• Banner

  • Ka mbaruar
Areali kulturor i veriut ne shek. XVI – XIX, Bardhyl Demiraj
  • Areali kulturor i veriut ne shek. XVI – XIX, Bardhyl Demiraj

Areali kulturor i veriut në shek. XVI – XIX, Bardhyl Demiraj

Në këtë monografi i përmbahemi një koncepti të diferencuar teorik të "kulturës", duke u përqendruar në fushën e formimit dhe të produktit intelektual që është përftuar ose ka pasur synim largvajtës mbarështimin e tij në Veri të hapësirës kulturore – etnike shqipfolëse.

27,75 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Areali kulturor i veriut në shek. XVI – XIX (kopertinë e trashë)
Gjinia: Gjuhësi, albanologji, histori
Autori: Bardhyl Demiraj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 612
Pesha: 1.338 kg.
ISBN: 978-9928-226-76-1

Mbi librin

Në këtë monografi i përmbahemi një koncepti të diferencuar teorik të "kulturës", duke u përqendruar në fushën e formimit dhe të produktit intelektual që është përftuar ose ka pasur synim largvajtës mbarështimin e tij në Veri të hapësirës kulturore – etnike shqipfolëse.

Parë nga kjo perspektivë, diferencimin që bëjmë brenda kësaj hapësire kompakte e motivojnë për periudhën në fjalë sidomos aktivitetet intelektuale të institucioneve të kultit që ishin të pranishme në këtë zonë, siç është për shembulkl rasti i angazhimit social të klerit katolik që vepronte atëbotë në provincën administrative – kishtare të Arbënit dhe në Arqipeshkëvinë e Shkupit.

Fokusimi ynë kryesisht në këto aktivitete sendërton në domethënien e vet largvajtëse shi atë koncept relativ të "Arealit Kulturor të Veriut", meqë pikërisht këtu e përgjatë kësaj periudhe zë rrënjë e hedh shtat edhe ajo traditë e shkrimit shqip me alfabet latin, e cila ratifikohet në formën e vet përfundimtare me një kod të ri në Kongresin e Manastirit (1908), bash ashtu siç e shkruajmë dhe e ngjërojmë sot e gjithë ditën si alfabet të njësuar për gjithë hapësirën shqipfolëse.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226761
ean13
9789928226761
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001097

Botuesi: Cabej

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Urat e Arbërit, Francesco Altimari

Autori i librit më të ri në gjuhën shqipe, me titullin shenjues Urat e Arbërit: filologu, gjuhëtari, antropologu, historiani i letërsisë Francesco Altimari prej dekadash është një emër ndaj të cilit mund të mbishkruhet në mënyrë dinjitoze vetë emri i albanologjisë bashkëkohore, si një tërësi dijesh e shkencash të identitetit shqiptar.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Struktura etike e të drejtës zakonore shqiptare, Kazuhiko Yamamoto

Që në fillimet e shkrimeve të tij, Kazuhiko Yamamoto shtronte pyetjen: struktura etike e Kanunit: a përbën ai formën fillestare të etikës në shoqërinë njerëzore? Dhe nga analiza shkencore krahasuese autori arrin të japë përgjigje pozitive, duke e parë në lidhje të ngushtë me shoqërinë pa autoritet shtetëror

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Struktura dialektore e shqipes, Bahri Beci

Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.).

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli

Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë e toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste kritike dhe letrare, At Giuseppe (Zef) Valentini

Pasi "e shpëtoi lëkurën për të mos përfunduar në daullen e ndonjë fanfare komuniste", at Zef Valentini u dërgua në 1946 në Milano, për të marrë drejtimin e revistës "Letture", revistë katolike ose thuajse kishtare, zyrtarisht e ngarkuar me udhëheqjen e kritikës, për Italinë, të prodhimit librar, sidomos letërsisë, dhe që atëherë i kalonte pikërisht...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)