Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Tej prologut, shqipja dhe çështje të metodës, Ledi Shamku – Shkreli
  • Tej prologut, shqipja dhe çështje të metodës, Ledi Shamku – Shkreli

Tej prologut, shqipja dhe çështje të metodës, Ledi Shamku – Shkreli

Cabej

Studiuesit e shqipes sot kanë mundësinë t’i zbatojnë të gjitha metodat studimore të cilave iu desh një shekull të thadroheshin. Preskriptivizmi duhet t’i takojë të shkuarës edhe në studimet tona mbi repertorin e shqipes. Didaktikat tona shkollore kanë po ashtu kaq nevojë për vrojtimet e drejtpërdrejta të përdorimeve gjuhësore.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tej prologut, shqipja dhe çështje të metodës
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Ledi Shamku – Shkreli
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2017
Fq. 368
Pesha: 0.472 kg.
ISBN: 978-99956-35-31-2

 

Fragment nga libri

Studiuesit e shqipes sot kanë mundësinë t’i zbatojnë të gjitha metodat studimore të cilave iu desh një shekull të thadroheshin. Preskriptivizmi duhet t’i takojë të shkuarës edhe në studimet tona mbi repertorin e shqipes. Didaktikat tona shkollore kanë po ashtu kaq nevojë për vrojtimet e drejtpërdrejta të përdorimeve gjuhësore.

Fjala çelës e kësaj përmbledhjeje, si u kapërcye prologu, mbetet Metoda. “Tej prologut” ravgon rreth çështjeve të metodës në studimet e realieve tona gjuhësore. Pa paragjykim e duke qëmtuar më të mirën në metodat apo studimet e deritashme, por duke iu përmbajtur bindjes se përcaktimi i metodës kushtëzohet kryekëput nga vrojtimi i fakteve gjuhësore konkrete.

Sikundër shkruan Sir Arthur Conan Doyle: “Të ndërtosh teori para se të kesh mbledhur fakte, është gabim trashanik, pasi të shtyn t’u përshtasësh faktet teorive në vend se të aplikosh teoritë mbi faktet”.

Studimet e reja mbi shqipen kanë nevojë për tërësinë e fakteve mbi të cilat sot mundemi të zbatojmë tërësinë e trashëguar të metodave.

Detajet e librit
Cabej

Referencat specifike

isbn
9789995635312
ean13
9789995635312
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000987

Botuesi: Dituria

Forma te pashtjella, Vjollca Xhaferri (Dibra)

Libri është një punim që i jep vendin e duhur paskajores dhe gjuhës shqipe; si një gjuhë e pasuruar me format e saj të pashtjella, e shënjuar për nga përparimi gjuhësor i kohës së shtyrë thellë në lashtësi.
200 Lekë
More

Referenca: 2676

Botuesi: Migjeni

Fjalor i Arkeologjise, Ardit Miti, Eglantina Serjani

Qytete antike si Butrinti, Apolonia, Antigonea etj, monumente madhështore, si amfiteatri i Durrësit, varret e mbretërve ilirë të Selcës, kalatë e Beratit, Shkodrës etj, një bust si ai i "Hyjneshës së Butrintit" ose çdo objekt i prodhuar dhe i përdorur nga shoqëria njerëzore në të kaluarën, identifikojnë shpesh në arkeologjinë duke e përkufizuar si shkenca...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001886

Botuesi: Botart

Ex Libris Scodrae, Elektra Capaliku

Elektra Çapaliku, me titullin kuptimplotë "EX LIBRIS SCODRAE", si një punim shkencor me burime të vjetra e të reja i ndarë në tetë kapituj. Kapitujt të ndarë në nënkapituj të vegjël, gjë që për autoren e librit është konceptuar në mënyrë që të ofrojë lexuesve të këtij libri një lexim sa më fuksional të tij.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001849

Botuesi: Te tjere

Midis Drinit dhe Vjoses, Maximilian Lambertz

Pa dyshim, Maximilian Lambertz - i është i vetmi ndër albanologët e huaj që iu kushuta jo vetëm gjuhës shipe, arkeologjisë, historisë, etnologjisë, por edhe njërës prej dijeve më të vona të saj, folkloristikës.
500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Struktura dialektore e shqipes, Bahri Beci

Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.).
1 500 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Prejardhja e shqiptarëve, Shaban Demiraj

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".
1 500 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste kritike dhe letrare, At Giuseppe (Zef) Valentini

Pasi "e shpëtoi lëkurën për të mos përfunduar në daullen e ndonjë fanfare komuniste", at Zef Valentini u dërgua në 1946 në Milano, për të marrë drejtimin e revistës "Letture", revistë katolike ose thuajse kishtare, zyrtarisht e ngarkuar me udhëheqjen e kritikës, për Italinë, të prodhimit librar, sidomos letërsisë, dhe që atëherë i kalonte pikërisht...
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000425

Botuesi: Cabej

Shtate vjet prolog, Ledi Shamku - Shkreli

Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen dekada më parë nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë...
600 Lekë
More

Referenca: SKU001096

Botuesi: Cabej

Standard dhe neostandard, Ledi Shamku-Shkreli

Libri nënvizon risinë e termit neostandard, tregues i tejkalimit të gjendjes së ngurtësuar, që nënkupton zakonisht vetë koncepti standard. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve të shqipes dhe shqipes standarde përbëjnë një nga argumentet më të rrahura të debatit kulturor në Shqipëri, këta 20 vitet e fundit.
700 Lekë
More