Migjeni ose parathenie e dyzuar, Anastas Kapurani
  • Migjeni ose parathenie e dyzuar, Anastas Kapurani

Migjeni ose parathenie e dyzuar, Anastas Kapurani

2414
Onufri

Si e shikojmë Migjenin? Si na shikon Migjeni? Dhe përgjigjemi: Migjenin edhe e shikojmë, edhe na shikon duke ardhur përjetësisht nga maja e një lartësie. Migjeni vjen drejt nesh nga Kulla e tij e famshme e Babilonit. Ai u ngjit aq lart që të mund të hynte në zemrën e Kohës së Njeriut. Çfarë pa aty? Dritën e këtij zbulimi ai e mble

13,32 
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Migjeni ose parathënie e dyzuar
Origjinali: Migjeni ose parathënie e dyzuar
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Anastas Kapurani
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2010
Fq. 330
Pesha: 0.551 kg
ISBN: 978-99956-87-11-3

Mbi librin

Si e shikojmë Migjenin? Si na shikon Migjeni? Dhe përgjigjemi: Migjenin edhe e shikojmë, edhe na shikon duke ardhur përjetësisht nga maja e një lartësie. Migjeni vjen drejt nesh nga Kulla e tij e famshme e Babilonit. Ai u ngjit aq lart që të mund të hynte në zemrën e Kohës së Njeriut.

Çfarë pa aty? Dritën e këtij zbulimi ai e mbledh në frazën e tij projekt: Ngadhnim ndërgjegje dhe mendim të lirë. E qarkuar me këtë vizion të ndritur europian, fjala e tij nis shtegtimin e saj ekzistencial dhe Migjeni na shfaqet përherë e më pranë prej horizontit të tij të paanë. Ai bie dhe ngrihet brenda vetes, pambarimisht, rrugës për te ne. Përse vjen? Me një mision të madh, nga më fisnikët për një poet: të rroket "me njerëzit që rrok nata".

Mbi autorin

Anastas Kapurani ka mbaruar Universitetin e Tiranës për anglisht. Më vonë ka ndjekur studimet në fushë të letërsisë në një program të nivelit pasuniversitar, hartuar në atë kohë pranë Institutit të Letërisë. Pikërisht këtu, më 1992, ka paraqitur disertacionin "Poetika e fjalës dhe individualiteti i poetit" (një triptik studimor që, sikundër u vlerësua, sillte një frymë të re në lëmë të kërkimit letrar) dhe më këtë mori gradën shkencore Doktor.

Po në atë vit shkoi në Universitetin e Athinës dhe gjatë periudhës 1992 – 1996 ka ndjekur një kurs të kompletuar në nivelin pasuniversitar në fushën e poetikës moderne nën drejtimin e profesorit amerikan Robert Crist. Në fund të kursit paraqiti një punim të plotë mbi poetikën e Whitman – it (From Whitman to the Whitmanesque). Pritja e mirë që pati ky punim e nxiti të përcaktonte përfundimisht fushën e tij të kërkimit, atë të tekstit modern.

Po ashtu, gjatë viteve 2002 – 2004 mbaroi një program tjetër në fushën e poetikës dhe të tekstit modern në Universitetin amerikan në Indianapolis. Në po atë vit, më 2004, përfundoi një monografi të plotësuar mbi poetikën e Fjalës së Lasgushit (The Myth of Lasgush), e cila është e vetmja monografi e shkruar për Poetin e madh. Libri u shkrua në anglisht dhe u botua po atë vit në Angli nga shtëpia botuese "Upfront Publishing". Nga viti 1992 e më tej, autori vazhdon të jetojë në Athinë ku punon në Institutin "City & Guilds" të Londrës, në campus – in e Athinës.

Detajet e librit
2414
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Albanohellenica, numri 4, 2011

Titulli: Albanohellenica, numri 4, 2011Origjinali: Albanohellenica, numri 4, 2011Gjinia: Studime filologjikeAutori: Të ndryshëmShtëpia botuese: Lidhja Filologjike Shqiptaro - GrekeViti: 2011Fq. 216Pesha: 0.448 kgISBN: 1108-846X
11,10 
More

Referenca: 2246

Botuesi: Argeta LMG

Eminesku i injoruar, Lasgush Poradeci

Monografia për Emineskun me të cilën poeti Lasgush Poradeci mbrojti doktoraturën e vet në Universitetin e Gracit, na çudit të gjithëve me përmasat e shtrirjes, me thellësinë e gjykimit e të analizave, me njohjen e thellë të letërsisë rumune e europiane, me aftësinë për të vënë në dukje lidhjet e Emineskut me kulturën e folklorin rumun e me poezinë e...
8,88 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Rrëfenja kuteliane, Klara Buda

"Rrëfenja kuteliane" është një tregim i shkurtër i shkruar në mënyrë të veçantë për t'u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi, i cili transformohet në rrëfimtar, pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin.
5,55 
More

Referenca: SKU001297

Botuesi: Toena

Arti i romanit, Milan Kundera

Bota e teorive nuk është imja. Dua të nënvizoj se nuk kam as më të voglën ambicie teorike, dhe se ky libër nuk është veçse rrëfimi i një krijuesi të mirëfilltë. Vepra e çdo romancieri përmban një vizion të qartë të historisë së romanit, një ide që rreket të shpjegojë se ç'është romani.
8,88 
More

Botuesi: Albas

Kritika letrare në Shejzat, Ymer Ciraku, Elona Plaku

Argumenti i këtij libri e ka të dorës së parë synimin për të dëshmuar se kritika letrare shqiptare tashmë e ka siguruar profilin e saj në rrugën përmbi një shekullore. Por mbi të gjitha nuk kanë munguar e nuk mungojnë të lëshohen ende rezerva apo refuzime për një mision tek e fundit të pakryer dot prej saj.
5,55 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Poezia shqipe, një histori letrare, Gazmend Krasniqi

Autori ka meritën e çarjes së një "toke të virgjër", duke e vështruar për herë të parë zhvillimin e letërsisë shqipe, konkretisht poezisë, në bazë të ligjeve të veta të brendshme, si dhe duke nënvizuar literaritetin e saj larg konceptimit sociologjik dhe pozitivist.
11,10 
More

Botuesi: Arka e Noes

Nga Kafka te Kafka, Maurice Blanchot

"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.
12,21 
More

Referenca: 2470

Botuesi: Naimi

Shenja te munguara ne letrat shqipe, Korab Hoxha

Duke e perifrazuar titullin e këtij libri, do të thosha se dhe vetë ky është një libër i munguar prej kohësh, që rreh të shqyrtojë e të vlerësojë prurjet e përvojës sonë më të mirë përkthimore përsa i përket poezisë ruse.
11,10 
More

Botuesi: UET Press

Pesë leksione mbi letërsinë, Bashkim Shehu

Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.
8,33 
More

Botuesi: UET Press

Natyre mort me kulture, Virgjil Muci

“Natyrë mort me kulturë”, një gjetje simbolike e autorit, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit. I ndarë në katër kapituj, libri sjell një përmbledhje të të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Një lloj përgjigjeje më shumë sesa një denoncim ndaj një gjendjeje faktike të jetës...
9,99 
More

Botuesi: Onufri

Arti si mëkat, Ismail Kadare

Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto.
5,55 
More

Botuesi: UET Press

Kadare i denoncuar, Dashnor Kaloci

Dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH – së, të klasifikuara "Tepër sekret", me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, analiza, kritika, dëshmi, raporte, relacione, akuza e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të pa publikuara më parë...!
13,32 
More

Referenca: SKU001134

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 5, Faik Konica

Në këtë vëllim janë paraqitur studime mbi personalitetin dhe veprën e Faik Konicës nga autorë si: Nonda Bulka, Gijom Apoliner, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo etj.
8,88 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000009

Botuesi: Migjeni

Vargjet e lira, Novelat e qytetit të Veriut, Migjeni

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimikur she ftyra të zbeta edhe sy të jeshiltaqë të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesintë tanë jetën e vet derisa të vdesin.
6,66 
More

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
5,55 
More