Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Shtegtimi i miteve, Ermira Ymeraj
  • Shtegtimi i miteve, Ermira Ymeraj

Shtegtimi i miteve, Ermira Ymeraj

Naimi

Libri studimor i Ermira Ymerajt, "Shtegtimi i miteve, nga religjioni e folklori në letërsi", thuajse është një temë e veçantë në planin e shqyrtimit të kësaj materie, sa të lashtë për përvojën njerëzore, aq edhe të re për fushën studimore albanologjike.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtegtimi i miteve, nga religjioni e folklori në letërsi
Origjinali: Shtegtimi i miteve, nga religjioni e folklori në letërsi
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Ermira Ymeraj
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2013
Fq. 224
Pesha: 0.269 kg
ISBN: 978-9928-109-52-1

Koment nga Emin Kabashi

Libri studimor i Ermira Ymerajt, "Shtegtimi i miteve, nga religjioni e folklori në letërsi", thuajse është një temë e veçantë në planin e shqyrtimit të kësaj materie, sa të lashtë për përvojën njerëzore, aq edhe të re për fushën studimore albanologjike.

Studiues të ndryshëm shqiptarë të fushës së albanologjisë, por edhe të huaj, kanë dhënë ndihmesa me vlerë në disa plane të këtyre shqyrtimeve që ka marrë për temë studiuesja e re, por këtu janë trajtuara dy rrafshet themelore të ekzistencës së mitit në përvojën jetësore të njeriut, janë trajtuar në folklor dhe në letërsi.

Në studimin e saj, Ermira Ymeraj ka përfshirë edhe një Antologji me këngë të ringjalljes, sa duket për ta dëshmuar jo vetëm praninë e trajtimit teorik të tyre, por edhe ekzistencën e tyre të mirëfilltë artistike. Qoftë edhe me përfshirjen e kësaj antologjie në studimin e saj, autorja mund të thuhet ka përmbyllur kërkimin për këtë temë.

Nëse shihen me kujdes burimet e informacionit, referencat që ka përdorur gjatë trajtimit të materies në studimin e saj, literatura e shfrytëzuar mund të thuhet se studiuesja ia ka dalë me sukses të plotë shqyrtimit shkencor të një problemi shumë të diskutueshëm në kulturën tonë dhe në arritjet tona shkencore, siç është prania e mitit në folklor dhe në letërsi.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
9789928109521
ean13
9789928109521
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001961

Botuesi: Te tjere

Camaj i paskajuar, Shaban Sinani

Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001624

Botuesi: Te tjere

Poetika e dramaturgjise dhe mendimit estetik, Jakup Mato

Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë veprimtaritë e shoqërive artistike në periudhën e pavarësisë duke nxjerrë në pah ndihmën që ato dhanë për të krijuar gjasat e nevojshme për artin profesionist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedie në këtë fushë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Acient Albanian Songs, Fatos Arapi

Fatos Arapi’s work is very enlightening when it comes to systematizing the ballad material according to the principal forms of the motive. Undeniable he has enriched the discussion by consulting all the preserved Albanian material.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
500 Lekë
More

Referenca: 2290

Botuesi: Naimi

Himni kombetar i shqiptareve, Valbona Karakaci

Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar. Është bërë një shekull dhe janë shpalosur shumë variante nga studiues dhe historianë të ndryshëm në dekada të ndryshme duke dhënë secili variantin e tij, por në fund të fundit vetëm një mbijetoi gjatë kësaj periudhe kohore "Rreth flamurit të përbashkuar".
1 000 Lekë
More

Referenca: 2187

Botuesi: Te tjere

Nje Uliks qe s'mberriti kurre ne Itake, Primo Shllaku

Titulli: Një Uliks që s'mbërriti kurrë në Itakë (Martin Camaj)Origjinali: Një Uliks qe s'mbërriti kurrë në Itakë (Martin Camaj)Gjinia: StudimAutori: Primo ShllakuShtëpia botuese: At Gjergj FishtaViti: 2006Fq. 200Pesha: 0.321 kgISBN: 978-99943-810-8-3
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Arti si mëkat, Ismail Kadare

Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto.
500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Pesë leksione mbi letërsinë, Bashkim Shehu

Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.
750 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2289

Botuesi: Argeta LMG

Mitologji ne Eposin e Kreshnikeve, Shaban Sinani

Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i "kultit të epopesë".
700 Lekë
More