Studime permbi etimologjine dhe fjaleformimin e shqipes, Norbert Jokl
  • Studime permbi etimologjine dhe fjaleformimin e shqipes, Norbert Jokl

Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes, Norbert Jokl

Cabej

Vepra shkencore e tij ka tematikë më të gjerë se e pararendësve. Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ai ndërmori gjurmime të thelluara në fonetikë, morfologji, leksik, etimologji, histori gjuhësore, dialektologji.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes
Origjinali: Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Norbert Jokl
Shqipëroi: Eqrem Çabej
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2017
Fq. 180
Pesha: 0.291 kg.
ISBN: 978-99956-35-37-4

Mbi autorin

Norbert Jokl, albanisti i shquar austriak me origjinë hebreje, lindi më 25 shkurt 1877. Fillimisht jurist, u tërhoq herët nga gjuhësia. Si kreu fakultetin e doktoraturën në Vjenë, i hyri mësimit dhe studimit të gjuhës shqipe.

Shqipja pat tërhequr vëmendjen e interesin e shumë dijetarëve të Europës para tij, por studimet shqiptare ishin për ta një fushë anësore: Jokli iu kushtua kryekrejt studimit të shqipes për 35 vjet rresht, që në rini e gjer në vdekje.

Vepra shkencore e tij ka tematikë më të gjerë se e pararendësve. Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ai ndërmori gjurmime të thelluara në fonetikë, morfologji, leksik, etimologji, histori gjuhësore, dialektologji, si dhe në zhvillimin e shqipes si gjuhë shkrimi dhe si gjuhë letrare.

Ndjekës i metodës "fjalët dhe sendet", fort pjellore në lëmin e shqipes, me afrimin e të dhënave të kulturës materiale e shpirtërore të botës shqiptare, ai u nis nga rrethanat e brendshme të shqipes, pra nga brenda jashtë e jo nga jashtë brenda. Jokli zgjeroi e thelloi qenësisht njohjen gjuhësore të shqipes me botimet tij.

Detajet e librit
Cabej

Referencat specifike

isbn
9789995635374
ean13
9789995635374
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2123

Botuesi: Te tjere

Evolucioni gjuhesor, vol. 2, Robert Thomanikaj

Merita në këto dy libra qëndron edhe se, nëse lexuesi mund të nisë e të lodhet nga analiza e fjalëve të vjetra, ai gjen herë-herë midis kapitujve të pandarë disa analiza etimologjike mbi emra dhe toponime të njohura, të cilat e çlodhin atë.
450 Lekë
More

Referenca: SKU001660

Botuesi: Cabej

Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.
750 Lekë
More

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Fjalor Italisht – Greqisht – Shqip, Thimi Mitko

Fjalori tematik dhe bisedimor tregjuhësh, italisht – greqisht – shqip, i lënë në dorëshkrim nga Thimi Mitko, dhe i patrajtuar deri më sot nga studimet shqiptare, vjen në këtë botim i plotë dhe i pajisur me aparatin shkencor përkatës.
6 000 Lekë
More

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe