• Banner

  • Ka mbaruar
Hyrje ne historine e gjuhes shqipe, Pjesa e pare, Eqrem Cabej
  • Hyrje ne historine e gjuhes shqipe, Pjesa e pare, Eqrem Cabej

Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, pjesa e parë, Eqrem Çabej

Një gjuhë e cila si gjuhë e folur është kaq e lashtë, por si gjuhë e shkruar është kaq e re, sepse e dokumentuar kaq vonë. Ky është një kontrast nga i cili ka për të vuar patjetër çdo histori e kësaj gjuhe.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, pjesa e parë
Origjinali: Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, pjesa e parë
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Eqrem Çabej
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2008
Fq. 228
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-99927-33-98-5

Koment nga autori

Po t'i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë temë: në një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që në kohët e mugëta të prehistorisë... një gjuhë e cila si gjuhë e folur është kaq e lashtë, por si gjuhë e shkruar është kaq e re, sepse e dokumentuar kaq vonë. Ky është një kontrast nga i cili ka për të vuar patjetër çdo histori e kësaj gjuhe.

Perioda pesëqindvjeçare e shqipes së shkruar nuk është veçse një pjesë e vogël nga historia e gjuhës, faza më e re e zhvillimit të saj historik... është një ndërmarrje historikisht e pamjaftë po ta nisim historinë e gjuhës shqipe me dokumentet e para të shkrimit të saj. Se në këtë mënyrë ne do të ndritnim vetëm fazën e re të këtij zhvillimi, e do të linim mënjanë fazat e para, më të gjata. Në këto rrethana ne duhet ta hedhim vështrimin përtej këtyre caqeve.

Do të përpiqemi të zdritim për sa të jetë e mundur edhe ato perioda të gjuhës të cilat ndodhen përpara epokës së fundit, kohës së shkrimit të shqipes. Po bazat për të kryer këtë punë ku do t'i gjejmë? Shqipja është për fat një gjuhë e gjallë. Nga kjo del se dokumentet e shkruara nuk paraqesin të vetmin burim që na bën të njohim gjuhën dhe zhvillimin e saj historik.

Gurrë e gjallë për të gjurmuar historinë është gjuha vetë: gjuha siç flitet sot në popull, nëpër dialekte e nëndialekte, nëpër kolonitë shqiptare, sidomos të Greqisë e të Italisë, të cilat na paraqesin një fazë diçka më të vjetër të gjuhës së sotme.

Kjo gjuhë e gjallë pra, ashtu si flitet më një anë sot, dhe sikundër e gjejmë më anë tjetër të shkruar në monumentet e saj që prej Buzukut e këtej, kjo gjuhë përbën bazën nga e cila do të nisemi për të ngrehur ndërtesën e historisë së gjuhës.

Mbi autorin

Mësimdhënia ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën dhe veprën e Eqrem Çabejt. Mësues e pedagog i pasionuar i gjuhës shqipe e i letërsisë, Çabej ka qenë autor tekstesh qysh prej në vitet '30, duke nisur me "Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe" (1936), tekst mësimi për shkollat e mesme.

Një nga të parët autorë tekstesh për arsimin e lartë në Shqipëri, hartoi qysh më 1947 dispencat "Linguistikë" dhe "Albanologji", tekste për Institutin Pedagogjik, që të dyja botuar pa emër autori. "Projekt i ortografisë shqipe", dispencë e hartuar sëbashku me Aleksandër Xhuvanin e Mahir Domin botohet më 1953 nga Instituti i Shkencave dhe ribotohet më 1954.

Me themelimin e Universitetit të Tiranës më 1956, Çabej është një prej pedagogëve themelues si dhe një nga të parët autorë tekstesh për studentët e këtij universiteti: dispencat e tij "Hyrje në historinë e gjuhës shqipe", "Fonetikë historike e shqipes" kanë qenë tekstet bazë qysh më 1959 dhe për disa vjetë rresht.

Detajet e librit
Cabej
SKU000800

Referencat specifike

isbn
9789992733985
ean13
9789992733985
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000779

Botuesi: Cabej

Sonete, Eqrem Çabej

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001660

Botuesi: Cabej

Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar vol. 1, Nelson R. Cabej

Në këtë vëllim të parë të punimit "Prejardhja dhe formimi i popullit shqipar" bëhet një përpjekje për të hetuar çështjen e formimit të popullit shqiptar në mënyrë të gjithanshme, duke marrë në shqyrtim tërësinë e të dhënave historike, gjuhësore, arkeologjike, të artit, besimit, folklorit, etnografisë etj.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Tej prologut, shqipja dhe çështje të metodës, Ledi Shamku – Shkreli

Studiuesit e shqipes sot kanë mundësinë t’i zbatojnë të gjitha metodat studimore të cilave iu desh një shekull të thadroheshin. Preskriptivizmi duhet t’i takojë të shkuarës edhe në studimet tona mbi repertorin e shqipes. Didaktikat tona shkollore kanë po ashtu kaq nevojë për vrojtimet e drejtpërdrejta të përdorimeve gjuhësore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Faik Konica

Meshari, Gjon Buzuku

Madhëria e Gjon Buzukut nuk qëndron as në humansitikën e tij të paqenë as në shkrimtarinë e tij mëse të dyshimtë; por qëndron gjetkë; e pikërisht këtu që Gjon Buzuku "em të dashunit së botëse sanë" mori në fakt vetë iniciativën e një vepre, me të cilën ai na zbardhi faqen në lëmin e palavruam të lukturës së fjalës së shkrueme, sikundër që afro një shekull...

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2862

Botuesi: Plejad

Sistemi rasor i emrave të shqipes, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej 35 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore Doktor i Shkencave (1992) dhe Drejtues Kërkimesh – Profesor (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Ka botuar më shumë se 130 tituj: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit dhe me...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)