• Banner

Cikli filozofik ne sistemin poetik te Lasgush Poradecit
  • Cikli filozofik ne sistemin poetik te Lasgush Poradecit

Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Eldon Gjikaj

Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qendrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja.

4,25 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit
Origjinali: Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit
Gjinia: Monografi
Autori: Eldon Gjikaj
Shtëpia Botuese: Naimi
Viti: 2010
Fq: 220
Pesha: 0.281 kg
ISBN: 978-9928-4017-4-8

Koment nga Shaban Sinani

Lexuesi ka në dorë tani një vepër të re studimore për nja nga kolosët e poezisë shqipe, Lasgush Poradecin, botim i shtëpisë botuese "Naimi", tashë e njohur për kolanën albanologjike "Universitas". Studimi "Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit: variante, burime, poetikë" i studiuesit Eldon Gjikaj, është paraprirë nga të paktën dhjetë vjet kërkime, shprehje e seriozitetit metodologjik në kërkimin shkencor.

Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qendrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja dhe duke i dhënë përfundimisht punës edhe një rezultat të drejtpërdrejtë filologjik: krahasimin, shqyrtimin kritik dhe stabilizimin e tekstit të ciklit filozofik të poezisë së Lasgush Poradecit.

Duke qenë i sigurt në njohjen e temës së zgjedhur, autori i ka shpëtuar kurthit të "qortimit të qortimeve", që poezia e Lasgush Poradecit i ofron bujarisht, duke iu larguar polemikave me karakter ideologjik. Argumentimi i tezës se Lasgush Poradeci krijoi një sistem poetik të vetin është teorik dhe analitik.

Libri "Vendi i ciklit filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, variante, burime, poetikë" i studiuesit Eldon Gjikaj është një monografi e shkruar me rreptësi kritike, me fjalë tejet të kursyera, me një gjuhë sa shkencore dhe aq edhe të kuptueshme, larg çdo manierizmi të qëllimshëm për t'i rritur formalisht vlerën punës, me thellësi arsyetimi dhe konkludimi.

Detajet e librit
Naimi
SKU001485

Referencat specifike

isbn
9789928401748
ean13
9789928401748
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2246

Botuesi: Argeta LMG

Eminesku i injoruar, Lasgush Poradeci

Monografia për Emineskun me të cilën poeti Lasgush Poradeci mbrojti doktoraturën e vet në Universitetin e Gracit, na çudit të gjithëve me përmasat e shtrirjes, me thellësinë e gjykimit e të analizave, me njohjen e thellë të letërsisë rumune e europiane, me aftësinë për të vënë në dukje lidhjet e Emineskut me kulturën e folklorin rumun e me poezinë e...

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2247

Botuesi: Te tjere

Shkolla shqipe e Poradecit, Lasgush Poradeci

Midis dosjeve të shumta në arkivin e babait tim, Lasgush Poradecit, më kishte rënë në sy edhe dosja me titull: "Dokumenta për shkollën shqipe të Poradecit". Mbasi e pashë dhe e studiova me kujdes, vendosa të merresha seriozisht me botimin e saj, duke përmbushur kështu edhe një dëshirë të hershme të babait tim.

Çmimi 3,40 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Arti si mëkat, Ismail Kadare

Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2914

Botuesi: Te tjere

Endrrat e ngrira te Enver Kushit, Resmi Osmani

Ëndrrat janë pjesë strukturore e prozave të Enver Kushit. Këtë ia lejon, për të mos thënë ia kërkon, stili dhe forma e prozës që shkruan. Shkrimtari i përdor ëndrrat jo vetëm si pjesë e trillimit artistik dhe pleksjen e tyre me ngjarje fantazmagorike, sureale, por edhe si pasqyrë e shfaqjes së gjendjeve të caktuara shpirtërore.

Çmimi 2,55 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore,vol. 3, Arshi Pipa

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një...

Çmimi 11,90 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Pesë leksione mbi letërsinë, Bashkim Shehu

Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.

Çmimi 6,38 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000135

Botuesi: Ideart

Proza e Kutelit, Behar Gjoka

Mitrush Kuteli sot ka vendin në letërsinë shqiptare, sigurisht jo në atë vend që ia caktuen historiografët në vëllimet e kritikës e të periodizimit të letërsisë sonë. Diçka e tillë arsyetohet me faktin sepse Kuteli na paraqet si letrar një njeri kulture si vetje fort komplekse. 

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Rreth dosjes Bilal Xhaferi, Aida Tuci

Për herë të parë, me këtë libër, gazetarja Aida Tuci arrin të shpjegojë shterueshëm se çfarë ka ndodhur atë pasdite prilli të vitit 1968, në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve gjatë diskutimit të romanit "Dasma". Nëpërmjet dëshmive nga bashkëkohësit, dokumenteve arkivore, si dhe një bisede me Ismail Kadarenë, lexuesit i zbulohen të panjohurat e kësaj enigme.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Këmba e të panjohurës, Krenar Zejno

Frenhofer, një piktor i jashtëzakonshëm, krijesë e mistershme balzakiane, tenton të jashtëzakonshmen: mishërimin real të bukurisë, dashurisë dhe pasionit ideal; shpall të jashtëzakonshmen: qëndresën për të mos e shpërfaqur para syve të kurrkujt krijimin e tij.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001095

Botuesi: Onufri

Unaza në kthetra, Ismail Kadare

Ai i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)