• Banner

Kuteli kritik, Arjan Llanaj

Studiuesi Arjan Llanaj zgjeron me informacion pamjen tradicionale të studimeve letrare të Kutelit, duke përmendur se mendimit të tij i shfaqen përballë vepra, autorë dhe personalitete prej periudhës së Rilindjes deri tek koha e modernitetit të letërsisë shqipe.

4,95 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kuteli kritik
Origjinali: Kuteli kritik
Gjinia: Studim monografik
Autori: Arjan Llanaj
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2013
Fq. 160
Pesha: 0.19 kg.
ISBN: 978-9928-109-54-5

Mbi librin

Autori i këtij studimi monografik shtron pyetjen se cili është vendi i Mitrush Kutelit në historinë e kritikës letrare shqiptare, ku ndihmesat e tij shihen në raport të brendshëm e të jashtëm, krahas mendimit të Branko Merxhanit, Fan Nolit, Gjergj Fishtës, Krist Malokit, Ernest Koliqit; po edhe krahas mendimit të studiuesve për letërsinë e tyre që ai e shqipëroi, duke ndjekur gjurmët e Nolit. Konkludohet se ai u shfaq si individualitet i plotë në kritikën letrare në vitet 1930 – 1940.

Studiuesi Arjan Llanaj zgjeron me informacion pamjen tradicionale të studimeve letrare të Kutelit, duke përmendur se mendimit të tij i shfaqen përballë vepra, autorë dhe personalitete prej periudhës së Rilindjes deri tek koha e modernitetit të letërsisë shqipe.

Në fund pikëzohen tiparet kryesore të Kutelit kritik, duke identifikuar faktin që ai hyri në këtë fushë duke emigruar prej kërkimeve në fushën ekonomike, me favorin se ishte edhe vetë brenda letërsisë, por nuk mbeti një kritik amator dhe vullnetmirë.

Gjykimet e Kutelit për zhvillimet në letërsinë shqipe, prej Naimit, Mjedës, Lasgushit, Nolit dhe të mëvonshmëve janë jo vetëm pjesë e historisë së mendimit letrar në Shqipëri, por edhe referenca të pashmangshme të debatit për kuptimin e historishkrimit të letërsisë në kohën e sotme.

Detajet e librit
Naimi
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000003

Botuesi: Mitrush Kuteli

Shënime Letrare, Mitrush Kuteli

Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike.

Çmimi 12,88 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000004

Botuesi: Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 2, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Natë marsi", "Natë prilli" (Kapllan Aga i Shaban Shpatës), "Natë muaji maj" (I vdekuri dhe i gjalli), "Rinë Katerinëza", "Natë qershori", "Natë gushti" (Përtej valëve të kohës), "Natë muaji Shëmbitër" (Rrëfimi i parë i Argjir Vlonjatit), "Natë vjeshte të tretë", "Letrat e ndajnatës" (Lugetërit e fshatit tonë).

Çmimi 8,62 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000005

Botuesi: Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 1, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001678

Botuesi: Mitrush Kuteli

Proze dhe vargje te zgjedhura 3, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Vendosa të shkoj në Amerikë", "Unë, Çuli dhe Marina", "Papu", "Hanet e karvanet", "Për kumbulla", "Rusa – papusa", "Si u takua Ndoni me Zallorët", "Gjonomadhë e gjatollinj", "Qetësi përpara fërtyme" dhe vargjet: "Gjuhës shqipe", "Nisje për mërgim", "Tani që shkuan", "Tufan dëbore në py

Çmimi 8,62 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001679

Botuesi: Mitrush Kuteli

Havadan me Havadan, Mitrush Kuteli

Me toposin havadan ai na ka bërë të qartë se jemi në vendin e boshit e të fjalëve në erë, ku ulku nuk e ha ulkun po arbëri e ha arbërin, si urdhëron kanuni i Lek Dukagjinit: "Në këtë vend të uruar s'di njeriu si t'i ketë sytë që të mos e vrasin..."

Çmimi 5,45 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2218

Botuesi: Mitrush Kuteli

Ditar i ekonomistit, Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".

Çmimi 7,43 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2658

Botuesi: Mitrush Kuteli

Poem kosovar dhe Poemi i Shendaumit, Mitrush Kuteli

Kuteli në këtë poemë shqiptarin kosovar e ngrit nga niveli i përjetimit të robërisë, e kalon npër nivelin e ndriçimit shpirtëror deri te vetëdija për çlirim, gjithnjë duke e vetrrëfyer. E shkruar në vorbullën e ngjarjeve, duke u mbështetur në realitetin e rrotullimeve të ndodhive, poema është një njohje më parë dhe një mj

Çmimi 4,26 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2421

Botuesi: Onufri

Sfide harrimit, Ali Podrimja

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejt të mbetesh në kujtesë duke theksuar shkakësimin qeniesor të artit poetik. Në rrafshin e qeniesisë njerëzore sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimin vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër, është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Këmba e të panjohurës, Krenar Zejno

Frenhofer, një piktor i jashtëzakonshëm, krijesë e mistershme balzakiane, tenton të jashtëzakonshmen: mishërimin real të bukurisë, dashurisë dhe pasionit ideal; shpall të jashtëzakonshmen: qëndresën për të mos e shpërfaqur para syve të kurrkujt krijimin e tij.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Acient Albanian Songs, Fatos Arapi

Fatos Arapi’s work is very enlightening when it comes to systematizing the ballad material according to the principal forms of the motive. Undeniable he has enriched the discussion by consulting all the preserved Albanian material.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Hulumtime mbi veprën e át Gjergj Fishtës, Blerina Suta

Një pjesë e kërkimeve për jetën dhe veprën e Fishtës, kryer nëpër arkiva të Kroacisë, Bosnjës dhe Romës, u botuan në formë të dhënash anësore në ndihmë të botimit të veprës studimore për eposin e Gj. Fishtës (2007), dhe një pjesë tjetër u botua ndër vite, në formë artikujsh të shkurtër në periodikë divulgativë apo shkencorë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)