• Banner

Struktura dialektore e shqipes, Bahri Beci
  • Struktura dialektore e shqipes, Bahri Beci

Struktura dialektore e shqipes, Bahri Beci

Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.).

16,65 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Struktura dialektore e shqipes, një qasje e re
Origjinali: Struktura dialektore e shqipes, një qasje e re
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Bahri Beci
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2016
Fq. 462
Pesha: 0.522 kg.
ISBN: 978-9928-190-82-6

Mbi librin

Dialektologjia shqiptare është një nga fushat e gjuhësisë shqiptare që ka shënuar arritjet më të mëdha në periudhën pas luftës së dytë botërore të shekullit XX. Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.), si edhe tiparet e vlerësuara prej autorëve të tyre si dalluese për këto njësi.

Libri ka tri pjesë themelore. Në pjesën e parë shqyrtohen dukuritë dialektikore të shqipes, vihen përballë të dhënat e punimeve të derisotme me të dhënat e ADGJSH – së dhe, mbi këtë bazë, parashtrohen pikëpamjet e përfundimet tona.

Në pjesën e dytë, pasi shqyrtohen në mënyrë kritike pikëpamjet e derisotme për strukturën dialektikore të shqipes, jepet pikëpamja jonë për këtë problematikë. Në pjesën e tretë shqyrtohen në mënyrë kritike pikëpamjet e derisotme për tiparet dalluese të njësive dialektikore të shqipes dhe në vijim jepen për secilën nga njësitë dialektikore të pranuar prej nesh tiparet dalluese.

Pra, në këtë libër, përveç të dhënave të reja për veçoritë fonetike, gramatikore dhe leksikore dialektikore të shqipes dhe shtrirjes territoriale të tyre, parashtrohet edhe një ndarje e re e strukturës dialektikore të saj.

Libri u drejtohet të gjithë atyre që janë të interesuar të njohin dukuritë dialektikore të shqipes, strukturën a njësitë dialektikore të saj, si edhe tiparet e tyre dalluese. Kuptohet që punimi, në radhë të parë, u drejtohen specialistëve që merren me studimin e dialekteve të shqipes, studentëve, po edhe gjithë të tjerëve që janë të interesuar për të njohur strukturën dialektore të shqipes.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928190826
ean13
9789928190826
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Normat zakonore dhe jeta shoqërore në Kanunin e Lek Dukagjinit, Xhuzepe Kasteleti, vol. 1

Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë se normat zakonore të tij janë shprehje e brendshme dhe e vetvetishme e vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2537

Botuesi: Te tjere

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Lekë Dukagjini ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit. 

Çmimi 14,43 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2296

Botuesi: Plejad

Fjalor i mitologjise dhe demonologjise shqiptare, Azem Qazimi

Sipas asaj që thotë Ksenofoni në veprën e tij kushtuar Sokratit të madh, "daimonion – i" është një zë hyjnor që të magjeps, zë, që kohë pas kohe i paraqitej Sokratit dhe i tregonte se si duhej të vepronte, të mendonte dhe të sillej, se ç'është e mira dhe e keqja, e drejta, e padrejta, e vërteta, e rremja, e madhërishmja.

Çmimi 7,22 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Dictionarium latino - epiroticum, Franciscus Blanchus

Ky botim anastatik, i pari në Shqipëri, ndërmerret me rastin e 400 vjetorit të lindjes së Frangut t’Bardhë (1606 – 1643) në nderim të tij e në shërbim të besojmës se Shqipëria i ka rrënjët e saj të ngulura thellë në humusin greko – romak të qytetërimit perëndimor, dhe se kjo ngulitje ka shenjtuar fort gjithë diakroninë shpirtnore, kulturore dhe gjuhësore...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Shqiptarët, nga mesjeta deri në ditët tona, Peter Bartl

E megjithatë kjo nuk e ndryshon aspak faktin që në historinë e Shqipërisë mbeten shumë gjëra të errëta, duke filluar nga problemi i etnogjenezës, duke vazhduar me Mesjetën (sa shqiptare ka qenë Shqipëria?), për të arritur në kohën turke dhe në historinë më të re, ku herë-herë nuk njihen madje as datat e lindjes së politikanëve kryesorë (shembuj: Pandeli...

Çmimi 9,99 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)