Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nike Berisha
  • Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nike Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

SKU001555
Princi

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Vepra letrare e Martin Camajt
Origjinali: Vepra letrare e Martin Camajt
Gjinia: Studim letrar
Autori: Anton Nikë Berisha
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2010
Fq.232
Pesha: 0.291 kg
ISBN: 978-99956-732-6-0

Mbi librin

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.

Vepra e tij letrare (15 vepra) është për shumëçka e papërsëritshme dhe komplekse: një botë e pasur tematike dhe motivore, me një strukturë gjuhësore dhe poetike dhe me një sistem shprehës kuptimor origjinal e të mëvetësishëm, perceptimi i së cilës kërkon më tepër dije e përkushtim sesa leximi i një vepre të zakonshme letrare.

Ajo është e mbrujtur dhe frymon me botën dhe me mendësitë shqiptare; në qenësinë e saj është një dialog artistik me të, me vetëdijen historike dhe me vetëdijen mitike dhe njëherësh një botë e një vizioni të ri artistik. Imazhi poetik i Martin Camajt zë fill me vendlindjen e fëmijërinë, me njerëzit e tij, pastaj shtrihet e zgjerohet me Dukagjinin e me Atdheun, me të cilët ishte fort i lidhur shpirtërisht, por edhe me botën arbëreshe, të cilën po ashtu e çmoi dhe e deshi shumë.

Në qoftë se sipas Blejkut poezia është "alegori që i drejtohet forcave intelektuale" e gjithë vepra e Camajt është e tillë; ajo ngërthen synimin dhe përcaktimin, siç do të thoshte Northorp Fraj, që "Vepra e imagjinatës na prezanton një vizion, jo të madhështisë personale të poetit, por të një gjëje jopersonale dhe shumë më madhështore: vizionin e një akti të vendosur të lirisë shpirtërore, vizionin e rikrijimit të njeriut". Në këtë plan Martin Camaj është shembull i rrallë në letërsinë tonë.

Detajet e librit
Princi
SKU001555

Të dhënat

Autori
Martin Camaj

Referencat specifike

isbn
9789995673260
ean13
9789995673260
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000850

Botuesi: Onufri

Dantja i pashmangshëm, Ismail Kadare

Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. "Komedia hyjnore" e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën.
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Prania si mungesë... Mungesa si prani, Eldon Gjikaj

"E madhe është gjëma e mëkatit" shkon te lexuesi në vitet '90-të, afro 45 vjet pasi u shkrua, kur shoqëria shqiptare gjendet në një vorbull ndryshimi shumplanësh. Sistemi letrar shqiptar përfshihet sakaq në këtë vorbull, duke dëshmuar sensibilitet dhe maturim brenda polisistemit të përgjithshëm kulturor
800 Lekë
More

Referenca: SKU001341

Botuesi: OMBRA GVG

Jeta e Fan S. Nolit, vol. 2, Nasho Jorgaqi

Është përshkrimi më shterues i jetës dhe veprës së Nolit. Është një kryevepër në llojin e vet. Është një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje për çdo aspekt të jetës së tij, si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i N. Jorgaqit meriton vlerësimin më të lartë.
1 600 Lekë
More

Referenca: SKU001095

Botuesi: Onufri

Unaza në kthetra, Ismail Kadare

Ai i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001624

Botuesi: Te tjere

Poetika e dramaturgjise dhe mendimit estetik, Jakup Mato

Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë veprimtaritë e shoqërive artistike në periudhën e pavarësisë duke nxjerrë në pah ndihmën që ato dhanë për të krijuar gjasat e nevojshme për artin profesionist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedie në këtë fushë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Pesë leksione mbi letërsinë, Bashkim Shehu

Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.
750 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Shtegtimi i miteve, Ermira Ymeraj

Libri studimor i Ermira Ymerajt, "Shtegtimi i miteve, nga religjioni e folklori në letërsi", thuajse është një temë e veçantë në planin e shqyrtimit të kësaj materie, sa të lashtë për përvojën njerëzore, aq edhe të re për fushën studimore albanologjike.
700 Lekë
More

Referenca: 2470

Botuesi: Naimi

Shenja te munguara ne letrat shqipe, Korab Hoxha

Duke e perifrazuar titullin e këtij libri, do të thosha se dhe vetë ky është një libër i munguar prej kohësh, që rreh të shqyrtojë e të vlerësojë prurjet e përvojës sonë më të mirë përkthimore përsa i përket poezisë ruse.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001961

Botuesi: Te tjere

Camaj i paskajuar, Shaban Sinani

Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
800 Lekë
More

Referenca: SKU002029

Botuesi: Onufri

Djella, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes.
500 Lekë
More

Referenca: SKU002030

Botuesi: Onufri

Rrathe, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.
900 Lekë
More

Referenca: SKU002068

Botuesi: Onufri

Novela, Martin Camaj

Në gjithë këtë vepër, të shkruar gjatë afro 35 vjetëve a më shumë, Martin Camaj është vetja që kërkon veten, të pandashmin nga fisi dhe atdheu, të pandashëm si e përmban në kuptimin burimor këtë nocion termi latin individuum (in - dividuum).
720 Lekë
More

Referenca: SKU002069

Botuesi: Onufri

Drama, Martin Camaj

Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.
700 Lekë
More

Referenca: SKU002070

Botuesi: Onufri

Poezi, Martin Camaj

Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.
800 Lekë
More

Referenca: SKU002071

Botuesi: Onufri

Dranja, Martin Camaj

Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile".
700 Lekë
More

Referenca: SKU002072

Botuesi: Onufri

Palimpsest, Martin Camaj

Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.
500 Lekë
More

Referenca: 2089

Botuesi: Onufri

Lirika mes dy moteve, Martin Camaj

Në këtë syzim, autori i kësaj përmbledhjeje lirikash nuk qëllimon t'i paraqesë vetveten lexuesve. Nga ana tjetër, poezia nuk lyp shpjegime, edhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka. Ka vetëm një trajtë të qëllueme e të drejtë, një radhitje fjalësh, gjithmonë në gjuhën amtare.
800 Lekë
More

Referenca: 2091

Botuesi: Onufri

Karpa, Martin Camaj

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë; nga ana tjetër, mbi shtyllën a
900 Lekë
More

Referenca: 2092

Botuesi: Onufri

Njeriu me vete e me tjere, Martin Camaj

E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.
500 Lekë
More

Referenca: 2093

Botuesi: Onufri

Tregime, Martin Camaj

Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.
500 Lekë
More