- Ka mbaruar
- Në shportën tënde nuk ka më artikuj
- Posta
- Gjithsej 0,00
- Botimet e reja 2024
- Leximet e verës
- Panairi i Librit 2023
- Botimet e reja 2023
- Botimet e reja 2022
- Botime të reja 2021
- Letërsia botërore
- Letërsia shqiptare
- Libra të vjetër
- LIBRAT MË TË SHITUR
- Libra të rekomanduar
- Letërsia Amerikane
- Historia & Aktualiteti
- Letërsia për fëmijë
- Filozofia & Sociologjia
- Ekonomia & Biznesi
- Shkenca komunikimi
- Fjalorë, medota, guida
- Libra referencë
- Libra fetarë
- Libra në anglisht
- CD & DVD
- Leximet e verës 2009
- Art & Kulturë
- Leximet e verës 2010
- Leximet e verës 2011
- eBooks shqip
- Leximet e verës 2012
- Libra për 100 Vjetorin
- Të tjera
- Botime të reja 2020
- Të përzgjedhura
- Ide dhuratash
- Libra Audio
- Libra shkollorë
- Leximet e verës 2022
- Botime të reja 2019
- Botime të reja 2018
- Politika/Aktualiteti
- Librat sipas autorëve
- A. D. Balla
- A. den Doolaard
- A. Italo Sullioti
- A. Muhіbbe Darga
- Ahmet Boriçi
- Agron Tufa
- Albert Camus
- António Lobo Antunes
- At Zef Pllumi
- Bedri Islami
- Bertrand Russell
- Bilge Karasu
- Brajan Sukaj
- Camilo José Cela
- Carlo Levi
- Dino Buzzati
- George Bataille
- George Orwell
- Günter Grass
- Ellen Marie Wiseman
- Erich Maria Remarque
- Ernest Hemingway
- Ervin Qafmolla
- Graham Greene
- Henry Miller
- Italo Calvino
- Isabel Allende
- Jane Austen
- Jan-Werner Müller
- J.K. Rowling
- José Saramago
- Julian Barnes
- Kazuo Ishiguro
- Kenzaburo Oe
- Kolec Topalli
- Leonardo Sciascia
- Lucinda Riley
- Luigi Pirandello
- Margaret Atwood
- Mario Puzo
- Mario Vargas Llosa
- Mihail Bulgakov
- Mircea Eliade
- Mustafa Greblleshi
- Nathaniel Hawthorne
- Robert Harris
- Salman Rushdie
- Tatiana Ţîbuleac
- Tim Marshall
- Tomás Eloy Martínez
- Vassilis Vassilikos
- Vedat Kokona
- Virginia Woolf
- Visar Zhiti
- Tahar Ben Jelloun
- Nina George
- Simone de Beauvoir
- Siri Hustvedt
- Sylvain Tesson
- Thomas Hardy
- Librat sipas përkthyesve
- Adrian Beshaj
- Afrim Koçi
- Alban Bobrati
- Agim Doksani
- Alket Çani
- Alda Bardhyli
- Alina Karaulli
- Amantia Kapo
- Amik Kasoruho
- Anastasi Prodani
- Antonio Babliku
- Aristidh Ristani
- Bajram Karabolli
- Bashkim Shehu
- Blerta Hyska
- Benet Koleka
- Bledar Çepele
- Brikena Çabej
- Diana Çuli
- Doriana Ndoi
- Dritan Çela
- Edon Qesari
- Enela Topulli
- Esmerina Zalli
- Erion Karabolli
- Edmond Tupja
- Edvin Cami
- Enit Steiner-Karafili
- Engjëllushe Shqarri
- Erdi Ibro
- Eris Rusi
- Esmeralda Cimboku
- Etleva Çepele
- Fatmir Dibra
- Flavia Kaba
- Gjergj Zheji
- Gjergj Vlashi
- Hasan Bregu
- Ilia Lëngu
- Ilir Baçi
- Jerina Dushku
- Kastriot Mahilaj
- Kleopatra Koleka
- Kleo Lati
- Klodian Briçi
- Ledia Dushi
- Loran Gami
- Kujtim Ymeri
- Maniela Sota
- Marzela Çelanji
- Mustafa Greblleshi
- Nasi Lera
- Nikolla Sudar
- Orgest Azizi
- Ornela Islami
- Pavli Qesku
- Petrit Sinani
- Petro Zheji
- Rajmonda Vuçini
- Ramazan Hysa
- Renata Martini
- Rigel Rizaj
- Robert Shvarc
- Robert Vullkani
- Sabrina Dhrimo
- Saverina Pasho
- Sazan Gjomena
- Sonila Meksi
- Urim Nerguti
- Viktor Kalemi
- Viola Adhami
- Vullnet Muço
- Bujar Doko
- Panairi i Librit 2022
- Librat e filatelisë shqiptare
Mitologji ne Eposin e Kreshnikeve, Shaban Sinani
Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i "kultit të epopesë".
Titulli: Mitologji në Eposin e Kreshnikëve
Origjinali: Mitologji në Eposin e Kreshnikëve
Gjinia: Mitologji, studime letrare
Autori: Shaban Sinani
Shtëpia botuese: Argeta – LMG
Viti: 2006
Fq. 376
Pesha: 0.551 kg
ISBN: 978-99943-30-73-X
Mbi librin
Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i "kultit të epopesë". Letërsia shqiptare lindi e u zhvillua për një kohë të gjatë si letërsi heronjsh.
Ata që nuk e dinin se ekzistonte në formën tradicionale gojore eposi i kreshnikëve u përpoqën të krijojnë vetë "epope imagjinare" dhe t'i paraqitnin si trashëgime orale. Më pas pati përpjekje për rikrijimin e një epopeje integrale, sipas modeleve të poemave antike. Në eposin shqiptar, si në çdo epos tjetër, koha vjen e shkon sipas një kalendari të ndryshëm nga kalendari njerëzor, që të kujton mendësinë e "Epit të Gilgameshit", ku një ditë në kohën e hyjnive është sa njëmijë vjet në kohën e njerëzve.
Heronjtë mitologjikë të eposit shqiptar mbeten të vdekur në mejdan për njëqind vjet dhe kur zgjohen thonë: "Paskam marrë nji sy gjumë". Kur Muji mendohet, "sheh barin kah rritet". Në epos ka vetëm të shkuar të largët dhe të papërcaktuar. Koha në përfytyrimin mitologjik nuk i bindet orës njerëzore. Hershmërinë e thellë të eposit shqiptar e dëshmojnë dy tipare të rëndësishme të figurave mitologjike të ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njëra anë, dhe ktonik, nga ana tjetër.
Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktonisë - gjegjësisht aloktonisë - së popullit që i ka krijuar. Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Ato bashkëjetojnë e ndeshen, fitojnë e mposhten, kërkojnë parësinë dhe e mbrojnë atë. Cikli i Artridëve përmbyllet me dilemën tragjike të Orestit, që duhet të thyejë një traditë e të themelojë një të re: të mbrojë të drejtën e atësisë kundër asaj të mëmësisë.
Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtë" që këshillon flijimin e nuses në urë të kujton patriarkun, në epos nuk ka patriark. Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit, në raport me Omerin (ose "shtatë Omerat"). Në njërën prej këngëve Omeri duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu i krajlit. Këngën rapsodi e quan "Omeri prej Mujit" dhe ky është rasti i vetëm kur shfaqet një hije patriarku. Figurë qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna.
Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Pas Omerit nuk ka më kreshnikë. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashëgohet. Tipari matriarkal i figurave mitologjike të epikës legjendare theksohet nga fryma e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë. Zakonisht është thënë se në këtë këngë maten fuqitë tokësore me ato detare ("një bajloz i zi ka dalë prej detit"). Janë gjurmuar e gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi "tim për tim", ashtu siç ishin ligjet e administratës së perandorisë.
Në fakt, burimi themelor i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes për të shpëtuar një epokë nga morali i trashëguar prej qëmoti se njeriu mund të flijohej i gjallë siç ndodh me nusen e murosur në baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, që kërkon natë për natë "ka 'i dash t'pjekun", natë për natë "ka 'i vashë të re". Mundja e bajlozit shënon fundin e asaj konvente që e përligjte flijimin e gruas.
