E quajtën me pa të drejtë shkrimtar disident dhe shkrimtar të madh. I konfonduan ngjarjet, ai pasi u arratis ishte disident politik, jo shkrimtar disident."

Gjon Podja

"Në fakt, ai ka nuk letërsi disidente, por e kanë ngritur në piedestalin e pamerituar të disidencës. Pasi Bilalit iu hoq e drejta e botimit, kishte shenja disidence, por kjo disidencë nuk është shfaqur, sepse nuk botohej."

Namik Mane

"Bilal Xhaferi aty ka dalë kundër vetes, kundër natyrës së tij, një gabim që mendoj se ka ardhur nga ndjenja për të pasur një rivalitet."

Bashkim Kuçuku

"Bilal Xhaferi kaloi kufirin në vendin e quajtur "Përroi i Gjergjicës", piramida 53, sektor që ruhej nga posta kufitare Vulistër... Por çuditërisht, komandanti i postës, oficeri S. X. Pa vënë në dijeni komandantin e pikës Vulistër, largoi patrullën dhe e spostoi atë rreth 500 metra nga "Përroi i Gjergjicës". Kjo ndodhi në orën 23.00 – 00.00, kohë që përkon me orën e kalimit të kufirit nga Bilal Xhaferi dhe dy shoqëruesit e tij."

Meto Kondi, ish – komandant i kufirit Sarandë

"Pas 25 vitesh, befas çështja ringjallet. Komunizmi ka rënë, gjithçka po rivlerësohet. Ngjarja te Klubi i Shkrimtarëve, gjithashtu. Madje me shumë mallëngjim. Dafinat që iu mohuan fajësuesit, i jepen tani të shumëfishuara. Cilësohet kolos, gati – gati hero i mendimit. Jo për veprën, në radhë të parë, për ngjarjen te Klubi i Shkrimtarëve. Atje ku e fajësoi kolegun e vet për dekadentizëm. Me një fjalë, disa minuta sharje kundër kolegut, i vlejnë më shumë se 30 vjet krijimtari."

Ismail Kadare

Mbi autoren

Aida Tuci la lindur në vitin 1976 në qytetin e Rrëshenit. Në vitin 2000 u diplomua për gazetari në Universitetin e Tiranës. Në vitet 1998 – 2000 ka punuar si gazetare kulture në gazetën "Shekulli". Më pas bëhet pjesë e stafit të gazetës "Sporti Shqiptar".

Ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me revista të ndryshme. Aktualisht punon si gazetare e faqeve kulturore në Media MAPO, që nga themelimi i saj. Ka fituar Çmimin Kombëtar të Gazetarisë Kulturore "Teodor Keko" për vitin 2012. Ky është libri i saj i parë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186072
ean13
9789928186072
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Në takim me shkrimtarë, Fiona Kopali

Ismail Kadare hapi derën. Sërish, përfytyrimi im ishte ndryshe nga realiteti. Nuk e di përse shkrimtarët i imagjinoj gjithnjë pak më të shkurtër se janë. Ishte shumë bukur të takoje shkrimtarin e madh, ndaj iu afrova ta përqafoja. Përballë derës ishte një studio plot me libra.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2290

Botuesi: Naimi

Himni kombetar i shqiptareve, Valbona Karakaci

Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar. Është bërë një shekull dhe janë shpalosur shumë variante nga studiues dhe historianë të ndryshëm në dekada të ndryshme duke dhënë secili variantin e tij, por në fund të fundit vetëm një mbijetoi gjatë kësaj periudhe kohore "Rreth flamurit të përbashkuar".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Shtegtimi i miteve, Ermira Ymeraj

Libri studimor i Ermira Ymerajt, "Shtegtimi i miteve, nga religjioni e folklori në letërsi", thuajse është një temë e veçantë në planin e shqyrtimit të kësaj materie, sa të lashtë për përvojën njerëzore, aq edhe të re për fushën studimore albanologjike.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2421

Botuesi: Onufri

Sfide harrimit, Ali Podrimja

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejt të mbetesh në kujtesë duke theksuar shkakësimin qeniesor të artit poetik. Në rrafshin e qeniesisë njerëzore sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimin vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër, është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Rrëfenja kuteliane, Klara Buda

"Rrëfenja kuteliane" është një tregim i shkurtër i shkruar në mënyrë të veçantë për t'u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi, i cili transformohet në rrëfimtar, pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2813

Botuesi: Naimi

Studime filologjike per letersine romantike arbereshe, Matteo Mandala

Në librin "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe" të Matteo Mandalá gjithçka është e re për lexuesin shqiptar. Të reja janë leximet e trashëgimit letrar në botën arbëreshe, prej veprave të De Radës, Gavril Darës, Zef Skiroit, Frangjisk Santorit, Emanuele Bideras dhe autorëve më të hershëm si Nikollë Keta e Nikollë Filja.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)