• Banner

Fonetike historike e gjuhes shqipe, Eqrem Cabej, pjesa e dytë
  • Fonetike historike e gjuhes shqipe, Eqrem Cabej, pjesa e dytë

Fonetikë historike e gjuhës shqipe, Eqrem Çabej, pjesa e dytë

Fonetika historike merret me studimin e zhvillimit historik të tingujve, sidomos në një gjuhë. Mund të bëhet fjalë edhe për një fonetikë komparative, krahasuese, që studion zhvillimin e tingujve të një gjuhe në krahasim me gjuhët e afra.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fonetikë historike e gjuhës shqipe, hyrje në historinë e gjuhës shqipe, pjesa e dytë
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Eqrem Çabej
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2012
Fq. 112
Pesha: 0.165 kg.
ISBN: 978-99956-35-1-0

Fragment nga libri

Fonetika historike merret me studimin e zhvillimit historik të tingujve, sidomos në një gjuhë. Mund të bëhet fjalë edhe për një fonetikë komparative, krahasuese, që studion zhvillimin e tingujve të një gjuhe në krahasim me gjuhët e afra.

Po ndryshim esencial midis fonetikës historike dhe deskriptive nuk ka, veçse deskriptivja merret zakonisht me gjendjen aktuale të tingujve të një gjuhe, ndërsa fonetika historike merret me zhvillimin historik të tingujve, sidomos midis dy periodave të caktuara të një gjuhe.

Shqipja është gjuhë indoeuropiane, prandaj edhe sistemi i saj fonetik është ai i një gjuhe indoeuropiane. Fonetika historike e shqipes do të studiojë sistemin fonetik të shqipes në aspektin historik dhe krahasimtar, domethënë tingujt e shqipes në zhvillimin e tyre historik dhe njëkohësisht në krahasim me gjuhët e tjera indoeuropiane...

Ndryshimet që pësojnë disa zanore në perioda të ndryshme të gjuhës, si dhe ato që pësojnë bashkëtingëlloret, zbatohen me një rregullsi të madhe. Në një truall gjuhësor ose në një krahinë të tij të caktuar gjithë tingujt ose grupe tingujsh që paraqiten në të njëjtat kushte, zhvillohen në mënyrë të barabartë.

Ky rregull përbën një nga parimet themelore të metodës së gjuhësisë. Përjashtimet që duken nganjëherë nuk janë veçse të dukshme. Ato në pjesën më të madhe rrjedhin prej analogjisë, e cila është një nga faktorët kryesorë që sjellin ndrime fonetike...

Ligjet fonetike nuk kanë atë vlerë universale e të pakusht që kanë ligjet natyrore, prandaj është më mirë të flitet për "rregulla fonetike". Ato kanë kufijtë e tyre të caktuara si gjeografike, si kronologjike, dmth. si nga pikëpamja e vendit, si nga pikëpamja e kohës.

Detajet e librit
Cabej

Referencat specifike

isbn
978999563510
ean13
978999563510
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000779

Botuesi: Cabej

Sonete, Eqrem Çabej

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001660

Botuesi: Cabej

Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001097

Botuesi: Cabej

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001446

Botuesi: Te tjere

Fjalor i gjuhës shqipe 2006

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka...

Çmimi 3 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Tej prologut, shqipja dhe çështje të metodës, Ledi Shamku – Shkreli

Studiuesit e shqipes sot kanë mundësinë t’i zbatojnë të gjitha metodat studimore të cilave iu desh një shekull të thadroheshin. Preskriptivizmi duhet t’i takojë të shkuarës edhe në studimet tona mbi repertorin e shqipes. Didaktikat tona shkollore kanë po ashtu kaq nevojë për vrojtimet e drejtpërdrejta të përdorimeve gjuhësore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2584

Botuesi: Plejad

Sistemi foljor i gjuhës shqipe, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej gati 40 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore "Doktor i Shkencave" (1992) dhe "Drejtues Kërkimesh – Profesor" (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2537

Botuesi: Te tjere

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Lekë Dukagjini ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit. 

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)