Gjergj Elez Alia amniston përgjithnjë gruan nga flijimi. Karakteri ktonik (tokësor) i hyjnive të eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik të popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitë kanë një hierarki shumëshkallëshe (nëntokësore, gjysmëtokësore: Persefoni e kalon gjysmën e vitit nën tokë dhe gjysmën mbi tokë, ktonike dhe uranike - qiellore), në eposin shqiptar kjo hierarki nuk ekziston.
Figurat mitologjike të botës shqiptare janë tokësore. Në folklorin rrëfimtar, duke përfshirë epin dhe përrallat, nuk ekziston "e bukura e qiellit". Krahas me "të bukurën e dheut" (të kësaj toke) në traditën etnofolklorike të vendit dalin e bëhen bashkë figura të tilla si shtojzovallet (aglutinim i "shtojua zot valet"), shtojzorreshtat ("shtojua zot rreshtat"), "ato të lumet", shita.
Tipari ktonik i figurave mitologjike të eposit shqiptar përkon me atë stad të mendimit, kur në letërsinë antike helene "perënditë zbritën nga Olimpi", por, megjithatë, mbetën figura të rëndësishme të ndërgjegjies së besimit. Kjo është më e vonët se shtresa uranike (qiellore) e figurave mitologjike, por, gjithsesi, më e hershme se ajo kohë kur perënditë greke u bënë për t'u përqeshur në komeditë e Aristofanit.
"Dy kalendarët" e kohës (jashtëkohësisë) në epos dhe në historinë e jetës njerëzore lidhen me dallimet ndërmjet përfytyrimit mitologjik për kohën në mendësinë e lashtë dhe në mendësinë moderne. Një prej fakteve folklorikë interesantë për këtë është përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas, që shihet si tipar universal i eposit. Në eposin shqiptar, për të treguar largësi, zakonisht thuhet "nantë konaqe larg" ose "nantë vjet udhë".
Kjo ngjan me idiomën letrare të eposit të sumerëve, ku largësia tregohet jo me njësi të hapësirës, por me njësi të kohës: "Më zuri shqiponja me kthetra të hekurta,/ Dhe katër orë në lartësi më ngriti". Ose: "Shkuan më tej, dy herë nga njëzet orë,/ Derisa nga larg dalluan një cep toke". Përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas ka lidhje me atë shkallë të zhvillimit mendor të botës njerëzore, kur ende procesi i lëvizjes prej së shkuarës në të ardhmen përfytyrohej si njëdimensional.
Në këtë përmasë njësoheshin deri në padallim koha dhe hapësira. Këto mendësi të një stadi të lashtë antik përbëjnë argumente artistikë parësorë për debatin mbi burimin kohor të eposit shqiptar. Cikli shqiptar i kreshnikëve përmban një ndërthurje tiparesh të eposeve antikë dhe atyre europianë të periudhës mesjetare. Por ka më shumë tipare të eposeve antikë se të atyre mesjetarë.
Ekzistojnë një varg argumentesh folklorikë në favor të një përcaktimi kronologjik relativ të burimit të eposit në periudhën e kalimit prej ilirëve tek shqiptarët, prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhës së fundme të romanizimit në përballjen me dyndjet sllave. Në shkencën sllave cikli verior konsiderohet rikrijim i motiveve të eposit serbo - boshnjak pas muslimanizimit masiv të shqiptarëve, dikur nga shekulli i 18-të e këndej.
Disa nga dijetarët vendës janë bashkuar në mendimin se eposi shqiptar është "i periudhës byzantine" dhe burimi i tij duhet lidhur me kohën e krijimit të "Digenis Akritas" tek grekët. Këto pikëpamje, herë hapur e herë tërthorazi, herë me qëllime të caktuara e herë nga mosbesimi tek faktet, duke e kushtëzuar burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose të atij bizantin, e vonojnë mjaft kronologjikisht formimin e eposit shqiptar.
Të dhënat e zhvillimit të përgjithshëm kulturor të shqiptarëve tregojnë se eposi verior është krijuar në një periudhë zhvillimi divergjent. Kjo është periudha e ndarjes më të madhe etno - krahinore të viseve shqiptare (Gegëri e Toskëri), fakti është se nuk gjenden gjurmë të eposit në jug të Shkumbinit. Kjo është periudha e ndarjes së polifonisë në jug prej homofonisë në veri. Kjo është periudha e rotacizmit në jug dhe e nazalitetit në veri.
Kjo është periudha e ruajtjes së a - së në gegërishte dhe e kthimit të saj në "ë" në toskërishte. Nga pikëpamja kulturore, eposi ka lindur në kohën kur u vërtetuan ndryshimet më të rëndësishme dydegëshe të kulturës shqiptare: gege dhe toske. Kjo nuk do të thotë se eposi është një traditë e mbyllur folklorike në veri. Ka shumë të dhëna që provojnë se cikli verior nuk është aq verior, sa të mbetet i vetëveçuar.
Motive themelore të tij gjenden të zhvilluara në folklorin e viseve jugore në formën e rrëfimeve, përrallave apo legjendave. Nga pikëpamja historike, eposi nuk mund të lindë në çdo kohë dhe nga çdo ngjarje. Vetë eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartësve të tij me popullsinë e ardhur në Ballkan, mban vulën e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar e përjashton krijimin qysh në kontaktet e para me popullsinë e ardhur, duke paralajmëruar audiencën se të tjera gjëra ndodhnin 'kur kem' pas' besë me krajli". Nga një kërkim në një mënyrë pak tendencioze mund të hetohen edhe të dhëna që shfaqen si dëshmi të një rreziku që vjen nga deti dhe që në nënshtrat mund të lidhet edhe me jehonën e një kohe të pushtimeve romake.
Këto fakte e arsyetime lejojnë të mbrohet mendimi se në epos, pavarësisht nga karakteri i tij shumështresor, megjithatë, ekziston një "kohë e parë". Ajo përkon me shek Vll - VIII, kur ndodhin proceset më të rëndësishme divergjente të brendshme në kulturën etnike, kur vërtetohen shndërrime cilësore kulturore, si kalimi nga ilirishtja tek shqipja, konsolidimi i dy koineve gege dhe toske (në vend të të folmeve të ngushta të fiseve).
Ky proces divergjence ishte përparimtar, sepse, duke ndarë koinenë kulturore veriore nga ajo jugore, zhvilloi konvergjencën brenda tyre, njësoj si kishte ndodhur në antikitet me katër dialektet e greqishtes. Pikërisht në këtë periudhë vendësit përballen me dyndjet sllave në Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv të tyre. Edhe të dhënat rreth nocionit të një hapësire mitologjike në epos janë favorizuese për kushtëzimin e burimit të tij me periudhën e këtyre shndërrimeve të mëdha.
Nëse studiuesi do të vihej në kërkim të një "habitat-i" prehistorik të botës së personazheve dhe ngjarjeve të eposit, të një "atdheu shpirtëror", të një "patria poesis", kjo do të gjendej në kultin e dheut të të parëve, në mitin e vendlindjes, në shenjtërimin e bjeshkës, në hyjnizimin e dheut, në atë kuptim që gjermanët e përdorin këtë fjalë kur thonë "land". Ndonëse të kufizuara, në epos ka të dhëna të tilla me karakter etnoveçues, që gjenden të trashëguara në botën shpirtërore shqiptare.
Këto fillojnë me dallimin "të vetët - të tjerët", që është nga shenjat më të hershme të ndërgjegjies së bashkësisë. Ka të ngjarë që në opozicionin "kreshnikë - shkje" është po ai opozicion që gjendej tek grekët e vjetër në formën "helenë - barbarë". Ndonëse më shumë mund të flitet për një nocion landi, vendlindjeje, për një Itakë shqiptare, sikurse është Moreja tek arbëreshët (në këngët historike, se për një hapësirë të përcaktuar qartë, prapë vetëdija e një atdheu që i bën bartësit e eposit të ndihen mes tyre "të vetët" del aty - këtu.
Është me vend të kujtohet se edhe në eposin antik helen kishte dy kuptime mbi atdheun: Odiseu ishte bir i Heladës, por ai nuk gjen prehje pa mbërritur "atdheun e ngushtë", Itakën. Dëshmitë e pranisë së kulturave të vjetra antike në lëndën shqiptare, sidomos të kulturës greko - romake, janë edhe dëshmi hershmërie dhe fqinjësie prej antikitetit. Lamberci argumenton se në eposin verior ka "mbi 40 tema të ngjashme" me ato të këngëve akritike.
Zgjedhja e Mujit ("a don forcë a don gja") është si zgjedhja e Heraklitit. Në një këngë të njohur shqiptare Omeri i vogël duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu, sikurse Armuropulos (Armuri i vogël) tek këngët akritike. Këto gjurmë janë inkurajuese për të shkuar drejt përfundimit se eposi shqiptar, i mbiquajtur "cikli verior", duke e parë në lidhjet e tij artistike me gjithë folklorin e vendit, nuk është dhe aq verior dhe i kufizuar sa është paraqitur nëpërmjet termit.
Këtu edhe gjeografia historike pak hyn në punë. Veçohet për nga rëndësia shtresëzimi i eposit mbi bazën e tipeve të personazheve. Më në hollësi duan vëmendje personazhet mitologjikë, duke theksuar karakterin e tyre polistadial, prej fëmijërisë së njerëzimit. Heronjtë kryesorë të eposit (Muji) përfaqësojnë kultin e fuqisë, sikurse Akili në veprat homerike; kurse kalimi në stadin e kultit të diturisë - dinakërisë (kulti i Odiseut) nuk është aq i vërtetuar.
Eposi shqiptar ka në qendër heroin e luftës, ndërsa heroi i paqes, "heroi i dytë", Halili, më shumë anon nga kulti i bukurisë. Në eposin helen Odiseu duhej të mposhtte joshjet e aventurës dhe të arratisë, duke qenë larg atdheut, prandaj duhej t'i zgjidhte situatat mençurisht, kurse në eposin shqiptar Halili është në atdheun e tij dhe duhet t'ua fitojë zemrat "devojkave" me hijeshinë burrërore.
Referenca: SKU001710
Botuesi: Naimi
Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K", Shaban Sinani
"Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K", është në vijim të botimit të mëparshëm i "Një dosje për Kadarenë", i cili u publikua për herë të parë në vitin 2005 në Tiranë.
Referenca: SKU001959
Botuesi: Naimi
Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani
Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.
Referenca: SKU001961
Botuesi: Te tjere
Camaj i paskajuar, Shaban Sinani
Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
Referenca: SKU001973
Botuesi: Naimi
Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani
Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.
Referenca: 2585
Botuesi: Naimi
Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani
Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
Referenca: 2617
Botuesi: Naimi
Hebrenjte ne Shqiperi, Shaban Sinani
Në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan jo 200 hebrenj vendës, por afro 15 – fishin e tyre, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani.
Referenca: 2740
Botuesi: Naimi
Etnos ne Epos, Shaban Sinani
Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.
Referenca: 2885
Ndajfoljet peremerore ne gjuhen shqipe, Shaban Sinani
Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo – leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt.
Botuesi: Naimi
Pyetje në albanologji, Shaban Sinani
Në këtë libër janë paraqitur studime mbi veprat e Aleks Budës, Angelo de Gubernatis, Demetrio Camarda – s, Dom Nikollë Kaçorrit, Dora D'Istrias, Hasan Cekës, Jeronim de Radës, Lef Nosit, Mahir Domit, Margaret Hasluck, Matteo Mandala – s, Maximilian Lambertz, Milan Sufflay – it, Qemal Haxhihasanit, Shaban Demirajt, Shehretit të Delvinës, Tahir Dizdarit,...
Botuesi: Naimi
Studime kritiko-letrare për letërsinë shqipe, Roland Zisi
Lëndën e këtij libri e përbëjnë një varg referatesh, kumtesash dhe artikujsh që janë shkruar gjatë njëzetë vjetëve të fundit dhe botuar nëpër periodikë shkencorë ose akte konferencash, seminaresh e simpoziumesh kombëtare e ndërkombëtare në të cilat autori ka qenë pjesëmarrës.
