• Banner

Fjaletore shqip-gerqisht, gerqisht-shqip, Thimi Mitko
  • Fjaletore shqip-gerqisht, gerqisht-shqip, Thimi Mitko
  • Fjaletore shqip-gerqisht, gerqisht-shqip, Thimi Mitko
  • Fjaletore shqip-gerqisht, gerqisht-shqip, Thimi Mitko

Fjalëtore shqip-gërqisht, gërqisht-shqip, Thimi Mitko

Deri më sot e kemi njohur Thimi Mitkon (1820 – 1890) më tepër si folklorist, e madje si themeluesin e folkloristikës shqiptare, dhe më pak si leksikograf. Ndonëse "Bleta Shqiptare" (Aleksandri, 1878) përmban edhe një sprovë leksikografike me titull "Fjalorth shqip – greqisht" vëmendja e studiuesve ka qenë përqendruar kryesisht në lëndën folklorike të grumbulluar prej tij.

17,85 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjalëtore shqip – gërqisht, gërqisht – shqip dhe ndihmesa të tjera leksikografike (kopertinë e trashë)
Origjinali: Fjalëtore shqip – gërqisht, gërqisht – shqip dhe ndihmesa të tjera leksikografike
Gjinia: Gjuhësi, studime albanologjike, trashëgimi kulturore
Autori: Thimi Mitko
Shtëpia botuese: Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Viti: 2014
Fq. 780
Pesha: 1.342 kg.
ISBN: 978-99956-10-72-2

Mbi librin

Deri më sot e kemi njohur Thimi Mitkon (1820 – 1890) më tepër si folklorist, e madje si themeluesin e folkloristikës shqiptare, dhe më pak si leksikograf. Ndonëse "Bleta Shqiptare" (Aleksandri, 1878) përmban edhe një sprovë leksikografike me titull "Fjalorth shqip – greqisht" vëmendja e studiuesve ka qenë përqendruar kryesisht në lëndën folklorike të grumbulluar prej tij.

Prurjet e reja arkivore të viteve 80 të shekullit të kaluar e zgjeruan ndjeshëm fondin e dorëshkrimeve të Mitkos, duke e pasuruar me mijëra fletë deri atëherë të panjohura të opusit të tij. Falë aktit fisnik të familjes Adham, degëzim i pasardhësve të Mitkos me banim në Aleksandri të Egjiptit, iu dhuruan shtetit shqiptar dorëshkrime origjinale, pjesë nga letërkëmbim i pasur si dhe botime të rralla të bibliotekës së Mitkos.

Në këtë mënyrë, fondi Mitko është ndër më të pasurit e Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar (AQShSh) dhe pret të studiohet e të dalë në dritë i plotë, ashtu sikurse do të dëshironte edhe krijuesi i tij.

Prof. Jorgo Bulo, i cili pati fatin dhe meritën e sjelljes në Shqipëri të kësaj lënde të re, ka shtruar prej kohësh nevojën e një botimi integral të veprës së Mitkos, që përvijohet tashmë shumë më e pasur e më komplekse sesa në botimin e vitit 1981, përgatitur nga i ndjeri Qemal Haxhihasani.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789995610722
ean13
9789995610722
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Vepra, Thimi Mitko

Me rastin e 100 vjetorit të botimit të monumentit më të rëndësishëm folklorik të së kaluarës, "Bletës shqiptare", po jepet, bashkë me një ribotim të zgjeruar të kësaj vepre, edhe një përmbledhje e shkrimeve të autorit të saj, rilindësit tonë të shquar, Thimi Mitko.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.

Çmimi 6,38 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Përpjekja

Përpjekja, nr. 32-33

Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në...

Çmimi 5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shumësi i singularizuar, Eqrem Çabej

Në këtë studim, duke marrë shkas nga fjala vise, autori trajton një sasi këso fjalësh. Ato janë shumëse pjesërisht të ruajtura, pjesërisht të singularizuara. Me këtë mënyrë vështrimi disa fjalë, forma e të cilave gjer tani nuk ka qenë dhe aq e qartë, bëhen më të kuptueshme nga kjo anë, dhe kjo ka rëndësi edhe për etimologjinë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001446

Botuesi: Te tjere

Fjalor i gjuhës shqipe 2006

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka...

Çmimi 25,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000232

Botuesi: Cabej

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2121

Botuesi: Te tjere

Komplekset shqiptare te inferitoritetit, Robert Thomanikaj

Në këtë libër autori analizon katër autorë të tjerë të rinj në lëmin e historisë, të cilët, sipas tij, duan të na vënë vetulla, por në fakt po na nxjerrin sytë me teoritë e tyre fantastike të gjuhës shqipe mëmë dhe popullit baba pellazg. Se sa autori ka të drejte, vlen vetëm leximi i librit!

Çmimi 4,17 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)