• Banner

Diana dhe zana, studime kulturhistorike, Eqrem Çabej
  • Diana dhe zana, studime kulturhistorike, Eqrem Çabej

Diana dhe zana, studime kulturhistorike, Eqrem Cabej

Tekstet e përfshira në këtë përmbledhje u shkruan e u botuan në pjesën më të madhe në vitet 1934 – 1942. Renditur këtu kronologjikisht, këto tekste dolën në periodikë të ndryshëm të kohës, në qytetet ku autori punonte gjatë kohës që i ka shkruar, si "Normalisti" në Elbasan, "Hylli i Dritës" në Shkodër etj. dhe përmblidhen këtu për herë të parë në një vëllim.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Diana dhe zana, studime kulturhistorike
Gjinia: Kulturë
Autori: Eqrem Çabej
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2011
Fq. 156
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-99956-35-00-3

Fragment nga libri

Tekstet e përfshira në këtë përmbledhje u shkruan e u botuan në pjesën më të madhe në vitet 1934 – 1942. Renditur këtu kronologjikisht, këto tekste dolën në periodikë të ndryshëm të kohës, në qytetet ku autori punonte gjatë kohës që i ka shkruar, si "Normalisti" në Elbasan, "Hylli i Dritës" në Shkodër etj. dhe përmblidhen këtu për herë të parë në një vëllim, përveç botimit në korpusin e veprës së autorit botuar në Prishtinë.

Janë sprovat e para të një vepre kulturhistorike, në të cilat synohet të shihet bota e kultura shqiptare në tërësinë e saj, gjuhë, doke e zakone, folklor, mitologji në suazën e gjeografisë e të historisë së popullit shqiptar.

Besojmë se janë fillesa e një vepre që mbeti e pakryer, e cila u nis këtu e vijoi më pas me studimin "Për gjenezën e literaturës shqipe", studim i cili mban si nëntitull pikërisht "themelet kulturhistorike, populli dhe historia e tij".

Këto rravgime në truallin tonë etnologjik autori e shkroi gjatë viteve që ishte mësues i shkollës së mesme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, nga veriu në jug: Shkodër, Elbasan, Tiranë, Gjirokastër e sërish Tiranë.

Janë pra të parat tekste që Çabej shkruan shqip, pas thuajse 15 vjet shkollimi në Austri, në gjuhë të huaj. Në të vërtetë ka jetuar vetëm pak, fare pak në Shqipëri gjatë rinisë: është larguar për studime qysh në moshën 12 vjeç, pas mbarimit të fillores në Gjirokastër, më së pari në St. Pölten afër Vjenës, më pas në Klagenfurt, në Universitetin e Grazit e pastaj në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Vjenës, ku edhe u diplomua e u doktorua nën drejtimin e dijetarëve Kretchmer, Patsch e Jokl.

Pjesa më e madhe e syzimeve të "Diana e zana" u shkruan e u botuan së pari në gjermanisht, u përkthyen më pas prej tij në shqip e u botuan në revista periodike të kohës, kryesisht në "Hylli i Dritës". Njërin syresh madje, "Zakone dhe doke të shqiptarëve", e sjell shqip në dialektin geg që s'është i tij, por të cilin e ndjek duket pas shembullit të gegëve që admiron në Shkodër, ku nis punën së pari pas kthimit në atdhe, i emëruar si drejtor konvikti në gjimnazin "Malet tona".

Shkitja në toskërisht është e pashmangshme. Edhe mungesa e përvojës në të shkruarit shqip. Keto tekste, që vijnë thuajse fill pas tezës së doktoraturës, "Studime italoshqiptare", e cila u shkrua gjithashtu në gjermanisht, duket qartas se janë një përpjekje e njëherësh një sfidë e tij për të çelur rrugën vetjake në shkrimin studimor shqip.

Hera – here duket sikur të ishte një i huaj që viziton vendin dhe e sheh së jashtmi. Dhe ky vështrim "i ri" ka të mirën e vet. I lirë nga çdo kulpër nacionaliste, ai sjell sot një kumt të dyfishtë, për shqiptarët por edhe për botën e interesuar të njohë etnikonin tonë. Për këtë të fundit, Çabej sjell lajme të reja nga bashkëjetesa gjindjesh e nga perioda qytetërimesh që kanë ende nevojë për dritë.

Sa na takon ne shqiptarëve, vështrimet kulturhistorike që sjell albanisti në këtë përmbledhje, na çlirojnë nga angështi e ngarendje datash, duke na e qartësuar shkallën e lartë të integrimit tonë të atëbotshëm me fqinjët dhe kulturat përreth.

Detajet e librit
Cabej

Referencat specifike

isbn
9789995635003
ean13
9789995635003
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000779

Botuesi: Cabej

Sonete, Eqrem Çabej

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001660

Botuesi: Cabej

Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Shumësi i singularizuar, Eqrem Çabej

Në këtë studim, duke marrë shkas nga fjala vise, autori trajton një sasi këso fjalësh. Ato janë shumëse pjesërisht të ruajtura, pjesërisht të singularizuara. Me këtë mënyrë vështrimi disa fjalë, forma e të cilave gjer tani nuk ka qenë dhe aq e qartë, bëhen më të kuptueshme nga kjo anë, dhe kjo ka rëndësi edhe për etimologjinë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000425

Botuesi: Cabej

Shtate vjet prolog, Ledi Shamku - Shkreli

Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen dekada më parë nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë...

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Cabej

Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes, Norbert Jokl

Vepra shkencore e tij ka tematikë më të gjerë se e pararendësve. Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ai ndërmori gjurmime të thelluara në fonetikë, morfologji, leksik, etimologji, histori gjuhësore, dialektologji.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000422

Botuesi: Cabej

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Valët e detit, Spiro Risto Dine

Vepra është shumë e rrallë, botim i vitit 1908. Në të janë përmbledhje nga këngët folklorike që Spiro Dine ka grumbulluar. Lidhja e librit është e mirë (pavarësisht nga koha e gjatë e kaluar). Faqet e librit janë të zverdhura për shkak të kohës së kaluar.

Çmimi 7 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Struktura dialektore e shqipes, Bahri Beci

Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.).

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)