Botuesi: Akademia e Shkencave
Kënga si mjet për ruajtjen e shqipes në shekuj, Gjovalin Shkurtaj
E ideuar për t’u quajtur në variantin e parë ‘Kënga, lulja e fjalës’, studimi që ka në themel Eposin e Kreshnikëve, Lahutën e Malcis deri te kapërcimet e muzikës sot, mbi të gjitha na tregon se fjala ka rrënjë në jetën shpirtërore të gjithsecilit.
Botuesi: SARAS
Intertekstualja dhe disidentja te "Dimri i vetmisë së madhe", Met Dervishi
Në kulmin e lulëzimit të komunizmit në Shqipëri, në kapërcyell të viteve '70, Ismail Kadare do të përballej me një nga sfidat më të mëdha që një shkrimtar në ish-vendet komuniste, do ta kishte të vështirë ta realizonte, të kthente në një personazh pikërisht diktatorin e tij.
Referenca: SKU001548
Botuesi: Princi
Për Migjenin, Arshi Pipa
"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
Botuesi: Naimi
Në takim me shkrimtarë, Fiona Kopali
Ismail Kadare hapi derën. Sërish, përfytyrimi im ishte ndryshe nga realiteti. Nuk e di përse shkrimtarët i imagjinoj gjithnjë pak më të shkurtër se janë. Ishte shumë bukur të takoje shkrimtarin e madh, ndaj iu afrova ta përqafoja. Përballë derës ishte një studio plot me libra.
Botuesi: Zenit Editions
Këmba e të panjohurës, Krenar Zejno
Frenhofer, një piktor i jashtëzakonshëm, krijesë e mistershme balzakiane, tenton të jashtëzakonshmen: mishërimin real të bukurisë, dashurisë dhe pasionit ideal; shpall të jashtëzakonshmen: qëndresën për të mos e shpërfaqur para syve të kurrkujt krijimin e tij.
Botuesi: Toena
Shkrimtar i majave letrare, Ali Aliu
Ja përse, si kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit.
Botuesi: Zenit Editions
Tradita moderne në letrat shqipe, Luan Topçiu
Veprat e shqyrtuara në këtë libër janë pjesë e denjë dhe shembullore e letërsisë sonë kombëtare, jo vetëm për vendin që zënë ato në hierarkinë e vlerave, por dhe si formula të reja provokative që shërbejnë për të çuar në udhë të reja, në zhvillime të reja, të panjohura në letërsinë shqipe si pjesë e spiritualitetit të njërit prej popujve më të vjetër të...
Referenca: SKU001134
Botuesi: Botimet Dudaj
Vepra 5, Faik Konica
Në këtë vëllim janë paraqitur studime mbi personalitetin dhe veprën e Faik Konicës nga autorë si: Nonda Bulka, Gijom Apoliner, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo etj.
Referenca: SKU001022
Botuesi: Dituria
Duke lexuar letërsinë e traditës, Ali Xhiku
Libri i parë trajton probleme themelore të letërsisë arbëreshe. Në të dytin studiuesi merret me metoda krahasuese, metodologjinë e historisë së letërsisë, raporte të romantizmit shqiptar me letërsinë folklorike etj.
Referenca: SKU001340
Botuesi: OMBRA GVG
Jeta e Fan S. Nolit, vol. 1Jeta e Fan S. Nolit, vol. 1, Nasho Jorgaqi, Nasho Jorgaqi
Është përshkrimi më shterues i jetës dhe veprës së Nolit. Është një kryevepër në llojin e vet. Është një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje për çdo aspekt të jetës së tij, si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i N. Jorgaqit meriton vlerësimin më të lartë.
Referenca: SKU001961
Botuesi: Te tjere
Camaj i paskajuar, Shaban Sinani
Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
Referenca: SKU001508
Botuesi: Onufri
Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten, Ismail Kadare
Si veteran i gjymtuar pas prerjes, që u përmend në krye të kësaj sprove, ai himn do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiler-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për t'i dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.