• Ka mbaruar
Antropologji e Kanunit, Nebi Bardhoshi
  • Antropologji e Kanunit, Nebi Bardhoshi

Antropologji e Kanunit, Nebi Bardhoshi

Te tjere

Antropologjia e Kanunit, paraqet dhe problematizon debatin teorik në dijet sociale, kryesisht në antropologjinë e së drejtës. Duke u fokusuar te kanuni, e drejta zakonore, autori shqyrton raportet pushtet-dije në mendimin antropologjik, përthyerjen e këtij raporti në jetën e përditshme.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Antropologji e Kanunit
Origjinali: Antropologji e Kanunit
Gjinia: Kulturë
Autori: Nebi Bardhoshi
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2016
Fq. 340
Pesha: 0.401 kg.

Mbi librin

Antropologjia e Kanunit, paraqet dhe problematizon debatin teorik në dijet sociale, kryesisht në antropologjinë e së drejtës. Duke u fokusuar te kanuni, e drejta zakonore, autori shqyrton raportet pushtet-dije në mendimin antropologjik, përthyerjen e këtij raporti në jetën e përditshme, kushtin e pluralizmit ligjor, regjimet hierarkike mes rendeve të ndryshme ligjore, duke vënë në qendër raportet komplekse mes të drejtës kanunore dhe asaj shtetërore.

Gjakmarrja, martesa dhe prona, janë tri çështjet rreth të cilave lëvrohet teza e liminalitetit dhe e liminalizimit të kulturës prej shtetërores. Libri mbyllet me ftesën për të parë se si shtetërorja moderne përdor kulturën apo aspekte të saj, për të klasi¬fikuar njeriun si jo-krejt-njeri dhe se si, ajo i jep për atribut vetvetes, shndërrimin e jo-krejt-njeriut në, më në fund, njeri.

Nebi Bardhoshi është kërkues shkencor në Departamentin e Etnologjisë, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë dhe Researcher Fellow në Graduate School for East and Southeast European Studies, Regensburg, Gjermani. Fushat kryesore të interesit shkencor të tij janë antropologjia e së drejtës, ajo pronës, dhe e shtetit. Në vitin 2011 botoi librin "Gurtë e Ku¬nit: kanuni, prona, strukturimi social" dhe është bashkeditor i vëllimit "Social Practices and Local Recon¬guration in the Balkans" (2013).

Një interes më specifik Bardhoshi ka mbi historinë e mendimit antropologjik e posaçërisht në shqyrtimin e raporteve të dijes me pushtetin në etnologjinë shqiptare gjatë periudhës komuniste dhe postkomuniste.

Detajet e librit
Te tjere
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj – Çepa

Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2862

Botuesi: Plejad

Sistemi rasor i emrave të shqipes, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej 35 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore Doktor i Shkencave (1992) dhe Drejtues Kërkimesh – Profesor (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Ka botuar më shumë se 130 tituj: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit dhe me...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.
700 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Rruga e mundimshme e shkollës shqipe, Valbona Nathanaili

Përmbajtja e librit ndjek veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit dhe pasqyron aktivitetin e kryer në zonat që përfshin shteti, si në qeveritë e para, kur shteti shtrihet në vetëm disa nga qytetet e sotme, ashtu edhe në qeveritë e fundit, kur pjesë e Shqipërisë janë edhe Kosova e Tetova.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar vol. 1, Nelson R. Cabej

Në këtë vëllim të parë të punimit "Prejardhja dhe formimi i popullit shqipar" bëhet një përpjekje për të hetuar çështjen e formimit të popullit shqiptar në mënyrë të gjithanshme, duke marrë në shqyrtim tërësinë e të dhënave historike, gjuhësore, arkeologjike, të artit, besimit, folklorit, etnografisë etj.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Çeta e Profetëve, Pjetër Bogdani

Vepra e Pjetër Bogdanit zë një vend të veçantë midis veprave të autorëve tanë të shekujve XVI – XVII si nga shkalla e përpunimit gjuhësor, ashtu edhe nga përmbajtja e larmishme dhe nga karakteri kryesisht origjinal i saj.
2 500 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Pyetje në albanologji, Shaban Sinani

Në këtë libër janë paraqitur studime mbi veprat e Aleks Budës, Angelo de Gubernatis, Demetrio Camarda – s, Dom Nikollë Kaçorrit, Dora D'Istrias, Hasan Cekës, Jeronim de Radës, Lef Nosit, Mahir Domit, Margaret Hasluck, Matteo Mandala – s, Maximilian Lambertz, Milan Sufflay – it, Qemal Haxhihasanit, Shaban Demirajt, Shehretit të Delvinës, Tahir Dizdarit,...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000422

Botuesi: Cabej

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000987

Botuesi: Dituria

Forma te pashtjella, Vjollca Xhaferri (Dibra)

Libri është një punim që i jep vendin e duhur paskajores dhe gjuhës shqipe; si një gjuhë e pasuruar me format e saj të pashtjella, e shënjuar për nga përparimi gjuhësor i kohës së shtyrë thellë në lashtësi.
200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botime Franceskane

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Titulli: Kanuni i Lekë Dukagjinit (kopertinë e trashë)Origjinali: Kanuni i Lekë DukagjinitGjinia: Kanun, kulturëAutori: At Shtjefën GjeçoviShtëpia botuese: Botime FrançeskaneViti: 2010Fq. 148Pesha: 0.596 kgISBN: 978-99956-783-6-4
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kanun, Xhafer Martini

Është i pari studim në llojin e vet që rrok një tërësi problemesh dhe dukurish kanunore që nuk janë prekur deri më sot nga studiues të tjerë. Mjafton të kujtojmë pak prej temave të tilla, si: ndikimi i Kuranit në Kanun, Kanuni dhe totalitarizmi, sjellja agresive, dhuna e fjalës, a e kishte Kanuni dënimin me vdekje, veprimet mbi Kanun, koncepti mbi burrin.
1 500 Lekë
More