Titulli: Për Migjenin
Origjinali: Për Migjenin
Gjinia: Studim letrar
Autori: Arshi Pipa
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2006
Fq. 112
Pesha: 0.141 kg
ISBN: 978-99943-947-1-1
Mbi librin
"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
Në këto tri ese të panjohura për lexuesin dhe të pareferuara nga kritika letrare shqiptare bëhet një analizë tekstuale-estetike dhe kritike për poetin më të rëndësishëm dhe më ndikues në poezinë shqipe të shekullit të XX-të, Migjenin, për të cilin zbulohen dy cilësi të pazakonta të poetëve të mëdhenj: bashkëkohësia e poezisë së tij me poezinë më të mirë perëndimore dhe orientimi i tij nga perëndimi.
Dhe këtë "mit të perëndimit" në poezinë e tij zbulon Arshi Pipa për herë të parë, përkundër ndotjes propagandistike që i bëri veprës së Migjenit kritika zhdanoviste shqiptare e realizmit socialist.