• Banner

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu
  • Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu
  • Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.

80,50 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shqipja totalitare, tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990
Origjinali: Shqipja totalitare, tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Ardian Vehbiu
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2009
Fq. 238
Pesha: 0.291 kg
ISBN: 978-999-563-5-0-1-5

Koment nga Ledi Shmaku-Shkreli

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.

Mund të thuhet me siguri se Vehbiu mbetet një cilësues aktiv e objektiv i këtyre simptomave. Mjafton të këqyret rubrika tejet e pasur e publicistikës gjuhësore të tij në shtypin e përditshëm, apo përmbledhja e zhdërvjellët "Fraktalet e shqipes" (Excipere, Çabej 2007) për të kuptuar shumësinë dhe kompleksitetin e patologjive ligjërimore të ballafaquara aty.

Natyrisht, përsa kohë ato thjesht evidentohen, kemi të bëjmë vetëm me proces receptimi, i cili, për të qenë i vijuar e funksional, do duhet ndjekur nga një stad i mëtejshëm: perceptimi.Ky perceptim nis duke interpretuar shkaqet prej nga simptomat burojnë; ndaj pra, për mendimin tonë, duke ndjekur rendin e arsyeshëm, "Shqipja Totalitare - tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990" e Vehbiut paraqitet si një punim mëse i pritshëm në studimet mbi shqipen.

Këtu, autori bën një kapërcim të bindshëm, duke kaluar nga vrojtimet semantike, në një tjetër nivel, që i takon një tjetër disipline: filozofisë së ligjërimit.Për nga këndvështrimi global, fatmirësisht Vehbiu në këtë itinerar nuk shënon "risìnë e zakonshme", por ndjek shtegun profesional që përvijoi gjithkush u mor së pari me semantikë, mjaft të sillen ndërmend figura si Ogden, Richards, Miller, Croce, Pagliaro, De Mauro, Auroux, Calvet, e teevona, edhe Maniglier.

Ndërsa për nga këndvështrimi lokal, ku vepra mbetet brenda sinorëve të mendimit shqip, puna qëndron krejt ndryshe; me këtë libër Vehbiu e pajis gjuhësinë shqiptare me të parën monografi në fushë të filozofisë së ligjërimit.

Duke dalë nga skemat e ngurta të debatit gjuhësor "gegnisht apo toskërisht, standard apo jashtëstandard, huazim apo burimor", këtu merret në shqyrtim gjithë ajo karabiná gjuhësore që u ngrit në Shqipëri fill pas luftës, dhe vështrohen në të elementet e manipulimit linguistik që u krijuan e u përsosën për t'i shërbyer ekskluzivisht regjimit politik.

Për këtë ndërtohen paralelizma të goditura kritike me parashikimet orwelliane të "1984" apo me alterimet gjuhësore që u kryen në Gjermaninë naziste e në Bashkimin Sovjetik.Ravgimet filozofike në "Shqipen Totalitare", mbi të dhëna e fakte nga korpusi ynë gjuhësor, nuk mëtojnë të japin pika përmbylljeje siç ndodh rëndom, por të krijojnë pikënisje për rrugën që shpie drejt dëgjimit të "fjalës", madje edhe të "mos-fjalës", aty ku fjala zëvendësohet nga heshtja.

Kësaj ideje i shërben edhe paragrafi i mbramë i monografisë, në të cilin autori shkruan: Shqipja totalitare, si ndërmarrje masive e ndërhyrjes së pushtetit politik në komunikim, ishte e drejtuar para së gjithash kundër HESHTJES. Heshtjes si e vetmja shprehje reale e rezistencës dhe distancimit të publikut nga pushtetarët.

Duke iu referuar po të njëjtës periudhë, totalitarizmit në Shqipëri, poeti Primo Shllaku, pat zgjedhë ta çelë me këto fjalë vëllimin e tij poetik "Lule nate" (2008): Na mbërrijtëm deri te kufijtë e ekzistencës, te koma sociale, te HESHTJA, dhe atje ndërtuem çerdhen tonë të fundit.Nuk është gand, pra, që një gjuhëtar dhe një poet përkojnë në mesazhin filozofik, duke e konsideruar heshtjen si strehëz që individi shqipfolës zgjodhi për t'iu ruajtur molepsjes totalitare.

E kështu njeriu, kjo qenie vullnetplotë, zgjodhi vetë të flasë ose të heshtë. Të flasë jo vetëm kur ka diçka për të komunikuar, por edhe kur ka besim në aftësitë e veta komunikuese; në të kundërt, të heshtë, i shtrënguar nga njëri prej dy motiveve të mësipërme, ose nga të dyja njëherit. I mposhtur nga mosbesimi se nuk do të kuptohet, apo do të "keqkuptohet", ai zgjedh të flasë pak ose aspak; pra të heshtë.

Detajet e librit
Cabej
SKU000937

Referencat specifike

isbn
9789995635015
ean13
9789995635015
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000232

Botuesi: Cabej

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sende që nxirrte deti, Ardian Vehbiu

E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Winston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërhyrjet e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kusuret e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, "Gjakimit", nuk i gjendet më as nami as nishani.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Fjalë për fjalë, Ardian Vehbiu

Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Kulla e Sahatit, Ardian Vehbiu

Dy qytetërime të përkundërta u harlisën rreth saj: i pari që Kullës iu referua e iu rrit përreth pothuajse si për ta mbrojtur, sepse pa të nuk do të gjente dot një arsye për të vazhduar të rritej; dhe i dyti, që Kullën u përpoq ta shpërfillte, ta linte në hije, t’ia zhvishte virtytet simbolizuese, ta linte të thahej në harresë e në heshtje.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Antropologji e Kanunit, Nebi Bardhoshi

Antropologjia e Kanunit, paraqet dhe problematizon debatin teorik në dijet sociale, kryesisht në antropologjinë e së drejtës. Duke u fokusuar te kanuni, e drejta zakonore, autori shqyrton raportet pushtet-dije në mendimin antropologjik, përthyerjen e këtij raporti në jetën e përditshme.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2117

Botuesi: Toena

Kanuni i Laberise

Populli i Labërisë, sikurse i gjithë populli shqiptar, i shquar për atdhedashuri e trimëri, ka bërë qëndresë shekullore dhe luftëra kundër pushtuesve të huaj për liri e pavarësi kombëtare, për të ruajtur vetëqenien, identitetin kombëtar, gjuhën, zakonet e traditat e veta kulturore të trashëguara nga paraardhësit e tyre ilirë

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2584

Botuesi: Plejad

Sistemi foljor i gjuhës shqipe, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej gati 40 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore "Doktor i Shkencave" (1992) dhe "Drejtues Kërkimesh – Profesor" (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë

Më 7 – 8 dhjetor 1984 zhvilloi punimet Konferenca shkencore "Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë", organizuar nga Akademia e Shkencaven e RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Në punimet e saj morën pjesë punonjës të institucioneve shkencore, mësimore, kulturore e botuese të vendit, studiues e mësues të gjuhës shqipe, njerëz...

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Tekste të vjetra, Rexhep Ismajli

Ky libër ishte menduar në radhë të parë si krestomaci tekstesh të autorëve shqiptarë të shekullit XVII: Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, me shënime që lehtësojnë leximin e tyre. Kjo është arsyeja pse tekstet e këtyre autorëve janë paraqitur në gjerësi më të madhe.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000422

Botuesi: Cabej

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)