• Banner

  • Ka mbaruar

Arti i të shkruarit, Sulejman Mato

"Arti i të shkruarit" është shkruar me jë gjuhë të thjeshtë mbi një unitet konceptual, me citime të përzgjedhura nga letërsia jonë dhe ajo botërore, ai synon të shpalosë standardet e asaj çka quhet "letërsi universale" dhe argumenton pse quhet e tillë.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Arti i të shkruarit
Origjinali: Arti i të shkruarit
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Sulejman Mato
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2011
Fq. 232
Pesha: 0.247 kg
ISBN: 978-9928-00-027-9

Komente mbi librin

Koment nga Moikom Zeqo

"Arti i të shkruarit" është shkruar me jë gjuhë të thjeshtë mbi një unitet konceptual, me citime të përzgjedhura nga letërsia jonë dhe ajo botërore, ai synon të shpalosë standardet e asaj çka quhet "letërsi universale" dhe argumenton pse quhet e tillë. Një libër për shkrimtarët e rinj, por edhe për lexuesit që janë përherë dhe potencialisht shkrimtarë të ardhshëm."

Koment nga Diana Çuli

"Arti i të shkruarit" është një libër tepër i nevojshëm, tepër i këndshëm, tepër plotësues për atë që sot mungon, të flasim për vlerat e përjetshme, për vlerat tona dhe ato të botës, t'i shohim vlerat kombëtare në kontekst botëror, si pjesëz e universit letrar dhe artistik që nuk ka kufij"

Mbi autorin

Sulejman Mato lindi në Fterrë, ku kreu dhe filloren. Shtatëvjeçaren e mbaroi në Gjirokastër, ndërsa të mesmen e ndërtimit në Tiranë. Më pas u diplomua për gjuhë – letërsi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori – Filologji.

Në vitet 1965 – 1967 punon si mësues në Berat, nga 1967 deri më 1973 si redaktor në revistën "Nëntori", 1973 – 1976 dhe 1985 – 1991 libretist në Teatrin e Operës dhe Teatrin Popullor. Nga viti 1993 deri në vitin 2001 ka punuar drejtor i Agjencisë Qendrore të Tregtimit të Librit dhe si kryeredaktor i gazetës "Tirana bashkiake".

Ka botuar 10 libra me poezi, ndër të cilat përmendim: Shtegu i blertë , Nën diellin e jugut , Mbi glob fryjnë erëra , Në stinën e poezisë, Fjalët, Dallga e Jonit etj. Ka botuar dhe vënë në skenë dramat: Ankthi, Një natë e gjatë, Bukë në shkëmb, Familja Zhavora etj. Janë vënë në skenë libretet: Legjenda e lules Honinë (balet), Vajzat e qytetetit të gurtë (balet), Paja (operetë).

Ka botuar librat me tregime: Drita e syve, Banorët e vilës ,Vizitor në Parajsë. Ka botuar librat studimorë: Labirinte dhe enigma, Ëndrrat profetike, Arti i të shkruarit. Ka botuar edhe disa libra për fëmijë. Vazhdon të merret me letërsi dhe të shkruajë në shtypin e kohës.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928000279
ean13
9789928000279
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2990

Botuesi: Te tjere

Banoret e shpelles, Sulejman Mato

Sulejman Mato na befason; shkruan një roman, jo aq për vetveten se sa për të tjerët. I është dashur një jetë e tërë për këtë gjë, është një ëndërr e bërë realitet më në fund, me një vetëdije dhe kërkesa estetike, një sukses!

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore,vol. 3, Arshi Pipa

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Antologji poetike për kuajt, Roland Zisi

Antologji poetike për kuajt nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Tradita moderne në letrat shqipe, Luan Topçiu

Veprat e shqyrtuara në këtë libër janë pjesë e denjë dhe shembullore e letërsisë sonë kombëtare, jo vetëm për vendin që zënë ato në hierarkinë e vlerave, por dhe si formula të reja provokative që shërbejnë për të çuar në udhë të reja, në zhvillime të reja, të panjohura në letërsinë shqipe si pjesë e spiritualitetit të njërit prej popujve më të vjetër të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Letër Dylqinjës, Agim Baci

Një ftesë për një lexim ndryshe të letërsisë. Libri i Agim Baçit, i njohur si gazetar, kritik por edhe si tregimtar e novelist, vjen me 18 letra drejtuar personazheve të përbotshme të letërsisë, si Don Kishotit, Shvejkut, Çiçikovit, Ana Kareninës, Madamë Bovarisë, Odiseut, Tom Sojerit, Brutit apo edhe autorëve si Cvajg dhe Milan Kundera.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Kadare në 101 dokumente të Pallatit të ëndrrave, Dashnor Kaloçi

Ky vështrim i Dashnor Kaloçit në dokumentet sekrete të kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar, për më tepër në arkiva ku përmblidhet 32 vjet (1958 – 1990) një histori e fshehtë e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqiptare, një periudhë shumë e errët e diktaturës hoxhiste, është si të pasqyrohesh në anën e...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2942

Botuesi: Onufri

Korbi korbit nuk ia nxjerr syte, Mihal Luarasi

Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga "fiku" dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001963

Botuesi: Botart

Shqyrtime letrare, Hamit Xhaferi

Në këtë vepër, autori ka parqitur analizat e tij letrare rreth disa prej autorëve shqiptarë, si: Gjergj Fishta, Faik Konica, Ali Asllani, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Petro Marko, Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Martin Camaj dhe Rexhep Qosja.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001095

Botuesi: Onufri

Unaza në kthetra, Ismail Kadare

Ai i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)