• Banner

Mitet e historiografise arbereshe, Matteo Mandala
  • Mitet e historiografise arbereshe, Matteo Mandala

Mitet e historiografisë arbëreshe, Matteo Mandala

Libri "Mundus vult decipi" i dijetarit arbëresh Matteo Mandalà është një libër që "u tregon vendin" pothuajse të gjitha miteve me origjinë arbëreshe me të cilat është përkundur ndër shekuj shoqëria arbëreshe, veçan në shekujt XVIII e XIX.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mitet e historiografisë arbëreshe
Origjinali: Mundus vult decipi
Gjinia: Studime albanologjike
Autori: Matteo Mandalà
Shqipëroi: Ardian Doka
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2016
Fq. 310
Pesha: 0.382 kg.
ISBN: 978-9928-234-0-1

Koment nga Aurel Plasari

Libri “Mundus vult decipi” i dijetarit arbëresh Matteo Mandalà është një libër që “u tregon vendin” pothuajse të gjitha miteve me origjinë arbëreshe me të cilat është përkundur ndër shekuj shoqëria arbëreshe, veçan në shekujt XVIII e XIX.

Libri përbën një tekst tej mase të qartë, të shkruar me një logjikë që s’të fal, me një aparat metodik bashkëkohor, duke shtënë në punë metodat historiografike, semiologjike, filologjike, me një fjalë një epistemologji të tërë, që e bën të pagoditshëm nga cilado anë që mund të doje ta sulmoje.

Vetë titulli “Mundus vult decipi” nuk është veçse pjesa e parë e motto – s latine që e plotë tingëllon: “Mundus vult decipi, ergo decipiatur”. Shqip po e them: “Bota ka qejf që të gënjehet, pra, le të gënjehet.

Libri në fjalë ngjan më fort me një vepër teorike që historinë e miteve të origjinës arbëreshe e ka përdorur si shkas për të dhënë një shembull shkencor të çmontimit të “teksteve mitologjike” si fenomenologji.

Është një shembull i cili na rikujton që gjuhëtarë, historianë, antropologë etj. – po vijoj duke përmendur dijet me ndikim më të drejtpërdrejtë nga kjo fushë – e kanë detyrë t’i çmontojnë mitologji të tilla, përveçse në qofshin në shërbim jo të dijeve, por të ideologjive.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
978992823401
ean13
978992823401
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000296

Botuesi: Cabej

Gjurmime filologjike, Matteo Mandala

Autori i është përmbajtur metodës së analizës (ekdotike) duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siçiliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbetur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2813

Botuesi: Naimi

Studime filologjike per letersine romantike arbereshe, Matteo Mandala

Në librin "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe" të Matteo Mandalá gjithçka është e re për lexuesin shqiptar. Të reja janë leximet e trashëgimit letrar në botën arbëreshe, prej veprave të De Radës, Gavril Darës, Zef Skiroit, Frangjisk Santorit, Emanuele Bideras dhe autorëve më të hershëm si Nikollë Keta e Nikollë Filja.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...

Çmimi 4 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli

Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë e toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001365

Botuesi: Te tjere

Shqipja nëna e gjuhëve, Xhuzepe Krispi

Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka, pra, të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit?

Çmimi 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: CUNEOS

Shqipëria, ndërtimet, kostumet dhe veglat e Shqipërisë së Veriut, Franz Baron Nopcsa

Franz Baron Nopcsa njihet si një prej albanologëve më të shquar për vrojtimet, përshkrimet, analizat e krahasimet e kulturës së jetës shqiptare. Ky libër sjell edhe një aspekt të studimit të tij esencial për kulturën materiale të shqiptarëve, të cilët ai i kishte vizituar, njohur e analizuar prej së afërmi dhe me nge.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2123

Botuesi: Te tjere

Evolucioni gjuhesor, vol. 2, Robert Thomanikaj

Merita në këto dy libra qëndron edhe se, nëse lexuesi mund të nisë e të lodhet nga analiza e fjalëve të vjetra, ai gjen herë-herë midis kapitujve të pandarë disa analiza etimologjike mbi emra dhe toponime të njohura, të cilat e çlodhin atë.

Çmimi 450 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2291

Botuesi: Botimet Dudaj

Klasifikimi i prozes popullore shqiptare, Agron Xhagolli

Prof. As. Dr. Agron Xhagolli (1949) ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë – Letërsi shqipe të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetin e Tiranes. Që nga viti 1975 është punonjës shkencor në Institutin e Folklorit, sot Instituti i Kulturës Popullore. Interesat e tij shkencore kanë qenë dhe janë drejtuar në lloje të ndryshme të folklorit...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Në botën e arbëreshëve të Italisë, Eqrem Çabej

Çabej shpërndau mjegullën e dendur që kishte rrethuar historinë, gjuhën, letërsinë, kulturën dhe etnografinë arbëreshe dhe u rrëfeu udhën studiuesve të rinj për një qasje epistemologjike më moderne e organike ndaj studimit të çështjeve ende të hapura të botës sonë arbëreshe.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)