Ese te letersise shqipe, Ernest Koliqi
  • Ese te letersise shqipe, Ernest Koliqi

Ese te letersise shqipe, Ernest Koliqi

2292
Te tjere

Në kohën që kjo kritikë përjashtonte nga procesi i komunikimit letrar një pjesë të mirë të veprave dhe autorëve të traditës shqipe si dhe të veprave të bashkëkohore, Koliqi i rimerrte edhe njëherë ata sa për t'iu kundërvënë harresës që kritika zyrtare shqiptare synonte për këtë lloj letërsie aq edhe për të sjellë vende të reja për këta autorë.

7,65 GBP
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Ese të letërsisë shqipe
Origjinali: Saggi di letteratura albanese
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Ernest Koliqi
Shqipëroi: Dhurata Shehri
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2010
Fq. 296
Pesha: 0.372 kg
ISBN: 978-99956-750-2-8

Koment mbi librin

Ernest Koliqi bën të kundërtën e asaj që bënte kritika shqiptare brenda territorit të Republikës Socialiste të Shqipërisë. Në kohën që kjo kritikë përjashtonte nga procesi i komunikimit letrar një pjesë të mirë të veprave dhe autorëve të traditës shqipe si dhe të veprave të bashkëkohore, Koliqi i rimerrte edhe njëherë ata sa për t'iu kundërvënë harresës që kritika zyrtare shqiptare synonte për këtë lloj letërsie aq edhe për të sjellë vende të reja për këta autorë.

Koliqi nuk ishte përjashtues, nuk ishte paragjykues, nuk ishte ekskluziv. Ai na jep vetëm një pamje, të vetën, për një letërsi që e shkroi dhe e jetoi si protagonist dhe si lexues. Koliqi, një i përjashtuar, ishte jo përjashtues, madje edhe ndaj detraktorëve të tij. Duke vazhduar traditën gjithëpërfshirëse të "Antologjisë së lirikës shqiptare", ai krijon njëherësh një model etik dhe estetik të trajtimit të letërsisë: etik dhe estetik për lexuesin shqiptar dhe të huaj.

I pari, i mësuar me përjashtimet dhe me subjektivizmin klanor dhe ideologjik, do të gjejë tek mendimi kritik i Koliqit tablonë e plotë (ndonëse subjektive) dhe jo hierarkinë e cunguar të letërsisë shqipe. I dyti do të gjejë një histori të shkurtër, por domethënëse të letërsisë shqipe në penën e një prej përfaqësuesve më të shquar të saj.

Dhurata Shehri

Detajet e librit
Te tjere
2292
0

Të dhënat

Autori
Ernest Koliqi
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2421

Botuesi: Onufri

Sfide harrimit, Ali Podrimja

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejt të mbetesh në kujtesë duke theksuar shkakësimin qeniesor të artit poetik. Në rrafshin e qeniesisë njerëzore sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimin vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër, është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo...
4,25 GBP
More

Botuesi: Fishta

Libri i Fishtës, Ernest Marku

Konsulent për gegnishten: Palokë Rotani Konsulent për kujtesën historike: Engjëll Zefi Konsulent për zhvillimet aktuale: Frano Kulli
12,75 GBP
More

Referenca: SKU001022

Botuesi: Dituria

Duke lexuar letërsinë e traditës, Ali Xhiku

Libri i parë trajton probleme themelore të letërsisë arbëreshe. Në të dytin studiuesi merret me metoda krahasuese, metodologjinë e historisë së letërsisë, raporte të romantizmit shqiptar me letërsinë folklorike etj.
3,40 GBP
More

Botuesi: UET Press

Pesë leksione mbi letërsinë, Bashkim Shehu

Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.
6,38 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Arti i të shkruarit, Sulejman Mato

"Arti i të shkruarit" është shkruar me jë gjuhë të thjeshtë mbi një unitet konceptual, me citime të përzgjedhura nga letërsia jonë dhe ajo botërore, ai synon të shpalosë standardet e asaj çka quhet "letërsi universale" dhe argumenton pse quhet e tillë.
5,10 GBP
More

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.
5,10 GBP
More

Botuesi: Arka e Noes

Nga Kafka te Kafka, Maurice Blanchot

"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.
9,35 GBP
More

Referenca: SKU000003

Botuesi: Mitrush Kuteli

Shënime Letrare, Mitrush Kuteli

Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike.
11,05 GBP
More

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.
17,00 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001027

Botuesi: Te tjere

Tregtar flamujsh, Ernest Koliqi

Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve.
3,83 GBP
More

Referenca: SKU001028

Botuesi: Te tjere

Hija e Maleve, Ernest Koliqi

Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
3,83 GBP
More

Botuesi: Buzuku

Hija e maleve, Ernest Koliqi

Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.
3,83 GBP
More